“Po pse je kaq i mirë o Doktor?”, intervista e Berishës përballë gazetarisë së "lirë" që e lanë ta shiste Gërdecin si histori suksesi

23 Qershor 2020, 10:46Politika TEMA

Sali Berisha ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë argëtuese për gazetarët Çim Peka, Andi Beja dhe Enton Abilekaj, të cilët ishin pozicionuar përballë tij duke pritur që ta gozhdonin.

Ishte argëtuese jo shumë për mesazhet që u përcollën, por për dy anët e medaljes të një standardi gazetarie  e cila dukshëm e bënte qesharak këtë profesion apo më saktë zbulonte qasjen e analistëve tanë përballë aktorëve të ndryshëm të politikës.

Nëse do të shohim me vëmendje pyetjet e adresuara, se gazetarët u kujdesën që t’ja adresonin me kujdes, ëmbëlsi dhe profesionalitet të lartë.

Përveç faktit se pikëpyetjet e ngritura dukshëm të bënin të dyshojë se i kishte shkruar Berisha me dorën e tij, edhe ato pak ndërhyrje që bënin vetë gazetarët ishin argëtuese pasi nuk guxonin të bënin asnjë kundërshti të përgjigjeve që jepte Berisha duke u dakortësuar me çdo gjë.

Ajo që të bën veçanarisht përshtypje, ishte momenti kur ish kryeministri nisi të shiste mediatikisht demontimin e armëve në Shqipëri si histori suksesi.

Ai tha se si Gërdeci ishin shumë vatra dhe qeveria e tij u përpoq t’i demontonte me sukses. Fundja Berishën e dimë se çfarë është dhe çfarë ka mbjellë në këtë vend, të mira apo të këqija qofshin.

Ajo që të godet më tepër është heshtja e gazetarisë në këtë moment ku në studio nuk pati asnjë reagim përveç vështrimit adhurues që shigjetohej mbi artikulimin e Berishës.

Nuk është çështja e mungesës së leksioneve të gazetarisë dhe as paaftësisë së gazetarëve për të përcjellë pyetje zhbiriluese, pasi po të njëjtët gazetarë kur kanë pasur përballë të tjerë personazhe i kemi parë agresivë, i kemi parë me pyetje gozhduese, i kemi parë edhe me nota të jashtëzakonshme ironie.

Edhe pse Berisha ka llogari të hapura me shqiptarët dhe pyetje që ende nuk i ka dhënë përgjigje, qershia mbi tortë e të gjithë intervistës ishin disa meraqe që gazetarët kishin për shëndetin e Berishës apo si e kaloi pandeminë.

Tani ose Berishën po e trajtojnë si një pensionist që duhet trajtuar me respekt për shkak të moshës, ose po e trajtojnë si Nexhmije Hoxhën që deri në fund të vdekjes nguruan t’ja bëjnë pyetjet që ende mundojnë çdo shqiptar.

Gjithësesi, e vetmja pyetje që mungoi dhe mund  të përvetësohet intervistën e radhës ishte “Po pse je kaq i mirë o doktor?”. Kjo mbase do t’i shkonte më shumë Çim Pekës meqë i kanë lënë në dorë çelsat e portalit. (TemA)

29 komente në ““Po pse je kaq i mirë o Doktor?”, intervista e Berishës përballë gazetarisë së “lirë” që e lanë ta shiste Gërdecin si histori suksesi”

  1. Gjakovari says:

    Kur i shiqon këta të katër në foto, dyshon se janë shqiptar. Por dyshimi është i vërtet 100%

    1. Andon says:

      I ks rënë pikës. Big Up për komentin.

    2. vang says:

      Nga te tre me vjen keq vetem per Abilekajn .O ZOT ,TE TRE BEHEN SI UJQER ME TE TJERE, PA ETIKE,PA RESPEKT PROFESIONAL,KETUVETEM ADHURONIN. TE vjen peshtire.

    3. Kalec Dega says:

      Jane aq shqypo sa edhe ata te Koqoves, lol!

      Nderin ma tmadh Sali Berishes ja ka bo, EDUSH kARABUSHI QE I SIGUROI PENSION DHE PLAZH NE Det shqiptar.

  2. Timi says:

    Gazetare plehra! Jeta jane militante te babale partise dhe bashkepunetore ne krim me kete monster gerdalle qe po intetvistojne. Kulmi, kulmi…maskarenj e te paturpshem…

  3. Arqile says:

    Turp.Gazetare injorante.Kane marre perfitime deri ne gjakun e popullit nga krimineli.Perendia vente doren sa me pare.

  4. tropoja says:

    bravo doktorr berisha legjenda e malesis gjakoves dhe e gjjth shqiptarise,200 vite jetofsh doktorr jeta

    1. k says:

      Bravo tropoja! Gjysem analfabeti berishan! Keshtu i do saliu trimat,qe t’i japin nga jeta e tyre! Keshtu i do serbi shqiptaret injorante!

    2. Trop o ja ni says:

      Te roje doktori se mendja te ka pjerdhur edhe ne kohen e enverit ju maloket e ruani kufirin jo ushtaret jeni kaq primitiv sa nuk largoheni dot nga 1

    3. Berti says:

      Fuck you! Vdekshi qe te dy,, qe sot!

    4. Lala says:

      ” Legjenda,, e Gjakovës të parët vrau Tropojanët mer kar me syze.

  5. Loku says:

    Berisha pret te vdese po shoqeria cfar pret nga ky plak i rrjedhur qe shpif e mashtron. Gazetaret aty jane vetem gaztore ne sherbim te Sales.

  6. Tarrasi says:

    Keta jane tamam ata personazhe qe i pershtatet shprehja e popullit~Qe beje nanen,te te thone babe~Keta nje gje e kane te sigurte,Qe nane e njohin mire,keta gazetare

  7. vlora says:

    Nuk me habit Bejtja dhe peka.Me habit trimi A bileka se e kam degjuar me Ramen si reagonte si i rruges.Keta nuk jane gazetar .Keta jane turpi i gazetaris.Gazetaria eshte misjon .Keta jane rogetar dhe perfitues

  8. Roberto says:

    Berisha per te fsehur krimet e tij ka vrate dhe vret njerez pa problem fare njesoj sic hoqi qafe Kosta Trebicken kur ai i shkreti filloi ti denonconte ne Tv. E ndoqen kaq kohe vrasesit profesioniste te Berishes se ardhur kushedi se nga dhe pasi e vrane e paraqiten rastin si “aksident” me makine ne nje zone andej nga Korca ku Kosta kishte dale per gjah. Per mos u zgjatur me hollesira te tjera Berisha solli “ekspertin” nga Amerika i cili e deklaroi vrasjen si aksident. Ca te them me shume se kaq.Ky eshte KRIMINEL BERISHA

    1. Ndroqi says:

      Ankohen se Rama i quan kazan,keta jane jo vetem kazan, por nga ata te plehrave, nejse,keshtu behen dhe me te neveritur para shqiptareve.

  9. Zeni says:

    A ka turp me ta madh se keta te rreshtuar perpara nje kryekrimineli, kryespiuni, kryemafiozi, dhe rrine si te dhjere. A ka servilizem me te madh se ky o shqiptare?! A i shihni keta burra, sidomos ate te ngrehur si koke karri, ate gazetarin e “mprehte”? Kete servilin ne mes te dy muslimaneve osmanllinj, Andi Bejtja dhe Qimi i Pekajve. Ku e kane ate “trimerine”, guximin, imagjinaten me Saleh Karaxhicin e shqiptareve? Kjo eshte gjeja me e turpshme qe une kam pare gjate ketyre 30 vjeteve. Jane keta te Syrit, te syrit vigjilent te partise demokratike, alias te partise fashiste shqiptare.

    Ne fakt ketu duhet te ishte edhe ana-list Bushati me anal- listin tjeter osman Shkullaku, dhe pastaj plotesohet e gjithe trupa e bytheperpjeteve muslimate te xhamise Dine Hoxha ne Rrugen e Kavajes. E cfare ben servilizmi! Tuyrp, turp, turp per keta “gazetare”. Persa i perket Qimit, dihet padituria dhe xhihadizmi i tij, por me vjen keq per keta te dy te tjeret qe hiqen si te civilizuar.

  10. Genti says:

    Sali Berisha është kriminal dhe ajdut
    Ai merton vetëm burgun
    Njeriu më i zi më i lig i kombit shqiptar

  11. USA says:

    Interesant,rrotullohen nga te kater anet por shpetimin e shikojne te Sali krimineli,ptuuu,gazetar muti, njani me mut se tjetri.

