Covid-19/ Mjeku revoltohet me komitetin e ekspertëve: Mjaft se na morët më qafë, na hapni rrugën ne të rinjve

23 Qershor 2020, 10:33Sociale TEMA

Mjeku Erion Dasho ka reaguar i revoltuar me Komitetin e ngritur kundër koronavirusit, pas rasteve të reja me koronavirus.

Ai kërkon që t’iu hapin rrugën mjekëve të rinj si ai.

“Komiteti ynë i ekspertëve është një univers më vete. Ka një pjesë politike, me të cilën nuk ja vlen të merresh sepse nuk janë ekspertë, por politikanë. Pjesa “e urtë” është sa për dekor, është e ndërgjegjshme për këtë dhe prandaj “rri urtë”.

Pjesa dinjitoze (fatkeqësisht, në minorancë) i bën nder karriges ku është ulur. Dy përfaqësues të respektuar të kësaj minorance, këto ditë janë distancuar nga keqpërdorimi që i është bërë komitetit nga politika.

Pjesa gjithologe është pjesa më e dëmshme. Kjo pjesë është edhe infeksioniste, edhe epidemiologe, edhe imunologe, edhe njohëse e shëndetit publik. Sigurisht pa njohur asnjë nga këto shkenca ashtu siç duhet…

Gjithollogët bëjnë zhurmë, kërkojnë protagonizëm, debatojnë duke përdorur terma “shkencorë” (të cilët shpesh nuk i kuptojnë), ngrenë zërin, akuzojnë, kërcënojnë dhe prishin punë më shumë se gjithë të tjerët bashkë.

Së fundi, kanë nisur të ngjallin edhe panik (ndoshta të nxitur apo të joshur). Mësuan nga gjithollogët ndërkombëtarë se po të ngjallësh panik, ngjall edhe respekt…

Boll!!!

Mjaft dëm i sollët këtij vendi!

Bëni punën tuaj për të cilën paguheni sa nga shteti, sa nga projektet të cilat kanë 30 vjet që financohen, por akoma nuk kanë qullosur gjë.

Keni 30 vjet që ngrini sistem “survejance” dhe kur ky sistem lipset, nuk është gjëkundi.

Keni 30 vjet që “trajnoni” mjekë dhe infermierë dhe kur këta duhen nuk janë.

Keni 30 vjet që ngrini laboratorë, por kur këta laboratorë duhen, nuk jeni të gjëndje të testoni as sa vendet afrikane.

Më mirë, maft!

Hapni krahun dhe lini të rinjtë të bëjnë diçka!

Boll na morët më qafë”, shkruan ai.

Është interesant fakti se kur Komiteti vendosi izolimin e Shqipërisë, për të penguar përhapjen e koronavirusit, Dasho i quante të paaftë e kërkonte hapjen e vendit, pasi sipas tij, s’kishte rrezik infektimi.

Tani që vendi është hapur, sërish thotë se ata janë të paaftë, se po na infektojnë.

(TemA)

16 komente në “Covid-19/ Mjeku revoltohet me komitetin e ekspertëve: Mjaft se na morët më qafë, na hapni rrugën ne të rinjve”

  1. Roja infektivit says:

    Pipero eshte i vetmi birolog qe ka Shqipria,asht 1shi jafut kot por ne kjo na duhet bono per Albania

  2. hasani says:

    Te rijnte nuk vlejne per asgje, jo per faj te tyre, por te shkolles dhe edukates qe kane marre ne shkolla. Rasti me i paster eshte edhe protesta e kadidateve per studente per te kundershtuar testet e provimeve. A ka me turp kur nxenesit nuk duan te testohen. Ato kerkojne qe pyetjet e provimeve ti bejne vete. Nqs nuk vihet dore per te forcuar kerkesat dhe rritur nivelin e edukimit ne shkollat tona, niveli i te diplomuarve do te jete i ulet, e jo si ne vendet afrikane (sepse atje shkolla ka kerkesa te larta, por numri i te shkolluarve eshte i ulet) por i pakrahasueshem edhe me vitet ’30.

    1. Shenjestra says:

      Hasani! Bravo. Protesta e maturanteve qe nuk u pelqente testi,ishte vertete nje skandal i papare ndonjehere.Ku eshte pare qe testet,pyetjet duhet t’i beje vete nxenesi se ato qe bene ministria jane te renda.Shikoni sa poshte ka rene shkolla.Nuk mesojne.Vene ne shkolle sa per t’u dukur, pa per te mesuar, as qe e kane mendje fare.Edhe nuk jane ne gjendje te japin provim dhe pastaj partit i shfytezojne,i kapin si karrem, duke i turperuar neper protesta.

  3. a says:

    po ti okilist je bile i deshtuar. edhe syzet ti hoqi italiani. ike te gjermani dhe u ktheve qe andej specialist i shendetit publik. te fala tamit.

  4. ???? says:

    KU DHE PËR KË E KISHTE LLAFIN KY TIPI?
    PLEASE.., KUSH E KUPTOI TË MA SQARROJË PO MUNDI ?!?

  5. arber says:

    ky i shkreti duket qe eshte budalla 24 karat.

  6. Xoni says:

    Po floket ku I ka ky I riu…I ka lene ne skedina me duket.

  7. Epo kjo pune says:

    Ik or mbushu, ketu eshte ceshtje jete, do degjojme denglat e tua, ne po bejme ate qe ben perendimi, dole ti!

  8. Stape Pashi says:

    Ky birbo kerkon vetem te evidentohet. Keshtu jane keta mediokrit. Nga qe nuk bejne hajer me dituri, behen kritizere qe te bien ne sy.

  9. arriff says:

    … jepi RINI jepi !!!!!!!

  10. me teper respekt per koleget tuaj i ndedhjeri doktor, nuk te ka ndaluar njeri te besh karieren tende, po qe i zoti dil ne debat shkencor me koleget tuaj dhe aty te shohim sa ju vlen lekura. me shkrime ne rrjetet sociale jeni te gjithe shkencetare

  11. luli says:

    I nderuar mjek
    Po qe se je kaq i ditur sa kujton per veten sa do qe doktore si Pellumb Pipero me shoke tjua leshojne vendin juve pse nuk ahpreh mendimet tuaja per virusin apo ndonje gje tjeter ne facebook ne portale te ndryshmr tek syri. tv dhe po qw se jane mendime te mencura ju kerkojne vet televizionet por ju nuk keni cfare te jepni se aq dini.
    Kujtoni se karrigia ku ulen ata i jep mendimet jo mendja e tyre e vyerte cilet jane ta informuar me cdo studim qe behet ne cdo vend te botes dhe cdo ide qe hidhet
    Zoti doktor pizicioni i punes fitohet me pune duhet te shkoj leshi i mjekrres deri tek gjuri duke studiuar pastaj te zini vendin e ketyre heronjve te infektivit te cilet mire qe punojne dite dhe nate per te shpetuar jete njerezish por dhe ate pak ore te pushimit te tyre e harxhojne duke informuar mbare popullin te arsimuar apo jo.
    Keta do te hyjne ne historine e shekullit te korones

  12. Loku says:

    Si analist gjitholog ke dhene opinionin tend por si mjek ske thene asgje.

  13. Shenjestra says:

    Hasani! Bravo. Protesta e maturanteve qe nuk u pelqente testi,ishte vertete nje skandal i papare ndonjehere.Ku eshte pare qe testet,pyetjet duhet t’i beje vete nxenesi se ato qe bene ministria jane te renda.Shikoni sa poshte ka rene shkolla.Nuk mesojne.Vene ne shkolle sa per t’u dukur, pa per te mesuar, as qe e kane mendje fare.Edhe nuk jane ne gjendje te japin provim dhe pastaj partit i shfytezojne,i kapin si karrem, duke i turperuar neper protesta.

  14. Ladi says:

    Me loqe se ky ska

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje