Mustafa Nano: Opozita në Serbi ndoqi modelin e Lulzim Bashës dhe rezultati dihet

22 Qershor 2020, 16:01Politika TEMA

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano sheh ngjashmëri mes strategjisë politike që ka ndjekur opozita shqiptare dhe ajo serbe. Në një analizë në studion e lajmeve të TvT, Nano tha se opozita serbe ndoqi modelin e asaj shqiptare dhe si pasojë, pati të njëjtin rezultat.

Kemi një përkim në kohë të opozitave të dobëta. Ka pasur rrethana kur opozitat kanë qenë të forta edhe përballë autokratëve në Serbi Millosheviçi e në Shqipëri Berisha. Është një përkim fatkeq për opozitat në Ballkan. Opozita serbe ka imituar opozitën shqiptare me bojkotimin e zgjedhjeve. Mesa duket e ka pëlqyer këtë lëvizje të opozitës së Lul Bashës dhe ja ku janë, jashtë Parlamentit”, tha ai.

Megjithatë,  sipas Nanos, fitorja e Vuçiçit në Serbi nuk ndikon në profilin rajonal të Ramës, pavarësisht ngjashmërive të tyre si liderë dhe marrëdhënieve të mira.

Nuk shoh lidhje apo kushtëzim mes fitores së Vuçiçit dhe ridimensionimit rajonal të Ramës. Ata kanë dalë në evidencë si udhëheqës të rajonit, ndoshta për këtë ka ndikuar një lloj kimie që ata kanë me njëri-tjetrin. Por këta janë të ngjshëm sepse parapëlqejnë metodat autokratike, sundojnë më shumë se qeverisin, por nuk kondicionojnë njëri tjetrin”, tha Nano.

Lidhur me 15 kushtet e miratuara për Shqipërinë nga Parlamenti Europian, Nano tha se në këtë rast është maxhoranca ajo që i lexon gabim deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë dhe është sërish maxhoranca ajo të cilës i drejtohen pothuajse të gjitha këto kushte.

Këtu është bërë e udhës që palët politike lexojnë në mënyra të ndryshme deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë. Në këtë rast kemi maxhorancën që e lexon gabim apo nuk do ta lexojnë. Rama nuk ka pranuar se ekzistojnë kushtet, në një kohë kur PE i ka miratuar me shumicë votash. Janë kushte që kanë të bëjnë me maxhorancën, vështirë mund të gjej pika që kanë të bëjnë me opozitën. Rama duhet ta fillojë duke pranuar se 15 kushtet ekzistojnë dhe më pas duhat të nisë zbatimi i tyre”, tha ai.

Sipas Nanos, parësore ndër 15 kushtet është zbatimi i plotë i reformës në drejtësi.

Më të rëndësishmet janë ato që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, e cila po ecën me ritëm breshke. Gjykatat shqiptare të marrin një vendim më në fund kundër një personi me pushtet. Ata po presin që gjykatat të ndëshkojnë. Është një pritshmëri që ekziston edhe për korrupsionin dhe fenomene të tjera që lidhen me pandëshkueshmërinë. Fakti që janë 15 pika tregon se Europa është treguar zemërgjerë me ne”, tha ai.

 

1 komente në “Mustafa Nano: Opozita në Serbi ndoqi modelin e Lulzim Bashës dhe rezultati dihet”

  1. Stape Pashi says:

    O pordhac Skrapari. Vërtet mendon se reforma në drejtësi është kusht për mazhorancën?!?!?! Pordhac do të thotë që ti do të dukesh i balancuar, prandaj bën kritika edhe për mazhorancën, ndërsa në fakt gjithë analiza flet për të meta të opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje