Zbardhet propozimi i tretë i PD për formulën e trupave të KQZ-së, pas refuzimit të PS.
PD propozon që përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.
Ky përfaqësues të zgjedhë 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve, thuhet në njoftimin e PD. Sipas saj shumica zgjedh 3.
“Më pas Kuvendi miraton ose rëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.
Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashtin 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit”, shton PD në propozimin e saj të ri.
Ky është propozimi i tretë nga PD për Këshillin Politik, ku ende nuk është mbyllur Reforma Zgjedhore.
Mos vini verdall kot,Saliu do nje formul me te drejt vetoje,qe te bllokoj procesin,kaq e thjesht eshte.
PS do beje mire te hartoje ligjin me ata qe jane ne parlament sipas propozimeve te tyre si per sistemin ashtu edhe per aleancat. Me PD vetem po humb kohe dhe rrezikohen seriozisht negociatat.