Nga Frrok Çupi
Megjithëse nuk besoj se do të shpëtojmë, këtë nuk kam pse ua them të tjerëve, ka plot të tjerë të të njëjtit komb që po ia ulin kokën njeriut. Më në fund i kemi drejtuar sytë nga Amerika, për herë të fundit, për një Drejtësi të vërtetë, domethënë për shpëtim. Jemi një komb i rrallë që për të hequr qafe sundimtarin tonë, thërrasim aleatët. Para kësaj here kur po pritet që xhelatët e korrupsionit të vihen nën Drejtësinë amerikane, e njëjta gjë ka ndodhur në vitin 1997. Atëherë 50 qeveri të 50 kombeve të botës votuan që një ushtri prej 6000 ushtarësh të hyjë në Shqipëri e të mbrojë shqiptarët nga shqiptarët.
A i ka ngjallur shpresat misioni i Amerikës?
Me sa kam kuptuar, njerëzit kanë përfituar këtë perceptim: Amerika vjen me pranga në duar dhe thërret të parin, ndoshta vetë të parin e shtetit: ‘Ej, ti, hajde këtu. Ku e ke çuar floririn? Sa para ke fshehur në Azerbajxhan a në parajsë tjetër? Kush e vrau bankierin? Kujt i përkasin birra Korça, birra Tirana, lëngu i djallit që i ke futur në duar?…”.
Ky është një perceptim.
Pastaj perceptimi tjetër për dhunën shtetërore, ndoshta më e egër se e komunizmit, menjëherë pas rënies së komunizmit. Pa dhunë të pastër nuk mbrohet grabitja e pasurisë… Pastaj vjedhja e kursimeve të shqiptarëve dhe larja në përgjakjen e vitit ’97, paratë e pista të thyerjes së embargos së naftës që i dha shpirt diktatorit të Ballkanit, Millosheviç për të eliminuar shqiptarët… Dhe perceptimi global: Sipas disa ‘rrjedhjeve’ nga informacionet e mediave të llojit të Wikileaks, tre a katër vjet më parë, shqiptarëve u është grabitur një pasuri rreth 20 miliardë paund. Grabitja u ka ulur kokën njerëzve. Pas grabitjes dhe në varfëri, kombi nuk mund të kërkonte të drejtat e veta ‘ hebraike’, dmth., të serta, si liria, krenaria, dinjiteti, radhimi për në qytetërimin ku i takon.
Edhe pse jemi një komb po aq i lashtë dhe i sertë, nuk kemi mundur të dëshmojmë qoftë edhe një kualitet ‘hebraik’. I varfëri dhe i dhunuari prej të vetëve, nuk mund të ngjitet në krye të kombeve të zhvilluar.
A do të funksionojë aleanca me aleatët për të shpëtuar prej nesh?
Këtu shfaqen edhe fantazmat e të keqes:
E para, shumica e keqe.
Nuk ka në botë shumicë të keqe, se ndryshe bota shembet…Si bëhet kjo këtu?, a vallë shumica e shqiptarëve ka grabitur shumicën e shqiptarëve? Absurd. Janë vetëm pak ata, pakica e pakicës ajo që i ka bërë gropën fatit të kombit. President e ish presidentë, ministra e ish ministra e ish kryeministra, disa servilë e mjeshtër për të grabitur, dhe kaq… Sipas këtij realiteti, kombi shqiptar që është shumicë, e fiton për pesë ditë betejën kundër të vetëve. Mirëpo ‘ mjeshtrit’; mund të ndryshojnë edhe shumicat. Këta kanë bërë partitë e tyre dhe njerëzit japin jetën në luftë për shefat e partive: Për LSI, për PD, për PS… Atëherë del që këta janë shumicë. Kjo ka ndodhur në të gjitha luftërat që ka bërë populli në ‘emër të popullit’, që nga lufta e Dytë e deri te lufta kundër Zotit në vitet ’70. I vetmi vend ku kultet e besimit u shembën sa hap e mbyll sytë, dëshmoi sikur shumica ishte kundër Zotit. Njësoj si ajo ishte lufta e 2 Marsit, kur populli liridashës i Demokratikasve, u bë bllok rreth presidentit që është ikonë kontinentale për korrupsion; njerëzit e partive u bënë parzmore e mishtë në mbrojtje të tij. A qenka shumica ajo që mbron nënshtrimin?
E dyta, emocionet:
Politikanët reaksionarë na ofrojnë politikën e emocionit. Janë barbarë të vërtetë kur e bëjnë këtë.
Nuk e patë pardje se si presidenti i Republikës u shfaq në një foto me bluzat e një ekipi skocez duke vrapuar buzë detit. ‘Bëra 26 km., tha’. Pak më parë doli me macet para vilës. Po kujt i vlen kjo? Apo për të emocionuar vulgun dhe viktimat me macje dhe me vrap? Po një film i gjatë televiziv ku vila po buzë detit rrëzëllen si luksi i Çausheskut, pse bëhet? Veçse për të emocionuar viktimat. Nxisin emocione në mbrojtje të fukarenjve, emocione kundër pronës, emocione kundër të pasurve… Politikanët e këqij kanë të njëjtin ves me ‘vjedhësin e fiqve’. Në momentin kur duan t’i bëjnë gjëmën kombit, fryjnë emocionet.
Kombi ynë deri tani ka kaluar disa lloje emocionesh:
Emocioni i vrasjes së kundërshtarëve që nisi me Remzi Hoxhën, në 21 tetor 1995, derisa eliminimi u bë ‘familjar’. Lidershipi politik ndryshoi drejtimin e emocioneve njerëzore. U eliminuan të tjerët, pa zë: Gjovalin Çekini, Ali Uka, Azem Hajdari, vetë Gazidede, Trebicka, Artan Santo… Po të mbetej puna vetëm te i pari, njerëzit do të përftonin emocione lirie, por kur u bënë disa- emocionet e vrasjes u devijuan drejt frikës. Në frikë sundimtari lundron i qetë.
Emocioni i pronës dhe i fisnikërisë. Pyesin naivët: Pse nuk ka fisnikë këtu? As kontë, as lordë… Kundër tyre kanë vepruar dy regjime anti- pronë: I pari në vitin 1945, kur Hoxha nisi me gjurmimin e pesë pasanikëve shqiptarë deri në Kongo…, pastaj i zhveshi të gjithë. Komunizmi i dytë në vitin 1991, kur ligji 7501 risolli të drejtën e njërit për të grabitur disa të tjerë. Në vitin 97 u grabit gjithçka, në buxhetin e shtetit mbetën vetëm 17 milionë lekë. Pas kësaj nuk pritet gjë, i grabituri nuk ngre më kokë.
Emocioni i Kushtetutës. Ky është emocioni vdekjeprurës për lirinë tonë. Në pikun e hallit të njeriut, këta dalin në ballkon dhe thërrasin se ‘Po na shkelet Kushtetuta’. Ndërkohë që vetë shkel mbi njerëzit, iu grabit gjithçka kanë, thërret për hijen e njeriut të shkelur. Kushtetuta për ta është një ‘lavire’ me të cilën kanë fjetur natën ndërsa në mëngjes trembin popullin se po ‘ua dhunojnë’ zonjën. Këtu njerëzve iu zë frymën Kushtetuta e tyre.
Dhe lufta finale:
Tanët ia kanë pushtuar popullit aktin e lirisë; jo vetë lirinë, por aktin e saj. Liria rron te ne, por rron vetëm si guackë, pa shpirt, pa veprim. Këta bëjnë gjithçka që populli të mos ketë liri në veprim. Në liri do të kërkonte të parën: pronën e vjedhur. Pastaj do të kërkonte shpirtin e topitur dhe moralin e rrënuar.
Politikanët pasi kanë vënë në gjumë ‘luanin’ e lirisë njësoj si të ishte kotele në oborrin e vilës, pas kësaj shfaqen të qetë; sepse liria rri aty galuc e veç sa merr frymë. “Rri aty, fli si qengj!’- kështu e ninullojnë lirinë këta, derisa liria të mos ndjehet më. Liria do të shkatërrohet vetë nëse nuk ushtrohet brenda një lloj kornize morale- thoshte Margaret Thatcher… Prapë edhe këtij shekulli nuk mundemi ta shpëtojmë kombin nga tanët pa ndihmën e aleatëve?!
Trotski ka thene :Pa Stalinin nuk do te kishte Hitler. dhe tek ne ne Shqiperi :Pa Korrupsionin nuk do te kishte Like Floriri,Sale Krimineli,Lul-Sum-Kapuça,Mona Baxhella bile mbase dhe Edi Rama.Me pelqen analiza e Z.Frok -Me nje faqe pershkruan te gjithe Historine e Korrupsionit dhe te Vrasjeve te Bujshme gjate periudhes se Pas-Punizmit.Nuk do ta quaj Demokraci kete periudhe se paraqet Nje Dokumentar ,qe e kemi pare te gjithe :Grabitje,Vjedhje ,Tradhetira,Perdhosje te Ligjeve dhe te Kushtetutes,Vrasje te Bujshme ,Shperdorim te Fondeve Publike ,dhe te pasurive Kombetare.Te gjithe e kemi pare kete Dokumentar dhe ….Presim Ndihme nga Amerika ,nga BE -Si nuk po del nje Avni Rustem apo Skender-beg qe te thote NDAL -MJAFT MA !!!!
Pse i dramatizoni kaq shume gjerat, sikur ketu po behen nami. Jeta vazhdon normalisht me veshtiresite e veta. Dikush rron me mire dikush me keq. Ka plot probleme per t’u zgjidhur si ne cdo vend te botes. Ka te mira ka edhe budallalleqe sa te duash. Ka njerez qe punojne mire, qe zgjidhin halle e probleme, ka edhe nga ata qe dine vetem te bejne verejtje, te bejne hartime neper gazeta dhe qe nuk i ke per asnje pune tjeter. Ashtu sic ka edhe nga qe dine vetem te shajne dhe te shpifin neper TV sepse me ate jetojne. Kryesorje eshte qe vendi po perparon dhe opinioni ka nevoje edhe per shkrime optimiste qe nxjerrin ne pah vlerat e vendit dhe te popullit. Shqiperia eshte e bukur. Jetohet padiskutim shume me mire se sa ne vendet me te perparuara.
Une kete artikull— analize e kuptoj keshtu:
Ne jemi nje popull qe te çajme koken ( bythën )per asgje,por kur vjen puna tek politika e lejojme ate te na q… ne bythe.
Une pres qe politika Amerikane ( nqse eshte serioze kete here ) te thote : Ju jeni te gjithe te korruptuar e te mbaruar,ju nuk e meritoni vendin ne Europe perderi sa Ju nuk dini te luftoni qeveritaret e korruptuar.Por jam une ajo qe do ta bej ate prandaj
Shut the fuck up,do not eat shit and listen to me you fucking fuckers.
Ju lutem lejoheni kete koment.
Tung.
PO o Frrok po,
por ti ,flet vetem per Lazlin,
Ty te ka zene gojen beu i Surrelit…ti nuk flet per “Surrel Estate”.
Me pak fjale o Frrok:jane lakejte e njerez apo tjetres ane si puna jote qe n’a e bejne Lazlin e Surrelin si tifozllek ekipesh…
Ky popull muti qe del ne tv dhe qahet se nuk ka buke te ushqeje femijte e ben thirje Elvis Nacit per ndihme ne vend qe te mblidhet i revoltuar e ti mbyse me peshtyme keta qelbesira qe erdhen ne pushtet pa brek ne bythe dhe jane kthyer ne pasaniket me te medhenj te ballkanit,u vete neper mitingje dhe i brohorit sa here qe e kerkojne.Ne cdo vend te botes pranohet korupsioni .Vidhet dicka por ketu plackitet .Ate vjedhje qe kane bere pushtetaret tane nuk ka guxuar asnje pushtues ta beje.Ky popull nuk ka ndjenje ,nuk ka nder ,pranon vjedhjen dhe nuk u shkon para vilave te krijoj liqen me peshtyme e ti mbyse brenda viles.TURP PER NE SI POPULL.Keshtu do vuajme po fjetem gjume
Madheshtor, fenomenal, dishepull, parashikues, gjeni, ilirik, fantastik, engjell, Promete i koheve moderne, filozof, mjeshter i Madh i penes dhe i fjales
Krahinat e Jugut kanë kënduar për të mëdhenj të e asaj kohe. Ndofta një ditë në shënj respektido këndojnë edhe për të madhin Frok Çupi
I madh z.Frrok Cupi.Njeri i madh i mendimit dhe te shkruarit.MeritonCmimin e Kombit se eshte i vetmi personalitet qe cek tema te rendesishme drejtperdrejt.Deri tani askush tjeter ka treguar lartesine e duhur.
Faleminderit Frrok. Çupi.!
Analize teper e sakte e ” tipareve mister” te kombit tone.
Per ata qe kane dy fije mend ke fol fort sakt e qart.
Analisti me imire …me kombetar i diteve tona.
Bravo.
Te uroj JETE E SHENDET !
ÇIRRU MASKEN MASKARENJVE,
NDRIÇOI MENDJEN …POPULLIT QE I KAN GRABITUR LIRINE , PRONEN DHE GJTHÇKA QE KA.
Zoti Frrok
Mender muti ka mare shalet dhe nuk lahet me. Fjale ka shume per korrupsion por dhe te verteta ka shume dhe qe duken me sy. Borxhi qe ka mare shqiperia nuk ka shkuar per te permiresuar jeten e popullit por nje pjese e mire ka shkuar per pasaniket super te medhenje te shqiperise.
Pyetja eshte shume e lehte dhe shume e e lehte per te gjetur abuzimet Si ka mundesi qe me rrogen e shteteit me punen rrogetore te behen gjithe keto vila ne gjirin e Lazerit per Sali efendi dhe Ilir kokelopen
Fundi do vije por zoti e dhenet qe te vij shpejt
JE FANTASTIK MOR TRIM!
Ne themi nuk sulmohet lajmetari! por ne ke ane te historise ka qene Frok cupi kur kane ndodhur keto? Ka qene servil i saliut dhe bashkepuntor i tij! Froku eshte tipku shqiptar servil dhe …. fjalet e teperta nuk vlejne! Tani ”rrnofte rama”!
Frroku eshte i vetmi analiste mor ti $$$qe po ti jep me emra e me prona.
Mendoj se Frrok Cupi do ti ishte nje president i shkelqyer per shqiperin
shkrimet e tij dua ti lexoj dy here dhe sidomos kure e ngul penen ne dy emera qe vendit i kane sjelle vetem kufoma
Ilir. Meta dhe Salih Berisha
Bravo Frrok mos u ndaj ketyre hijenave
Mjaft,mjaft …..mjaft me konstatime,o njerez te lapsit dhe te letres,mjaft!!!!!!Kujt I interesojne konstatimet qe kane mbushur tonelata letra te shkruara?A ka Shqiptar dhe dashamires i huaj qe nuk i di? A ka vrases dhe grabites me grada pushteti qe nuk i ka lexuare dhe degjuare keto mbrockulla “Intelektualesh” ”qe naten lepijne mbetje ngjalash dhe b…..the kur…..ash dhe diten mbushin ekranet dhe shtypin me mbrockulla te bera bajate ,te pakten qe nga 1997 ?A ka dipllomat qe ka shijuare mrekullite Shaiptare te mikpritjes dhe natyren mahnitese si dhe historine e admirueshme te paraardhesve te Shqiptareve qe le me goje hapur cdo te huaj ,qe nuk i di keto mbrockulla z.Frrok?_Jo,jo nuk ka.Po Ju z. Frrok ,me vjen shume keq ,por me duhet ta them ate qe ndjej,perse Ju fryni akoma ?Mos doni qe “shumica b……..the lepirese”,ti mesoje keto mbrockulla konstatimesh?Nuk besoj te kete votues te krimineleve dhe te hajduteve te mos i dije…Ajo qe nuk dine keta te fundit ,por edhe te tjeret eshte si te thyhen”drynat e burgut pa kangjella”ku ndodhen Shqiptaret …..qe kur s’mbahet mend.Per kete kane nevoje,te pakten ata te mjeruare te varfer qe nuk dine.Te diturit ,me dhe pa tituj,duhet te gjejne celsin e Shpetimit ,jo te bejne konstatime…pa fund me metafora dhe lloje ,lloj letrarizimesh gazetarucke…Kjo menyre ,krimineleve dhe hajduteve Ju zgjat jeten.Zgjidhja eshte pritur dhe po kekohet edhe nga te huajte , tek ata qe e kane shkaktuare kete katrahure.Kjo do te thote t‘i varesh ujkut zorret ne qafe ….Kush e kerkon zgjidhjen nga politikokracia Shaiptare,nuk do zgjidhje…..Zgjidhja do te jete pa politikokracine.Se pari votuesit ,nese Ju ka mbetur ndopak dinjitet,nuk duhet te votojne kriminelet dhe hajdutet qe fshihen prapa partive te medha ,por edhe te vegla …Populli duhet te veteqeveriset , pa banditet e partive banda …. populli duhet te fitoje me cdo menyre sovranitetin e grabitur ,qe ne Kushtetute….Populli duhet te qeveriset, vetem me referendum,me keshilla vendore dhe qendrorore te zgjedhur direkt me konkurence te lire ne vendbanimet e tyre pa ndermjetesine e askujt.Te diturit ,atdhetare te ketij vendi ti dalin zot popullit.Mjaft u struken pas gishtit.Mjaft degjuate ca plehraanaliste qe mbushin ekranet she shtypin me mbrockulla bajate ….dhe te sheqerosura qe ju sherbejne bandave politike…..Nje lidhje intelektualesh ,si lidhja e Prizerenit ,eshte urgjente ne Shqiperi,por edhe ne Shqiptari…Zgjohu Shqiptar ,zgjohu nga gjumi ,ZGJOHU!!!!!!
Perfekt……shkrim pa koment te domosdoshem…duhet te jesh REALIST qe te kuptojnez. Frok…!!!
Si gjithnjë i madh kolegu im i vjetër Frrok Çupi, penë e artë!
Madheshtor,fenomenal,dishepull,parashikues,gjeni,ilirik,fantastik,ëngjëll,promete i kohëve moderne,filozof,mjeshter i madh i penës dhe i fjalës,faleminderit Rru Stemi që më ndihmove për tja thënë edhe unë të Madhit Çupi epitetet e T’ua,bile t’ja përsëris duke u ndjerë krenar që kam një bashkëkombas mëndje ndritur.
I madh Frrok Cupi