  12. Berti says:

    E çfare mund te thuash per keto plehra te gazetarise shqiptare.Keta nuk jane analiste, keta jane militante te semure te PD e te kryekriminelit Berisha, keta nuk jane kunder krimit por jane ne anen e krimit.
    Eshte urgjente biles uleritese qe fill pas vetingut ndaj drejtesise e politikes te behet vetingu ndaj gazetareve qe paguhen nen dore nga krimi i politikes.

  13. Avniu says:

    Po a harruat qe pas ngjarjes ne Gerdec , Vete lartmadheria e juaj EDI RAMA , i rrahu shpatullat Sales ne shenje solidariteti???

  14. LEXUESI says:

    Me vjen ne mendje nje vjershe e D Agollit, titulli nuk me kujtohet, qe tregonte per miushet e vegjel, trazavaç e kureshtar. Nje dite, ashtu shume te levizshem siç ishin, nxoren turirin nga vrima ku po rrinin dhe pane nje maçok plak qe gjoja po dremiste ne diell. Ata, si piciruke te vegjel qe ishin, u mahniten nga pamja “madheshtore” e maçokut, dhe vrap i treguan se emes per mrekulline qe kishin pare. Ata prisnin qe e ema te dilte e ta shihte dhe ajo kete “bukuri”, por mamase se tyre, i iku fytyra kur i degjoi, dhe me shpejtesi i futi te vegjlit brenda duke i share: “Budallenjte e nenes, budallenj” Per me shume, lexoni vet vargjet e Driteroit, ne kete vjershe.

  15. Lanabregesi says:

    Habiten pse fiton Rama, po me keta karagjoz edhe une do fitoja, kur jane perball Rames bejne si cakenj, kurse perball Saliut si te dhjere, kujtojne se shqiptaret jane budallenj, dhe do hane sapunin per djathe.

    1. Tirana says:

      Faji eshte i atyre qe i quajne keta njerez gazetare se keta jane militante partie

  16. H says:

    Degradimi moral që ka pushtuar shoqërinë shqiptare, ka përfaqsues dyfish të degraduar gjithë gazetarinë.

  17. Askushi says:

    Eshte me mire kshu.e nxjerrin veten qe jan sa sahanlepires.

  18. neri says:

    Edhe mua me vjen keq vetem per kete Abdileken sepse me duket gazetar serioz, per keta te tjeret vari k..rin.

  19. ALBAN DEGA says:

    Opinione

    MARIONETAT ….

    – Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ata dine gjithcka… Gjithcka e per gjithcka… Jane mjeshter e specialiste, eksperte e njohes te shkalles me te larte, fjala e fundit e politikes e ekonomise , artit e mjekesise , kultures e arsimit, te financave e ceshtjeve ushtarake, te shkences e te teknikes … te armeve kimike edhe atyre termoberthamore… Ata dine e njohin gjithcka. Enciklopedi e gjalle e cdo fushe
    Shume pak…. Nuk do te jete e larget dita kur do te na shpikin ndonje arme te re… apo mrekulli te tete te njerezimit.
    Te njejtat fytyra. Te njejtat fjale. Te njejtit persona… Kurdo e kudo. Tek Topchanal e tek Klani. Ne Vizion Plus e ne Koha TV… Ne RTSH e ne RTK… Kudo e kurdo. Per gjithcka e per cdo gje. Lum Shqiperia e Kosova, lum Maqedonia e Mali i Zi, lum Lugina e Presheves e lum Cameria, lum shqiptaria qe i kemi.
    Sabelotodos… Ata qe dine gjithcka, thone spanjollet per keta sojesez analistash e publicistash, gazetaresh e rrota…k…, sipas gjuhes celulare te Fatos Nanos me mikun dhe servilin e tij Zheji

    Deliri i madheshtise apo deliri i marrezise

    Xhorxh Uashingtoni e Winston Churchilli, Abraham Linkolni e Sharl De Goli, Bill Klintoni e Toni Bllejer, Henri Kisingeri e Ten Hsiao Pini, Golda Mejer e Mahatma Gandi… Albert Ajnshtajni e Isak Njutoni, Bill Gejtsi e Steve Jobsi… Sulzburger e Larry Kingu… Skenderbeu e Nene Tereza …., ” The New York Times” e “ The Times”, CNN e BBC… Euronews e Raiuno… jane nje hic para tyre.
    Lum si ne shqiptaret qe i kemi keto koka te medha .
    Ketu e gati 150 vjet me pare rilindasi mendjendritur Sami Frasheri ka bere radiografine e shkelqyer te kesaj mendesie dritshkurter shqiptare:
    – Cdo shqiptari i duket vetja i perkryer , por mjafton te degjoje vetem 5 per qind te asaj qe mendon ai per vetveten nga goja e dikujt tjeter dhe ai eshte i kenaqur.
    A mund te gjesh pershkrim e vezhgim me te perkryer per delirin shqiptar te madheshtise se ky i Sami Frasherit. E sic thone amrikanet Deliri i madheshtise nuk eshte gje tjeter vecse deliri i marrezise.

    He si tu duka… !?

    E sa dalin nga mejhanet e kurverise apo kamerat e TV-se, nga ditelindjet apo vdekjet, nga gazmendet apo deri edhe funeralet .. si askush tjeter ne shqiptaret pyesim familjaret apo kanakaret, dashoret apo inatcoret, shoket apo miqte….
    – He si tu duka !?
    U jane merzite edhe grave e femijeve te vet ne shtepi qe mezi presin te perzene prej sysh.
    Na cajne menderen dite e nate, nate e dite sa ne nje ekran ne nje tjeter, sa ne nje gazete ne nje reviste me te njejtat llogje Kavaje apo pallavra te “ Sokakut te te Marreve”.
    U jane merzite e shkaktojne alergji tek shikuesit e lexuesit qe mezi presin te mbarojne perrallat e tyre ruse me salce kineze apo nderrojne kanale per te shpetuar prej marrezive te tyre.

    Pse !?

    Pergjigjen e keni tek “Opinionet” e 30 janarit 2014 te Blendi Fevziut me Ministrin e Brendshem Saimir Tahiri ne Televizionin “Klan” dhe tek kronikat e séances se djeshme te Kuvendit Popullor te Shqiperise. .
    Tre prej ketyre “yjeve” te analizes mediatike shqiptare Artur Zheji, Ardian Hoxha dhe Blendi Fevziu dora vete jane deshmia me e qarte e marrezise jo vetem te medias, por edhe te krejt politikes dhe mendesise shqiptare.
    Skenat e fjalimeve ala Fidel Kastro te Sali Kadafit, replikat pafund te tij me cilindo qe mendon e vepron ndryshe nga mendja e tij e cartun, kacafytjet verbale te sejmeneve te tij sipas porosive dhe urdherave te tij ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e Shqiperise ishin preludi dhe udhezuesi i “Opinioneve” te Fevziut.
    Ekranet e celulareve te tyre jane edhe vete ekrani i persosur i marrezise dhe mendesise se pandryshuar ketu e gjithhere shqiptare te stigmatizuar aq sakte nga Samiu i madh ketu e 150 vjet me pare. Eshte ekrani i turpit jo vetem i medias por edhe politikes, i mendesise se marre, shkurt i krejt marrezise shqiptare.

    Pasqyra e marrezise shqiptare

    Ekranet e filmuara te celulareve te ish- kryezedhenesit te qeverise dhe shtetit shqiptar Artur Zheji, “ish- kandidatit surprize” te Sali Berishes per President i Shqiperise Ardian Hoxha, jane deshmi e gjalle dhe pasqyre reale e kesaj marrezie shqiptare.
    Ato jane denoncimi dhe demaskimi i persosur i krejt mekanizmit te lidhjeve okulte e marredhenieve mafioze midis politikes dhe medias, i pushtetit politik dhe atij mediatik, i korruptimit total te te gjitha hallkave te pushteteve ligjor, zbatues, juridik, mediatik… i pushteteve numer nje, numer dy, numer tre, numer kater… i te gjitha pushteteve reale ne Shqiperi.
    “Yjet” e medias shqiptare e marrin ndricimin , guximin, frymezimin, udhezimin, veprimin, komandat, urdherat nga dy dinosauret, nga dy kucedrat e politikes shqiptare te 23 vjeteve te fundit Fatos Nano dhe Sali Berisha, nga klanet e pjella e tyre e deri niperit e mbesat, tek dhenduret e kollovaret e tyre.
    Nuk eshte fjala vetem per Blendi Fevziun e Artur Zhejin, per Ardian Hoxhen e Prec Zogajn, per Henri Cilin e Cim Peken, per Sazan Gurin e … por edhe per deputete e ish- ministra qe nga Arben Imami e Enkeled Alibeaj, Kastriot Islami e Albana Vokshi, Flamur Noka e Genc Ruli… per cdo hallke te klaneve politike Berisha- Nano, fatkeqesia e politikes, ekonomise, financave , fatkeqesia e mallkimi i shqiptareve dhe Shqiperise si shtet ne keto 22 vjet e fundit.

    Miti dhe realiteti

    Secili prej ketyre hallkave mediatike e politike u duket vetja i perkryer, sic thoshte Samiu . Jo vetem kaq, por dhe si koka Zeusi, Sabelotodo. Ky eshte miti. Po realiteti!/
    Realiteti eshte ai i ekraneve te celulareve te Hoxhes dhe Zhejit, te Fevziut, dhe Cilit….
    Realiteti tregon qarte se secilit dhe te gjithe ata vec e vec apo te marre se bashku nuk jane gje tjeter vecse marioneta, kukulla qe komandohen nga Berisha apo Meta, Mona apo Lulushi , fatkeqesia e Shqiperise.
    Si te tille edhe keto marioneta jane jo vetem fatkeqesia e vetvetes, por edhe e shqiptareve dhe Shqiperise qe jane te detyruar te degjojne llogjet, porosite urdherat, komandat pa fund te Nanos e Berishes, te Berishes apo Nanos.
    A nuk u kujtojne keto skena turpi e marrie mbledhjet e dikurshme te Byrose Politike e plenumeve te KQ te PPSH-se, RTSH-ne qe ne fakt ishte e RTPPSH-se kur te gjithe gerxhot e tyre flisnin si ai Qoftelargu, thoshin cka u thoshte ai Qoftelargu, lavderonin apo ndeshkonin, syrgjysnosnin apo varrosnin per se gjalli apo se vdekuri cilindo qe donte vetem ai Qoftelargu, dora vete. I vetmi ndryshim ishte teknologjia por jo produkti. Atehere nuk kishte celulare…
    Marionetat jane shume me te vjetra se celularet… Ato mbeten marioneta. Jo dosido!
    Marioneta qe dine gjithcka… Sabelotodos… Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet.
    Pra, ata qe dine gjithcka nuk jane gje tjeter vecse ata qe nuk dine asgje !

    SHTESE: Lukunise se marionetave, prostitutave te mediave kurva ne sherbim te politikes karakurve shqiptare po i shtohen mantenuta te reja cdo dite….
    Do te vecoja “Profesorin” e Plepave Agron Gjekmarkaj jo vetem per peshtirosjen deri ne krupe edhe te vete fjales servilizem Politik por edhe te padijes, analfabetizmit gjuhesor… Vetem ne pese paragrafe te nje “analize te botuar para nje muaj ne gazeten ” Panorama” numerova plot 115 gabime fatale ortografike, 74 fjale te huaja jo vetem te panevojshme ose me kuptim tjeter per tjeter, kuptim te kundert !
    Pse? Vetem nga padija madhore, mosnjohja e plote e gjuhes shqipe, moskuptimi i plote i gjuheve te huaja, prirja per te shitur mosdijen si dije te shkalles siperore!
    Te mos dish nuk eshte mekat… Te shesish padijen per maje te dijes eshte maja e gomarllekut, thoshte filozofi i madh kinez Konfuci!
    Ndalova leximin sepse me erdhi te villja… Ma coi tugen nga prapanica, sic thoshte babai im i nderuar!
    Bera nje pergjigje qe “Panorama” ” e pavarur” nuk e botoi kurre sepse Agron Gjekmarkaj eshte jo vetem marioneta me e peshtire e PD-se, por edhe mantenuta me e vet shperdoruar e Lulezim Bashes!
    Mjere studentet qe u jep cmesim Agron Gjekmarkaj e co.!

    PAS SHKRIM

    Sent: Friday, January 31, 2014 7:10 PM

    Shkruar e botuar per here te pare nga gazeta “Koha Jone” me 31 janar 2014 ora 7:10 e mbremjes!

  20. Po po po.. says:

    Tani e kuptove (shpresoj) sa serioz eshte Abdileka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje