Gjyqi ndaj Tahirit, reagon Ylli Manjani: Drejtësia nuk i provoi lidhjet me drogën, s’ka logjikë dënimi për detyrën. Po të ishte për politikë mund të hidhja dhe unë një dorë baltë

24 Qershor 2020, 13:52Politika TEMA

Ish- ministri Ylli Manjani ka reaguar lidhur me gjyqin e Saimir Tahirit.

Sipas tij nëse nuk provohet pasoja e veprimit apo mosveprimit si ish- ministër i Brendshëm, atëhere nuk ka më kuptim shpërdorimi i detyrës.

Manjani thotë se dënimi për shpërdorim detyre kur nuk ka pasojë, është bolshevizëm ligjor.

Ai thotë se drejtësia nuk i provoi lidhjet e detyrës së “shpërdoruar” me drogën, ndaj sipas tij nuk ka logjikë dënimi për detyrën.

Ndër të tjera Manjani shkruan: 

Kam thënë dhe vijoj ta them se dënimi për shpërdorim të detyrës,kur nga shpërdorimi nuk ka pasojë, quhet BOLSHEVIZËM ligjor.

Jam i bindur në këtë llogjikë.Lexojeni Kodin Penal dhe do bindeni që është kështu.

Zyrtari publik kur e shpërdoron detyrën nuk e bën për fiksim as si qëllim në vetvete, por për të arritur një pasojë të paligjshme. Ky është kuptimi ligjor i kësaj vepre penale.

Në fakt drejtësia e vërtetë të provon dhe të gjykon për pasojat që sjell veprimi ose mosveprimi. Shpërdorimi i detyrës në vetvete nuk është as qëllim e as pasojë, por mund të jetë një mjet për të arritur një pasojë kriminale.

Këtij kuptimi duhet ti qëndrojë çdo arsyetim apo interpretim ligjor.

Në rastin Tahiri, meqë ka kuriozitet këto ditë, llogjika është njësoj: Ose ai shpërdoroi detyrën dhe lejoi drogën, ose nëse nuk provohet pasoja ska më asnjë kuptim shpërdorimi i detyrës.

Kjo është llogjikë, jo pasion. Aq më pak politikë… Po të ishte për politikë mund të hidhja dhe unë një dorë baltë.

Drejtësia qartësisht nuk i provoi lidhjet e detyrës së “shpërdoruar” me drogën. Ndaj nuk ka llogjikë të fortë ligjore dënimi për detyrën, sepse pasoja nuk u provua.

I qëndroj kësaj pikpamje edhe për të përçudnuar të tjerë nga llogjika bolshevike e zbatimit të Kodit Penal.

I qëndroj jo për politikë, por për drejtësi!

Drejtësia as integrimi nuk bëhen me show pa lidhje llogjike dhe qasje të drejtë.

E përsëris asnjë qëllim apo kuptim politik ka ky mendim që e kam shprehur në mënyrë konstante”, nënvizon Manjani. (TemA)

8 komente në “Gjyqi ndaj Tahirit, reagon Ylli Manjani: Drejtësia nuk i provoi lidhjet me drogën, s’ka logjikë dënimi për detyrën. Po të ishte për politikë mund të hidhja dhe unë një dorë baltë”

  1. Te qifsha robt says:

    Ik or mut muti dhe ti. Po lidhjen me Jahtin ja provuan?

  2. O koqe says:

    E drejte. Ligji denon kryetaret e komunave ku mbillet kanabis. C”pune ka ministri?

  3. Shenjestra says:

    Tahiri,nuk meriton asnjelloj denimi.Eshte i pafajshem. Te fajshem e beri Berisha,Basha,Meta,Fallxhorja me shpifjet e tyre se u prishi plantacionet me droge ne Lazarat. Nderhyrja ne Lazarat ishte nje nga fitoret me te medha dhe te suksesheme qe beri Saimir Tahiri dhe qeveria e Edi Rames.Me vjen keq qe Rama e hoddhi Tahirin ne gojen e ujqerve.Ai ishte ministri me i mire dhe keshtu do ngelet ne memorjen e shqipetareve te ndershem.

  4. tan says:

    Ska Lidhje me detyren po ti ke qene dhe minsitere drejtesis o demagog profesionist ekziston nje nene ne kodin penale per shperdorim detyre per kategorine tuaj u bastarede qe mbroni veten tuaj nga ckeni bere kur keni qene minsitra

  5. fteri says:

    Gjyqi ndaj Tahirit është hakmarrje e Berishës ,dhe Ilir Metës,për boshatisje të parave me thasë të drogës Lazaratit .që shitej në Itali dhe në gjithë europën ,me qendër HOLLANDËN.
    S.Tahiri prishi çerdhen e grenzave të PD-së me Lazaratin ,goditi rëndë xhepat e tyre dhe hakmarrja ishte e rëndë kundër tij dhe Rama e dorzoi ,për ta masakruar e çnjerzuar nëpër gjyqe.Kur Sali Berisha ka mbrojtur e shpërblyer vrasës të gardës republikës me 21 janar 2011 ,ka krye mbrojtje e vjedhje piramidave 2 ,milard dollar ,ka hap depot e ushtrisë ,ku u grabitën mbi një milard armë të lehta,dhe vjedh e shkatrruar arsenali më i madhë i municioneve ,armëve të rënda ,u goditë me artileri e aviacion jugu i shqiprisë ,gjithë shqipria u shkatrrua ,u vranë mbi 10 mijë shqiptar ,nga mercenarët e veriut kundër jugut ,Me 14 shtator 1998 protestuesit Të Drejtuar nga kreu i PD-së ,Sali Berisha ,Sulmoi Godinën e kryeministrisë ,Parlamentit dhe me forcë hyri në godinin e RTVSH-kreu grusht shteti duke pushtuar kryeministrinë dhe RTVSH Dhe nuk i hyri ferrë më këmbë .
    3 dit pas vdekjes B.Gazidede e shpalli qytetar nderi duke i vu emrin një rruge të kamëzës.B.Gazidede !!Struktura Më kriminale që që ka krijuar S.Berisha ka qenë SHIKU i Gazidedes ,ky institucion ka vepruar si Gestapo qelitë e sajë të përgjakura ,kan torturuar e vrarë qindra kundërshtarë deri te zhdukje kufomash e njerzish si R.Hoxha .Sali Berisha ka drejtuar JO me institucione demokratike (këto shërbenin vetëm si fasadë) ,por me të BESUARIT e tij, krimnelët mercenarë benik të Tij nëpër gjykata e prokurori ,dhe asnjëherë nuk ka dalë para gjyqit.Krahaso vuajtjet e S.Tahirit nëpër gjyqe ,dhe Krimet makabre të Berishës ,Metës ,L.Bashës në vrasje ,vjedhje dhe mos ndëshkim.Inati dhe hakmarrja e Berishës ja hëngri kokën S.Tahirit,se ky i rrezikoi pushtetin dhe boshatisi xhepin personal.
    Pa i dhanë plumbin ligjor kokës Sali Berishës dhe Ilir Metës .dhe një rikoshetë Edi Ramës nuk shehë hajre ky vend.

  6. xhemal says:

    Kjo akuze mendoj une eshte politike dhe brenda saj pleksen interesa te medha e nxirren ne shesh konflikte midis fuqine te medha.eshte edhe nje pune e piset e serbeve per te erresuar luften e Kosoves per pavaresi ,liri,e progres .kjo tregon edhe dobesine e klases politike shqipetare e cila gjendet e percare kur ne kete kohe duhet te ishte shume e bashkuar per interesat e kombit.kjo ngjarje eshte shume komplekse dhe e rrezikeshme per prespektiven e tere shqipetareve.nuk mund te barazohen agresoret ,shtypesit e lirise se nje populli me mbrojtesit ,luftetaret clirimtaret.kjo eshte nje thike pas shpine nga armiqte e shqipetareve
    Duhet rezistence e pjekuri, vendosmeri, bashkim e qartesi e europes ti behet e qarte se cdo tentative per ti vene shqipetaret nen trusni per tu perulur para padrejtesise do perballet me situata te pakendrshme per gjithe kontinentin

  7. Ed says:

    Manjani ka hallin e vet . Te mbrohet me kete logjike kur ti vije ora ! Nuk ka hallin as te lighshmerise dhe as te Tahirit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje