Shahini jep lajmin e mirë: Pas shumë vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria

23 Qershor 2020, 12:25Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dhënë pak më parë një lajm të mirë për arsimin. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo bën të ditur se tashmë shqiptarët në Serbi do të kenë mundësi të përdorin librat shkollorë nga Shqipëria.

Shahini shprehet se komuniteti shqiptar atje e ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare në çdo aspekt të zhvillimit të tij.

Më tej ajo përgëzon edhe Ministrin Gent Cakaj për angazhimin e tij, që kontribuoi për një përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Serbisë.

Postimi i plotë i Shahinit:

Pas shumë vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm duke bashkërenduar dhe intensifikuar përpjekjet mes Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Kemi filluar gjithashtu edhe financimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi nga fondi i MASR për tekste shkollore, sepse besojmë fuqishëm që femijët shqiptarë në Serbi meritojnë arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe libri shkollor është një hap i domosdoshëm në atë drejtim.

Komuniteti shqiptar atje e ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare në çdo aspekt të zhvillimit të tij. Përgëzoj edhe Ministrin Gent Cakaj për angazhimin e tij që kontribuoi për një përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Serbisë.

7 komente në “Shahini jep lajmin e mirë: Pas shumë vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria”

  1. Ja vlen says:

    Prsh zonja Ministre! Prsh Serbi!
    Eshte ne te vertete lajm i mire! Sepse eshte Serbi qe eshte vizatuar gjithmon negativisht ne syte tane!
    Lexoj ne internet lidhur me Adn ilire!
    Po, serbet jane 12.5 % ilir! Sigurishte Ne dhe Kosova jemi shume ilir! Por edhe serbet pa politike jane kushurinjte tane!
    Jemi njerez me nje kalim ne kete bote, ne kete planet te mrekullueshem dhe problematik! Pranimi, nese serbet e kane me shpirt, eshte mrekulli! Na duhet jeta! Cdokush eshte unik ne kete jete!
    Respekt per serbet! Po miqesise! Jo gervereve idiote qe vijne nga politika!

  2. Qendra13 says:

    “Pas shume vitesh perpjekje”, po ju per Presheven ne 2015 u kujtuat.

    Der atehere librat i merrnin nga Kosova.

    Mos na u ekzagjeroni gjerat sikur keni bere perpjekje shekullore.

    1. armand says:

      Epo ai qe drejtoi shtetin shqiptar para 2015 e kish ne zemer Luginen e Presheves sa edhe naften ne kohe lufte ( embargo ) e kalonte fshehurazi ne Serbi ne emer te patriotizmit.

  3. Teli says:

    Bravo Caka dhe Shahini , 2 shqiptarët e Kosovës më të suksesshëm në Shqipërine

  4. Borici says:

    Po ne greqi ne vendet ku ka shqiptare dhe arvanit kur do hapen shkolla shqipe?

  5. Eri says:

    Nuk besoj se e kane dhene ashtu kot serbet.Mos harroni se ata duan pjesen me te pasur te Kosoves,minierat ne Veri te Mitrovices.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje