Ylli Rakipi: Europa nuk mban qëndrime realiste ndaj Shqipërisë, lë shumë për të dëshiruar. Ne jemi një milingonë për SHBA

22 Qershor 2020, 22:05Politika TEMA

05Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin ‘Në Fokus’ në ‘TemA TV’, foli për diskutimet që u mbajtën sot në Parlamentin Europian në lidhje me Shqipërinë, ku disa eurodeputetë ishin kundër hapjes së bisedimeve. Ndër të tjera në diskutimet e udhëhequra nga McAllister u tha se nuk ka asnjë transparancë për disa dosje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me zgjedhjet apo krimet. Për këtë çështja Rakipi u shpreh:

“Është një qëndrim pozitiv i Europës në komsion, sepse kanë thënë gjëra të vërteta. Është një veprim sporadik i bashkisë europiane, sepse në bindjet e mia parlamenti europian nuk është duke i thënë të vërtetë e thjeshta regjimit tonë këtu, por pavarësisht këtyre qëndrimeve të sotme, Europa ka mbajtur jo shumë qëndrime realiste.

Dy ambasadorët e fundit të BE-së nuk kanë qenë përfaqësues të shteteve, por përfaqësues që merren me të gjithë vendin. Në këtë pikëpamje loja e perëndimit le shumë për të dëshiruar. Ambasadori në Tiranë është deklaruar hapur me Edi Ramën dhe bënë punën  e tij. Kjo e sotmja është krejt e pamjaftueshme, sepse Europa është e papërgatitur për regjimin e Tiranës.”

Në lidhje me deklaratat e David Lega-s, raporterit të Shqipërisë në BE, se lidershipi në vendin tonë tregohet i butë me trafikantët dhe i egër me gazetarët, analisti Ylli Rakipi u shpreh:

“Kjo sepse kryeministri është partner me trafikantët. Ai e ka lënë qëllimisht vendin në krye të trafikantëve. Dosiet, që kanë përgjimet janë flakur, janë lënë në harresë. Të gjitha këto tregojnë që qeveria ka vendosur një regjim dhe vazhdon ta instalojë regjimin. Median e ka në xhep.

Ama e kapur do jetë. Edi Rama arriti fundin, nuk ka ku shkon më poshtë. Këtu në fakt ka 30 vjet që instalohet ky regjim. Ka 30 vjet. Se ku e gjen fuqinë ky … Ndoshta europianët kanë filluar të flasin. Edi Rama qëndron në pushtet për shkak të disa zyrave lobimi në SHBA. 

Ne jemi një milingonë për SHBA. Trump i kërkon ndihmë kinezve për t’u zgjedhur, s’ka ndërmend të zgjidhë problemet e Shqipërisë. Ata që vijnë këtu janë zyrtarë që punojnë me lobingje. Ne po shkojmë në Europë apo po anëtarësohemi në SHBA? Apo në Turqi? Një francez tha se s’duhet ta afrojmë fare në BE Shqipërinë se Edi Rama është vëllai i vogël i Erdogan.”

6 komente në “Ylli Rakipi: Europa nuk mban qëndrime realiste ndaj Shqipërisë, lë shumë për të dëshiruar. Ne jemi një milingonë për SHBA”

  1. o tourkos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    e mer corapekuq ku u katandise mes sunitoshqipfolesve………………birazer i erdagonit!?

  2. Rakipja says:

    O Kipe Rakipe ti e gjykon Ramén jo si opozitare i kryeministrit po si kundershtar i interesave te tua
    Nuk e kuptone qe koha jote ka perenduar o Kipe je demode

  3. pjeter says:

    Ne çdo vend te botes demokratike ku ky teveqeli pretendon te shkoje,te dali nje gazetar dhe te deklaroje qe kryeministri eshte partner me trafikantet,me e pakta,te therresin ne prokurori dhe te kerkojne prova,perndryshe,ndiqesh penalisht,dhe po te jesh i perseritur,te heqin te drejten e gazetarit,dhe te fusin edhe brenda disa kohe ,te kthjellosh mendjen per sa i perket fjales se lire.

  4. Juristi says:

    Sa i mençem ky budallai fshatar.Çfare nuk di ky bole,per Usa-n dhe Europen,i ka mesuar tek bixhozi.

  5. mario says:

    Nga e ndigjove ti o Rakipi ,katnar Gramshi a Librazhdi ,nuk e di nga je ,por nga qyteti sje kurre besoj,nga e ndigjove qe nje francez tha qe jo shqiperia ne europe se Rama eshte vellai Erdoganit,munt ta faktosh or genjeshtar muti,mire ju thote Rama kazan,se ju vetem genjeni dhe thoni nje gje do mbesi,dhe per genjeshtrat qe beni ju ,europa thote joligjit te medias.Ju pisat e Sali kerrmes duhet te ishit te gjithe ne burg.Ku i gjete miliona dollar ti katunar i qelbet qe bere pallat ne mes te tiranes.Ca si ti dhe Fahri Balliut ,vetem surratin tju shohesh e kupton me cfare monstrash ke te besh ne shqiperi.Spiuna ishit ne kohen e Enverit,ne demokraci juberi komunisti Sali (Pishtar Demokracie).?Si sju ze Corona mor aman,vdesin me qindra njeres te mire dhe nuk i gjen gje kto fundrrina.

  6. kujtimi says:

    Gjynah per usa dhe eurpen qe nuk e vleresojne kete rakipin, po a e dini ju zoterijn qytetare se rakipi nuk ha mut kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje