Kryetari i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e shoqatës Mikrofinanca shqiptare.
Mungesa e likujditetit, kriza që ka përfshirë bizneset kanë qënë në qendër të biedës së kreut demokrat me përfaqësues të këtij biznesi.
Basha ka konfirmuar se me të kryeministër do të ketë muindësi më shumë për të hapur biznes dhe për fuqizimin e tyre.
“Fuqizimi i biznesit të vogël, hapja e bizneseve të reja kryesisht nga të rinjtë dhe punësimi i tyre, mbështetja e bujqësisë, janë prioritet i imi dhe i Partisë Demokratike.
Gjatë takimit me drejtuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, znj. Arlinda Muja Presidente dhe znj. Brunilda Isaj Sekretare e Përgjithshme, diskutuam ndër të tjera dhe për vështirësitë që po kalon ekonomia dhe financat shqiptare, të rënduara dhe më shumë nga pandemia.
Gjatë takimit i falenderova për zbatimin e moratoriumit e cila ndihmon kredimarrësit në këtë situatë të vështirë.
Ndamë shqetësimin për mungesën e likuiditetit, krizën ekonomike për tejkalimin e së cilës nëse nuk veprohet shpejt do të vërë në pozitë të vështirë sistemin bankar dhe veçanërisht institucionet e mikrokreditit, pasi do të rritet pamundësia e qytetarëve dhe bizneseve për t’i shlyer kreditë.
Vonesa në ripagimin e kësteve dhe shtyrjet e detyruara kanë ulur me 60% arkëtimet vetëm në institucionet e mikrokreditit.
Deri më sot janë 175.000 vende pune të krijuara nga bizneset e financuara prej institucioneve të mikrokreditit, ku vetëm gjatë 2019 këto institucione kanë mbuluar 68% të të gjithë kërkesave për kredi në vend.
Për shkak të situatës ekonomike që po kalon vendi dhe rritjes së vazhdueshme të taksave, është bërë tejet i vështirë suksesi i bizneseve të konsoliduara, ndërsa për hapjen e bizneseve të reja është thuajse e pamundur. Lufta për mbijetesë ka bërë që shumë biznese të mbyllin vende pune, ku më të prekurit janë të rinjtë.
Në këtë kuadër, krijimi i mundësive për të hapur një biznes, fuqizimi i bizneseve të vogla, rritja e mundësive për punësim është një nga synimet kryesore të Partisë Demokratike”, deklaron Basha..
lulqime xhelal turk basha o pidhi sateme Edi Ramen ti nuk e zevendeson dot o leshkar i kriminelit berisha !!!! Ti lulqim basha shiko enderr se Kryeminister kurre nuk je per tu ba mor pederast
O i shkreti ky , vdiq per nje cike kryemister si Jovan bregu per nje cik magazinjer.