Si u zbulua afera shqiptare 60 mln USD në Zimbabve: Gerti Bogdani nuk komenton lidhjet dhe foton kompromentuese

22 Qershor 2020, 17:20Politika TEMA

Ministri i Shëndetësisë në Zimbabve është arrestuar për korrupsion, për shkak të tenderit prej 60 milionë dollarësh për blerjen e materialeve anti-Covid me një kompani që ka ortak biznesmenin shqiptar, Ilir Dedja.

Obadiah Mojo u arrestua nga antikorrupsioni, pasi një investigim i gazetës ZimLive zbuloi se si kompania qeveritare ‘NatPharm’ kishte kontraktuar kompani private që nuk ishin në regjistrin e prokurimeve për të blerë miliona dollarë ilaçe gjatë emergjencës së Covid-19.

Një nga kompanitë që kishte marrë tenderin është ‘Drax International’, e krijuar vetëm 2 javë para se të lidhte kontratën, me ortak shqiptarin Ilir Dedja, që sipas mediave të Zimbabves, është shpallur në kërkim.

Dy javë pas themelimit ajo u pagua 2 milionë dollarë në një llogari bankare në Hungari, çka tërhoqi edhe vëmendjen e Interpolit. Pagesa ishte pjesë e 60 milionë dollarëve që ishin firmosur me këtë kompani, që kishte fituar tenderin pa garë.

Kjo pagesë iu referua Interpolit nga Hungaria, i cili nisi menjëherë hetimet. Në këtë moment rezulton se Ilir Dedja hapi një kompani në Dubai dhe çoi në Zimbave një faturë të re prej 1 milionë dollar për t’u paguar.

Drax International, shkruan ZimLive, është e lidhur me kriminel të njohur atje, Delish Nguwaya, një ortak i një prej djemve binjakë të presidentit të Zimbabves, Emerson Mnangagua, Collins-in dhe shumë i afërt me bashkëshorten e presidentit.

Ai ishte i pari që u arrestua në aferën e quajtur “Covid-gate”.

Mediat në Zimbabve shkruajnë se teksa ai është në pritje të akuzave, autoritetet po bashkëpunojnë me partnerët e huaj për të nxjerrë një urdhër-arresti ndërkombëtar për Ilir Dedjan, i cili rezulton se ka nënshtetësi italiane.

Dyshohet se Dedja ndodhet në Itali ose në Shqipëri, por ai ende nuk ka reaguar për këtë çështje.

I vetmi që ka reaguar është Mërtiri, pasi emri i tij u përmend si person i përfshirë në këtë aferë, për shkak të një fotoje ku ai gjendet me presidentin e Zimbabves dhe ish–deputetin e Partisë Demokratike, Gert Bogdani.

Mërtiri, që rezulton ortak në një tjetër biznes me Ilir Dedjan tha se ai nuk kishte lidhje me aferën.

Ndërsa ish-deputeti Bogdani, se nuk e njihte Ilir Dedjen. I pyetur në lidhje me fotografinë ku ai shfaqet me presidentin e Zimbabves dhe biznesmenin Mirel Mërtiri, nuk pranoi të bënte asnjë koment.

10 komente në “Si u zbulua afera shqiptare 60 mln USD në Zimbabve: Gerti Bogdani nuk komenton lidhjet dhe foton kompromentuese”

  1. Morri i kuq says:

    Nuk e besoj. Bogdanët janë imbecilë!

    1. Na myten says:

      Edhe mu ashtu e duken. Pse ky Gerti te duket super-inteligjent ty?!

  2. Julia says:

    Sic duket , ne kete shtet te botes se trete funksionon me mire drejtesia, sesa ketu qe po bejne reformen ne drejtesi

  3. Bafti says:

    Brockulla! G. Bogdani do jete ne krye te listes per deputet!

  4. Operacioni Zjarri says:

    Po turp nuk keni. Merreni me Gert Bogdanin se ka dale ne foto.
    Pse nuk merreni me faktin se jemi me keq se Zimbabveja ne lidhje me korrupsionin. Bythelepirsa te qeverise.

  5. Ad says:

    E para në atë foto nuk është Mirel Mërtiri dhe gazeta po bën një akuzë që mund t’i kushtojë ! Bogdanoviçi është me figurë të plotë dhe me sa duket ka ngrënë ndonjë lugë çorbë të prishur ….!

  6. ?????? says:

    Keto jane krejt monstra mor ju a qifsha faren e poshter si PS e LSI e PD re gjithe hajduta jane o popull cohuni edhe tju tregojme vendin ketyre kriminelave te poshter qe shkaterruan Shqiperine

  7. cfar do flasi ky bythqim mer yahoo
    me cfar surrati ?
    Ky o i dhje koke e kembe .
    po slan zagar te botes pa u shkerdhyer mor ja shkerdhefte Kina grate
    kaq te ndyre paskan qene kta putana !
    Cfar politikanesh jane kta more kta jane mafioze e boj tregeti me armet e shqtit ne
    Afrike ose droge heroin .

    SPAK-u kerkon ngritje rroge lol !

  8. Pavllo says:

    Klod Mertiri….ai ne foto.Firence 1996-98.Kohe te arta.Qenka bere Mirela,skuthi i Celigradit.

  9. Zigur Qarri says:

    Po kelyshi i Faros tha qe e ka bere Rama, kurse ketu shkelqen Bogdan gebelsi, apo keshtu e kemi ne shqupisat, e bejme dobicin dhe ta leme ne dere. C’mendon anetari tjeter i bandes sone shqupise ketu – mirel? Do hedhim edhe ca hem neper portale apo do e leme me kaq? Cfare ka urdheruar Salikadavra?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje