Afati i Komisionit Parlamentar përfundon për pak ditë, Gjiknuri bën lëvizjen urgjente: Propozimet, vetëm me shkrim

23 Qershor 2020, 10:05Politika TEMA

Siç është bërë me dije në 30 Qershor skadon afati i Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Në presionin e kësaj date që po afron.bashkëkryetari i i këtij komisioni, Damian Gjiknuri ka thirrur nesër pasdite mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Bëhet me dije se në këtë mbledhje Gjiknuri ka kërkuar nga grupi negociator, të sjellë propozime të shkruara paraprakisht për cdo çështje të të mbetur pezull më synim që ditën e nesërme bashkë me zgjidhjen ligjore për mekanizmin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ të marrë miratimin e gjithë paketa e amendimeve në Kodin Zgjedhor.

Kjo sipas Gjiknurit do t’i lejonte më pas Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore që të avancojë me procedurat e brendshme përpara skadimit te afatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje