PD e shqetësuar për fatin e saj më 2021, Tritan Shehu: Me Serbinë e Shqipërinë si shtete moniste në Rajon, avancon modeli i rrezikshëm!

22 Qershor 2020, 12:30Politika TEMA

Fitorja e Aleksandër Vuçiç dhe për një mandat tjetër qeverisës ka tronditur politikën në Tiranë, sidomos PD-në.

Ish deputeti dhe ish ministri i Jashtëm i kësaj partie Tritan Shehu ngre shqetësimin e po konsoplidohen autokracitë njëpartiake në rajon, një model sipas tij i deformuar i demokracisë.

Postimi i Shehut:

Skema eshte e qarte, konsolimi i autokracive nje partiake ne Rajon, gje qe konfigurohet me qarte mbas zgjedhjeve ne Serbi.

Keto zgjedhje u mbajten pa opoziten, e cila vazhdon ne nje konfuzion te plote, duke prodhuar nje Parlament te kontrolluar plotesisht nga partia e Vucic.

Vertet partite shqipetare te Lugines pjesemarese fituan 4 deputete, por ne fakt jane vetem si nje “ornament” ne ate Parlament me 250 deputete e pa opoziten brenda.

Ishte kjo pa dyshim rezulatat i presionit Rama-Thaci qe i ndau ata dhe nga ajo opozite, duke i bere nje sherbim te madh Vucicit, me te interesuarit per te hedhur nje “vello pluralizmi” tashme.

Ky model i demokracise se deformuar i huazuar dhe nga aleanca lindore, te cilin neve ne Shqiperi e kemi te implementuar aktualisht si ne pushtetin legjislativ ashtu dhe ate lokal, disa duan ta paraqesin si me te konsoliduarin e te pershtatshmin per Rajonin tone.

Pa asnje dyshim ketu kemi te bejme me nje eksperiment monstruoz tejet te rrezikshem, qe per cmontimin e tij duhen mobilizuar te gjitha energjite e brendeshme demokratike, duhet nje qartesi e mbeshtetje e plote nga kampionet e demokracise, ShBA dhe BE.

 

2 komente në “PD e shqetësuar për fatin e saj më 2021, Tritan Shehu: Me Serbinë e Shqipërinë si shtete moniste në Rajon, avancon modeli i rrezikshëm!”

  1. Milan says:

    Po te skuqeshit nga turpi ju nuk duhet te ishit akoma ne politik,por mesa duket per ju turpi eshte krenarii.

  2. Demokrati says:

    Shume mire e thote tek fjalia e fundi:
    Duhet nje qartesi dhe mbeshtetje e plote nga Kampionet e demokracise BE dhe SHBA.
    Dmth ky thote me dy fjale qe ata jane te paqarte por ne duam mbeshtetje.
    Eh mor Tan i qarti, je i qarte fare, po fare fare aman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje