DEBATI/ Seancë për Shqipërinë në PE: Shqetësim, prishja e Teatrit, ligji për anti-shpifjen dhe ndikimi turk

22 Qershor 2020, 23:56Politika TEMA

Në Parlamentin Europian gjatë kësaj të hënë është mbajtur një seancë ku është diskutuar mbi situatën në Shqipëri.

Shqetësim kryesor nga deputetët e Partive Popullore (aleate të PD), është ngritur për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndikimin turk.

Ka pasur edhe nga ata eurodeputetët që janë shprehur të shqetësuar për prodhimin e marijuanës, por pa u bazuar në ndonjë fakt.

Debati

Komisioni i Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian (AFET) zhvilloi një seancë me tematikë mbi situatën në Shqipëri.

Këto seanca janë diskutime rutinore të AFET, ku eurodeputetët diskutojnë mbi zhvillimet me interes në një vend dhe vlerësojnë mbi të dhënat që përcjellin mbi tematikën, përfaqësues të institucioneve të tjera të BE.

Në seancën për vendin tonë bënë një prezantim të ecurisë gjatë këtyre muajve të fundit, përfshirë reagimin dhe ndihmën e BE pas tërmetit dhe përballimin e Covid dhe progresin e reformave të lidhura me integrimin europian, përfaqësuesja e Komisionit, drejtore për Ballkanin në DG NEAR, Genoveva Calavera dhe përfaqësuesja e EEAS, drejtore në detyrë për Evropën dhe Azinë, Angelina Eichhorst.

Në fjalën e përfaqësueseve të institucioneve u evidentuan pozitivisht:

–              Menaxhimi efikas i situatës me pandeminë, ku të dhenat referojnë numër më të ulët se në vendet anëtare,

–              Vendimi i marsit 2020 për hapjen e negociatave është një moment historik për Shqipërinë, BP ashtu edhe për Europën,

–              Pavarësisht krizës Covid-19, Shqipëria mundi të ecë përpara duke bërë progres me reformat e e kërkuara në vendimin e  marsit 2020,

–              Vullneti politik për të arritur marrëveshje mes partive politike lidhur me reformën elektorale,

–              Reforma në drejtësi po jep rezultatet e saj, Gjykata e Lartë arriti të formonte kuorumin për të rinisur punën,

–              Në kuadër të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka patur progres,

–              Presim qe së shpejti Shqipëria të marrë në konsideratë mendimet e Komisionit të Venecias, për ligjin për mediat dhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese,

–              Shqipëria vijon linjëzimin 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

David MCAllister u shpreh i shqetësuar për prishjen e Teatrit:

“Një pjesë e eurodeputetëve kanë mbetur të shqetësuar për vendimin e marrë nga qeveria shqiptare për shëmbjen e Teatrit Kombëtar më 17 maj 2020, shpesh i kritikuar si akt i shëmbjes së një monumenti kombëtar dhe trashëgimi kulturore europiane, çka ka sjellë dhe ndalimin  e dialogut dhe kompromisit mes forcave politike”, tha ai.

Lidhur me vendimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar, zonja Eichhorst u shpreh se vendimi ishte një zhgënjim në një periudhë kur BE-ja kërkonte dialog.

Ajo tha se autoritetet shqiptare u inkurajuan për të hetuar mbi përdorimin e dhunës ndaj demostruesve.

“Megjithatë, nuk duhet harruar reformat qe janë vazhduar të ndërmerren në Shqipëri, cka është karakterizuar edhe nga marrëveshja mes forcave politike”, tha ajo.

Calavera u shpreh se, megjithëse i vjen keq për situatën e krijuar nga shembja e Teatrit, është kompetencë e plotë e autoriteteve shqiptare të vendosin.

Nga grupi EPP, raporteri në hije David Lega, ngriti cështjen e ligjit për median, të cilin e quajti antikushtetues, antiligjor dhe në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës.

Ai nuk ju referua në asnjë rast faktit që tashmë për këtë cështje ka folur Komisioni i Venecias dhe autoritetet kanë deklaruar se do të zbatojnë këto rekomandime.

Po ashtu ai ngriti cështjen e kanabisit duke parashikuar që do të ketë rritje pasi, policia po merret me mbikqyrjen e situatës së Covid.

Qeveria në Tiranë, tha ai, ka më shumë dëshirë të merret me gazetarët sesa me bosët e drogës.

Këtij reagimi iu përgjigj Calavera duke thënë se Shqipëria monitorohet për cështjen e kanabisit dhe lufta kundër këtij fenomeni ka njohur sukses.

Kryetari i delegacionit të PE për vendin tonë Manolis Kefalogiannis ngriti në parim rëndësinë e mbrojtjes së minoriteteve, pa hyrë në detaje.

Përgjigja e Komisionit ishte që kjo cështje është përfshirë në planin e veprimit të qeverisë dhe e vlerësojnë pozitivisht këtë hap.

Nga grupet e tjera që nuk mbështesin zgjerimin në tërësi, u artikulua ndikimi i Turqisë si presion që gjeti pasyrim në dorëzimin e elementëve të konsideruar si gylenistë në shkelje të të drejtave të njeriut.

Kësaj teze iu kundërvu znj. Eischhorst, e cila e konsideroi të pabazë këtë lloj influence, duke nxjerrë në pah se shqiptarët janë vendi më proeuropian, me një mbështetje 90% për projektin europian, që nuk mund ta gjesh jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Ajo u shpreh se edhe pse në të gjitha vendet e BP mund të ketë influenca nga aktorë të tretë, kjo për arsyen e thjeshtë se vendet kërkojnë mbështetje, ka një diferencë të madhe kur flasim për Shqipërinë.

Pyetjes së raporterit Tonino Picula drejtuar Komisionit për interpretimin e kushteve që ka Shqipëria para Konferencës së Parë Ndërqeveritare, cështje e cila nuk ka pasur konsensus dhe ka shkaktuar debate midis grupeve,  Calavera iu përgjig se 15 aspektet e identifikuara në konkluzionet e Këshillit të marsit 2020 janë shumë të rëndësishmë për përparimin e Shqipërisë drejt BE.

Ajo çka duhet patur parasysh është të bëhet një dallim mes rëndësisë dhe numrit të kushteve të vendosura për t’u përmbushur.

Nuk janë “15 kushte” për hapjen e negociatave dhe për të patur mbledhjen e parë IGC, por janë disa kushte të cilat duhet të përmbushen përpara mbledhjes IGC dhe të tjera të cilat do të realizohen në të ardhmen.

Keto elemente do të reflektohen në kuadrin negociues dhe do të diskutohen nga vendet anëtare të BE-së në Këshill.

19 komente në “DEBATI/ Seancë për Shqipërinë në PE: Shqetësim, prishja e Teatrit, ligji për anti-shpifjen dhe ndikimi turk”

  1. Hi says:

    Ndikimi Turk thone kurvat, qe kane blloku Kosoven, dhe na bllokun 200 here. Kurse andej Serbia qihet me Rusine, Turqine, dhe Kinen ne te gjitha vrimat.

    1. ben says:

      Hi-plotesisht e vertete ajo qe keni shkruar.
      E verteta tjeter eshte se Europa, me perjashtim te Gjermanise dhe Austrise, ka qene historikisht kunder nesh. Nga ana tjeter ne i kemi armiqte brenda shtepise tone, te strehuar qe te gjithe ne ndertesen e SHQUP-it. Mjafton t’ju rikujtoj fushaten antishqiptare dhe anti integrim te Bashes apo Alibejt neper mediat hollandeze. Keta maskarenj, qe nuk i digjet barku per vendin, kerkojne me cdo kusht te perbaltin Shqiperine me qellimin e vetem qe te krijojne pakenaqesi ne publikun shqiptar, duke shpresuar per te rimarre pushtetin. Vetem se harrojne se shqiptaret i kane njohur tashme dhe kane zero besim tek kjo klase e korruptuar opozitaresh, qe per sa kohe ishte ne pushtet, vodhi me te dyja duart. Urojme qe pastrimi i drejtesise te mbaroje sa me shpejt qe te filloje pastaj pastrami i politikes dhe keta maskarenj te japin llogari per bemat e tyre.

  2. ?????? says:

    te gjitha te verteta ..politikaneve shqiptare ffare e fis ju a shkedhefsha

  3. american16al says:

    Nuk ka me komedi per shqetesimet e BE , prishja e germadhes se teatrit sikur ajo ishte kulla Eifel e shqiperise, ku ka arritur absurditeti i burokrateve qe mendojne vetem per hipokrizi. Gjermania ka miliona turq qe kane zonat e tyre ku njerezit lindin e vdesin pa mesuar gjermanisht dhe kane ndikim te madh ne politikant vendas dhe shqetesohen per ndikimin Turk ne Shqiperi !!!…Prandaj dhe perdorin Greqine per te kushtezuar ne per te hyre ne BE . Une deshiroje te jemi pjese e komunitetit BE por nqs tallin lesht me ne , better qendrojme keshtu sic jemi.

    1. andi says:

      E kush po te pjerdh ty ore trap.

      1. ben says:

        andi-po ty a mos po te dhjet kush?
        Gjithsejcili ka te drejten qe te shprehe mendimin e vet, pro ose kunder. Vetem idjotet nuk e kuptojne se Shqiperia nuk fiton asgje duke hyre ne BE, perkundrazi humbet shume. Ne nuk kemi kellqe qe te perballemi me ekonomi te fuqishme te vendeve me te vogla te BE-se, pa diskutuar fare vende si Gjermania apo Franca. Cfare i ka gjetur Zvicren apo Norvegjine apo edhe Islanden qe nuk jane anetare te BE-se? Keto vende kane standarte edhe me te mira jetese se sa vendet e BE-se. Perse Britania po del nga unioni? Perse disa vende te tjera si Italia, ‘
        Portugalia apo Spanja ka levizje politike te fuqishme qe kerkojne te modifikojne apo ta nxjerrin vendin nga BE-ja?
        Vende si Rumani apo Bullgaria po e mallkojne veten qe hyne ne union. Perse BE-ja po i puth bythen Serbise qe, ne krahasim me ne, nuk ka plotesuar asnje standart, qe neve na u vune si kusht per hapjen e negociatave?

  4. Teuta says:

    Ju zotrinj deputet te Parlamentit Europian, mos e prishni shume gjakun , per godinen e teatrit tone. Ajo godine ishte nje karakatine perej pupliti ,e cila ishte turp ta quaje teater. Ju duhet te flisni e te jepni mendime pse levizja teatrore keto 30 vite demokraci ka vdekur. Ju duhet te flisni ,apo me mire te jepni mendime se cilat ishin shkaqet qe s’po u degjohet zeri aktoreve ? Ku jane shfaqet e teatrit ” Mifheni” , Elbasanit , Korces, Beratit , Vlores , Fierit, Gjirokastres….. Pse ? Pse po shkaterrohet Kinoteatri i Sarandes > e cila eshte nje ndertese e pa krahasueshme me ate ndertesa pupuliti. Ndertesa e re e teatrit ” Kombetar” do t’u lere pa fjale ndaj mos u shqetesoni . Po te jesh shoku i Bashes dhe Budineve ,ketyre aktoreve qe nuk u eshte degjuar zeri,po ne disa role te dores se trete, na vjen keq qe je sekelldisur kaq shume.
    Kujdes shendetin !

    1. Tironci says:

      Teuta, me fal se nuk te njoh, por sa per ate qe shkruan ti se Teatri ishte nje “karakatine perej pupliti”,
      ta kishin rregulluar, pra konstruksion gjeneral dhe Teatri te mbetej aty sic ishte por me i bukur me i rregulluar.Qe ta dish ti, ai Teater u la me qellim ne meshire te fatit, qe te renohej dhe te gjenin aresye per ta prishur. Cdo ndertese po ta lesh e te mos kujdesesh per te, dikur ajo humbet jo vetem bukurine por peson pasoja demtimi ne strukture. Ata qe jane ne pushtet dhe me sa duket ti i ke per zemer se mund te te kene sjelle ne Tirane, te kane dhene edhe ndonje vend pune dhe gjithe fisi yt voton per ta, kerkonin te benin miliona duke bere ndertime aty. Por ishin artistet qe ju kundervune. Ate ndertese e ka ndertuar Italia Fashiste ashtu sikunder ka ndertuar te gjitha ministrite gjithashtu edhe kryeministrine ku strehohet shembelltyri yt rama, perse nuk e prish edhe ate, por sapo erdhi ne pushtet, hodhi milionat per ta rregulluar dhe e ka bere me piktura si ato tunelet e barboneve.
      Komunistet e qelbur si gjate luftes edhe mbas luftes dogjen e hodhen ne ere shume vepra arti, shkolla ura etj. bile urat i ndertuan perseri por kesaj here prej druri se ato qe kishte ndertuar Musolini ishin prej betoni. E kupton tani se keta jane bandite si baballaret e tyre. Po nuk e kuptove, vazhdo te shesesh dinjitetin tend per nje vend pune apo ku ta di une.

      1. ben says:

        Tironci-Nuk e di ne se vertet je prej Tirone, por personalisht kam lindur ne ate qytet dhe jam rritur ne lagjen prane teatrit. Per te thene te verteten, kujtoj se kur hynim brenda per te pare nje shfaqje, ishte eveshtire qe te ambjentoheshe me eren e rende qe vinte aty. Sipas pleqve tane, ajo ndertese u ngrit nga italianet dhe quhej “Doppo Lavoro”. Kur luanim kukamfshehti perreth nderteses, i kruanim me thonj muret qe ishin te veshura me llac, por nga brenda ishin tallash. Kur njeri prej kusherinjve te mi u punesua si aktor ne ate teater dhe ca me vone edhe vete vellai im, kam patur rastin te hyj disa here deri ne dhomat e aktoreve. Cdo gje ka qene nje turp qe artistet tane te medhenj te kohes se Enverit, punonin ne ate ndertese, qe me plot gojen, ishte nje karakatine qe as zoti nuk i bente derman dhe jo me njeriu. Ne se kjo qeveri beri dicka te mire per artin ishte prishja e atij teatri dhe urojme qe te ndertohet nje i ri e modern ne ate pjese te krye qytetit tone.

        1. Tironci says:

          Ben une jam jo vetem Tironc, por jam nga ajo Familje qe e ka themeluar, e ka drejtuar, dhe e ka ndertuar kete qytet sigurisht sebashku edhe me familjet e tjera. Por te garantoj se tani per tani nuk ka me te vjeter se ne ne Tirone. Sa per teatrin une e njoh shume mire se aty kam pare te gjitha shfaqjet e medha. Sigurisht qe ajo ndertese ka qene ne gjendje te rende, se keshtu e lane komunistet dhe me vone edhe bijte e tyre. Por qendronte mundesi qe ta Konstruktonin, dhe te mbetej pjese e kultures sone jo vetem e Tirones por e gjithe Shqiperise. Ajo u prish se menduan te fitojne duke bere kulla ne token e saj, dhe qe ta dish ti , se edhe familja ime ka pjese ne ate toke, por nuk e ka kerkuar kurre. Ti mund te kesh lindur ne Tirone, por mundet pra po e perseris mundet, qe familja jote ka ardhur aty se te ka sjellur dulla, dhe dulla sillte aty vetem komunistet qe besonte ai. Pra edhe ti keshtu do flasesh se ta kane edukuar te mbrosh bijte e atyre qe vrane e prene shqiptaret e Tironcit, lere mo pastaj per vjedhjet e te tjera pa fund.

  5. ben says:

    Para 3 ditesh shkruajta se vetem 3 kategori jane te kenaqura me rilindjen.
    1. Banditet
    2. Oligarket
    3. Selcuket
    Te njejten gje bene edhe deputet europiane.
    Eshte kaq i dukshem degradimi i shqiperise , sa ti mund te jesh qytetar i shqiperise, i frances, gjermanise ,italise, greqise dhe ti e sheh me lehtesine me te madhe se kjo eshte e vertete.
    Shqiperia tashme eshte 1 vend i degraduar nga rilindja qe do i duhet shume shume pune qe te kthehet ne 1 vend normal.
    E vetmja gje pozitive ne kete rast eshte se abu ed ramen e njohen jo vetem shqiptaret, po edhe europianet.

    1. ben, ai i verteti says:

      ben adashi-ke shume urrejtje ne mendje prandaj shkruan gomarlleqe. Ato kategori qe permende, ku me siguri ben pjese edhe zotrote, ishin te kenaqur me qeverisjen e Berishes qe ndertoi nje shtet te korruptuar nga koka tek kembet. Keta te rilindjes, nuk jane engjej, por nga dy te keqia gjithmone zgjidhet me e vogla.

  6. Marjana says:

    NE PARLAMENTIN EUROPIEN KA OPOZITE SI NE NJE SHTETE PARLAMENTARE DHE OPOZA FLET KRITIKONE ME TE DREJTE PA TE DREJTE NJESOJE SI KUJTIM GJUZI NE SHQIPERI NDAJE NUK IIMPORTANTE CFARE FLITET .
    AJO QE VENDOSE NE K.E. ESHTE KESHILLI EUROPIEN DHE JO PARLAMENTI PSH . PARTITE POPULLORE EUROPIENE GRUPE PARLAMENTARE PER TI DHENE IMPULSE P.D NE SHQIPERI KRITIKOJNE PARTINE SOCIALISTE OSE E KUNDERTA NESE P.D DO ISHTE NE PUSHTETE TE MAJTET DHE TE GJELBERIT DO KRITIKONIN P.D .
    TRE KUSHTE QE I JANE VENDOSUR SHQIPERISE JANE NORMALE DHE I DUHEN VETE SHQIPERISE POR KA SHUME ANAL-IST ATY QE NUK E NJOHIN FARE SISTEMIN EUROPIEN DHE FLASIN KOT ULEN NE NJE STUDIO BAJGE LOPE DHE FLASIN KOT

  7. Epo kjo pune says:

    Po ndikimi rus ne serbi apo… sa per tevatron vetem pasuri e Uneskos ka mbetur njesoj si piramidat e egjiptit … Europa kurva e qemotit

  8. spata says:

    Sa turp. Nuk dine as te genjejne sic kane genjyer deri tani . Po thoni nje gje qe qendron se do na beje mire .Psh .Nuk kemi cfare tu marim shqiptarve . Do ishte me e ndershme per kete unin Evropjan .Jo po ska demokraci ,ka korrupsjon ,kondrabande ,ska organe loegjitime me konsensus ,e duan shume vellain turk ,u prish pa pelqimin e kurvave Teatri,Rama nuk pyety fare per shtypin elire ,kur keto jane te gjitha pjelle i cvete sistemit Evropjan qeduamte aderojme .
    Une nuk i ve faj Evropes .Gabimi qendron tek taktikat e ndjekura nga SH.B.A .U fut e mori persiper qe Shqiperine ta beje nje vend me demokiraci kur vete ata qe drejtojne shqiptaret jane mbetjet mete keqija te sistemit qe jam.Nuk ka dy rruge .Ose me Evropen ose me Sh.B.A.

  9. * says:

    Keta palaço te ppe jane miq te lulush basharit.ata ne menyr indirekte i bejne presion qeveris shqiptare ne detyr,qe te tolerojne greqin per detin e premtuar nga PD me ne krye salih kerma.dhe per disa 300eu byth qi..at e himares.qe paguhen nga shteti grek me taksapagusit shqiptar qe punojne ne greqi. qeveria te ngreje zerin per per camerine,dhe shteti te mos beje marveshje ne kuris te emigranteve,qe gezojn statusin nderkombeta kudo qe ndodhen. nuk na duhet hyrja ne BE ! por duam bashkimin kombetare.

  10. C’karin ka PE-ja qe merret me Kasollen prej Kashte te Teatrit ?
    Perse cfar eshte Shqiperia Koloni e Pederasteve Europian
    dhe duhet te pyei PE-n cfar te prishi e ndertoj !!!!!!!!!!!!!!!!!
    Qeka kthyer ne Shkerdhata Qesharake PE-ja
    po lundron ne ujrat e Lanes bashke me opoziten kriminale .
    Pse kto perverse do diktojn se me ke duhet te ket maredhenje
    Shqiperia ?
    Po cfar prisni prej ktyre shkerdhatave te njerezimit
    kta jane kafshe me fytyr njeriu .
    Kta jane ata qe degjeneruan Intitucionet shqiperise me OSBE-ne mekanizmin e tyre
    qe mbeshtet Bande e ali berihe dhe gjith Kriminelet e Opozites
    sepse qellimi i ktyre ka qen gjithmone Shkaterrimi i Shqiperise !
    Shikoji se si tallen me Deklaratat .
    Njeri thot do arrihet mareevehjea Shqiperia ka ber Progres.
    Del Tjeteri pas dy ditesh , thote s’duam zgjerim .
    Dhe loja vazhdon .
    Del Soreca thoth: Shqiperia ka Topin !
    Mbas tija del pereri PE-ja dhe krkon te Drejten per Shpifje
    tee Drejtat e Krimineleve ,
    dhe Rama thot , esht arrogant i bo gjonat i do ai vet !!!!!!!!!!!!!!!

    Pra jane te gjitha Deklarata te nji Bashkesie qe kundershtojne njera -Tjteren
    e menyren me Ordinere me Qesharak aspak serioze ,dhe sigurishte ,
    qe te corientojne e mbjellin Paiguri ne Trurin e Shqiptareve ,
    duke luajtur nji Loje teper te Piste Psikologjike me shqiptaret ,
    duke i imponuar Nenshtrimin deegjenrimin total te shtetit
    iedhe Deshtimin e tij .
    Faji qendro shume edhe ke shteti Shqiptare qe s’ka asgje brenda Shqiperise
    nen Kontroll .Bandat antishqiptare kane e dore Mediet dhe gjithcka
    qe ka te bej me propaganden dhe opinionin .
    BE eshte nji Kurve me AIDS per Shqiperine !

  11. Teuta says:

    Tironcit ! Te falenderoj qe kini lexuar e dhat mendim reth komentit tim. Jam plotesisht dakort me dy rreshtat e pare. Madje ka shume ide per ta ruajtur si salle. per te tjerat jemi larg njeri-tjetrit ne mendime. megjithe ate mendimet e kunderta nuk me pengojne te te them : faleminderit dhe respekte.

  12. drino says:

    U te dhjefasha KE dhe kush e ka krijuar, cfar trashegimnie kulturore ka qene STALLA e teatrit o qorra qe kurre nuk do ta beni BE…. SHBA esht lokomotiva e botes o qorra te nduyre qe ju spo beni dot vendet e juaja e jo BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje