Në një deklaratë për mediat, Presidenti Ilir Meta i është kthyer edhe një herë opinionit të Venecias lidhur me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Ilir Meta u shpreh se: “Fundjava që lamë pas pati zhvillime të rëndëishme. Nisa këtë javë me kryenegociatorin Zef Mazi.
Për këtë takim jeni njohur nga zyra jonë. Nuk do t’ju marr shumë kohë sepse e di që qytetarët janë lodhur me Venecian.
Por unë kërkoj vetëm tre minuta përqëndrim. Sipas Venecias, jo sipas presidentit, se cilat kanë qënë raportet dhe qëndrimet në raport me Kushtetutën.
Në radhë të parë Komisioni i Venecias konfirmoi se shkak i përplasjes ishin veprimet antiligjore të Dvoranit dhe mënyrës së dërgimit të listave prej tij.
Përgjegjësia e tij është e provuar. Ja çfarë thuhet në pikën 92:
Çështja më problematike e shkaktuar nga veprimer e KED ka të bëjë me kohën e përcjelles së listave dhe shkaktoi incident të rëndë procedurial dhe nuk u diskutua në KED.
KED nuk funksionoi në mënyrë transparente”.