Shefja e sëmundjeve infektive ngre alarmin: Të përgatitemi për më të keqen. Në vjeshtë përballemi me dy sëmundje

22 Qershor 2020, 22:15Sociale TEMA

Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino ka deklaruar se virulenca e gripi nuk ka rënë.

Në një lidhje me ABC News, ajo u shpreh se vjeshta dhe dimri do na përballi me dy sëmundje, Covid-19 dhe gripin.

Ndërsa theksoi se duhet të përgatitemi për më të keqen.

“Virulenca e virusit nuk ka rënë, format klinike të sëmundjes mbeten të rënda.

Vjeshta apo dimri do të përballë me dy sëmundje, me koronavirusin dhe gripin.

Kombinimi i këtyre dy sëmundjeve që kanë shenja klinike të ngjashme do të shtojë numrat, por edhe kërkesën për shërbime mjekësore.

Do të shihet nëse këto dy viruse do të jenë në garë me njeri-tjetrin apo dikush t’i zërë vendin tjetrit.

Mbetet për tu parë. Ne duhet të përgatitemi për më të keqen”, tha ndër të tjera Bino.

3 komente në “Shefja e sëmundjeve infektive ngre alarmin: Të përgatitemi për më të keqen. Në vjeshtë përballemi me dy sëmundje”

  1. Miri says:

    Terror vetem terror.

    Po mire nuk mesuat si ti kuroni njerezit? Nuk mesuat te merrni masa? Nuk e e fuqizuat sistemin shendetsor?

    Apo ce deshe,?

  2. sapa says:

    Edhe ti parashikon dy viruse?pse nuk e parashikove ate te parin para se te vinte?na mbyten sharlatanet!!!

  3. Dora says:

    Leri alarmet ti dr por jepi zgjidhje se per ate paguheni. Si taksapagus qe jemi esht pergjegjesi e gjith qeverive te botes kjo situat tmerr e krijuar dhe pa zgjidhje. Deri ne vjesht vazhdo puno per zgjidhje se deklaratat nuk i takojn mjekeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje