Basha zgjidh "qesen" me fermerët e Zall Bastarit: Prioritet absolut me mua kryeministër, do shpërndaj 100 milionë euro. S'do ketë më produkte nga Maqedonia e Veriut

23 Qershor 2020, 10:57Politika TEMA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte sot në Zall Bastar, ku zhvilli takime me fermerë të zonës.

Me një komunikim live në facebook, Basha tha se gjendja e tyre ekonomike është e vështirë dhe se pavarësisht lodhjes, “në fund nuk kanë sigurinë që në fund do nxjerrin edhe shpenzimet”.

Sipas kryeopozitarit, fermerët janë lënë pa mbështetje nga qeverinë, ndërsa premtoi se mbështetja për fermerët do të jetë “prioritet absolut i PD”, ku tha se do të jenë jo më pak se 100 milion euro që do të shpërndahen në bazë të prodhimit.

Mungesë totale nga shteti e qeveria gjatë gjithë 7 viteve të kësaj qeverisje që e ka bërë shumë të vështirë jetesën për këta fermerë. Rraskapiten çdo ditë, e në fund nuk kanë sigurinë që në fund do nxjerrin edhe shpenzimet. Ndonëse prodhimet janë të një cilësie të lartë, ka një vështirësi për ta kthyer djersën e tyre që u rrjedh rrëke, në të ardhura.

Mungesa totale e mbështetjes nga shteti, mungesa e subvencioneve. Kjo është Shqipëria reale dhe jo filmat me regji qendrore, të gjithë fermerët shqiptarë janë të braktisur nga kjo qeveri. 

Nuk ka subvencione, edhe pse është një praktikë që e ndjek BE, që prej vitesh e ndjek dhe Maqedonia e Veriut. Fermeri shqiptar  nuk merr asnjë mbështetje, mbi qafën e tyre rëndojnë edhe abuzimet. 

Gjysma e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë jetojnë me bujqësinë, janë lënë në harresë, a thua se nuk janë qytetarë të këtij vendi, nuk paguajnë taksa.

Braktisje totale harresë totale nga qeveria. Dhe ato që vendosin në buxhet si subvencione i përfitojnë tre persona që janë të lidhur më ta. 

Kjo gjendja është arsyeja pse vendi është në krizë të thellë ekonomike. Krahas mbështetjes për biznesin e vogël, Prioritet absolut është fermeri shqiptar, agroturizmi. 

Prej vitit të parë do dedikojmë një shumë jo më pak se 100 mln euro për fermerët shqiptarë në bazë të prodhimit, bujqësor apo blegtoral dhe agro-përpunimit.

Do mundësojmë që prodhimet e tyre të jenë konkurruese në treg. Popullsi të jeton me tokën mos të jetë në kufi të mbijetesës. Mungesa e infrastrukturës mbështetëse është thelbësore për fermerët, nuk janë riparuar rrugët, nuk ka asnjë sistem për vaditje apo kullim. 

Do përmirësojmë infrastrukturën për fermerët. Nuk ka mbështetje nga drejtoritë bujqësore sepse janë kthyer në çerdhe militantësh, në vend që të mbështesin këtë sektor. Duhet vëmendje jo lëmoshë, për këtë sektor që është përgjegjës për jetën e fatet e një në dy shqiptarë”, tha Basha.

2 komente në “Basha zgjidh “qesen” me fermerët e Zall Bastarit: Prioritet absolut me mua kryeministër, do shpërndaj 100 milionë euro. S’do ketë më produkte nga Maqedonia e Veriut”

  1. s’dum mer hic pare,
    dum me na sjell per disa nete gru tate
    se kena nigju qi e
    bo mir gojoren

  2. Daniel says:

    Po ku do i gjes keto miliona ne keto kohra te veshtira jo vetem per vendin ,por per gjithe ekonomine boterore. A thua te jene kaq budallenj shqiptaret te te besojne keto premtime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje