Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Uashington, në takimin me Serbinë, të planifikuar më 27 qershor, pas ngritjes së akuzës nga Gjykata Speciale.
Në një njoftim për media, Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se Thaçi ka ndërprerë udhëtimin për në SHBA dhe nesër do të kthehet në Kosovë:
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë.”
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Richard Grenell, ka thënë se e mirëkupton vendimin e Thaçit dhe ka bërë të ditur se megjithatë takimi do të mbahet, me pjesëmarrjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
“Presidenti i Kosovës sapo na ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin për në Uashington, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit Special.
E respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa të zgjidhen këto çështje.
Presim diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiç dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar ai në Twitter.
Zyra e prokurorit të specializuar ka ngritur një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Në një komunikatë për media, Zyra e prokurorit ka bërë të ditur se në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë përgjegjës për afërsisht 100 vrasje.
A di ca pse nuk e dhjesim krejt,pse nuke lame kete takim vetem te takohen Mrs.Hoti dhe Mr.Bernabic . E shihni ca do thote bolitika. Evropa kjo sojlije plake e ka shpike shkerdhatllekun fitoi prap…
U gezuan serbet,por u gezua dhe kelyshi i tyre Albin Kurti…
Serbet dhe miqte e tyre europian,te ndihmuar dhe nga demagogu Albin Kurti po mundohen te kompromentojne luften heroike te UCK-es,dhe ish drejtueseve te saj.
Europa asnjehere si ka dashur shqiptaret, na kane coptuar territoret .Pjese te Shqiperise ne Greqi, Maqedoni, Mal te zi e Serbi.Tani kerkojne te pengojne inisiativen e mikut tone te madh SHBA per njohjen e Kosoves.Shqiperise i nxjerrin qindra pengesa per negociatat ( dhe me ndihmen e disa antishqiptareve ne PD).
Shqiptaret e kosovaret te abandonojne europen e antaresimin ne BE e te fokusohen ne aleancen anglo amerikane.
Sot eshte nje dite e gezuar per vv-en dhe liderin saj Albin Kurti,Kosova duhet te distancohet nga pseudopatriotet e vetevendosjes.Poshte Albin Kurti,rrofte Hashim Thaci,kryesuesi i delegacionit kosovar ne Rambuje,dhe autori i shpalljes se pavaresise ne 2008.
Sot eshte nje dite e keqe per Kosoven,eshte detyre e cdo atdhetari qe te mbroje dy nga drejtuesit kryesor te UCK,duke mbrojtur ata mbrohet lufta e drejte clirimtare e popullit te Kosoves.Vetem Serbia me Albin Kurtin i gezohen kesaj aktakuze!
E verteta dhemb!!! ????
Booo Bo. .mjerë Kosova dhe Shqipëria bashkë. .ky është një mesazh tepër negativ për shqiptarinë dhe pikërisht në këto momente që do bëhen edhe negociatat. . (negociata i thënçin sepse ata do shkojnë vetëm për të firmosur në USA )..kjo paturpësi nuk është parë dhe nuk është dëgjuar. .a nuk është takimi i së shtunës rang presidentësh? si do shkojë kryeministri Hoti dhe do ulet të firmosë çështje kaq madhore përballë presidentit sërb vuçiç. .?nuk e di. .diçka po luhet dhe shenjat janë jo të mira për faktorin shqiptar. .mendoj se kryefamiljari kur nuk shkojnë gjërat mirë në familje fillon dhe kërkon defektet mirëpo këta ‘kryefamiljarët’ tanë nuk po ndihen aspak. .si ta kuptojmë këtë pasivitetin e sharlatanit rama në këto momente kaq të mprehta që po kalon shqiptaria. .ai ngeli duke dhënë mënt gjithandej. .çudi që nuk po ndihet për këtë takimin e së shtunës. .Shqipëria duhet të reformohet dhe ti largojë nëpërkat e grekut dhe sërbit që kanë kapur politikën e shtetit tonë ..turp për kryeministrin dhe presidentin shqiptar që rrinë pasiv. .pozicioni i tyre flet shumë qartë për paaftësinë e tyre dhe duhen larguar me ceremoni sepse po tall trapin një gay qelbanik me një komb të tërë. .mendoj se gjëja e parë dhe urgjente që duhet të bëjë kryeministri Hoti është të japi dorëheqjen ose të mos pranojë të ulet për zgjidhje me sërbët në dëm të Kosovës ,gjërat janë shumë të thjeshta. .Amerika i bëri presion Haradinajt dhe e largoi nga posti i km. .gjithashtu edhe Kurtin tani largoi Thaçin sepse edhe ky tani nga fundi deklaroi se Kosova nuk do të shkojë në New York për ndarjen e Kosovës. .epo mjaft më amerika amerika por jo të sillen si davaxhinj dhe kowboy me një komb të sfilitur
Gjykata Speciale paska specialitet t’ia fusë pordhës. Kuvendi i Kosovës bëri gabim trashanik qē pranoi t’i japë legjimitet si shtet brenda shtetit një gjykate të huaj, ngritja e të cilës kishte qëllim ta përmbyste atë çka ka ndodhur: agresorin serb ta shpallë viktimë dhe viktimën- tërë popullin e Kosovës- ta shpallë agresor. Duhet njē reagim popullor i fort kudër kësaj poshtërsie ndërkombëtare.
Hashim thaci eshte i paster vete pesonalishte nuk eshte i perfshir nga asnje nga keto akuza keto jane akuza te tipit shtepi e verdhe po ka nje dor qe i ben keto poshtersi ata qe qe i kan ber kete aktakuz duhet hedhur ne gjyq dikush i levis keto fije te pista thaci as ka vrar as ka urdheruar vrasje jane te tjere ata qe i kane bere qe nuk jan thirur fare dhe eshte e qellimshme jan akuza makinacione mos ke frik ashim po te isha si ju do shkoja ne shba ne takim se je i paster nga te gjitha anet jane thjeshte akuza fallco sic dolen per limaj haradinaj dhe shume te tjer ska njeri qe te fajson ty per krime lufte se nuk ke ber as ke urdheruar te tjeret po.
Milloshevoci vrau e preu shqiptaret, dhe serbet edhe sot e mbrojne dhe e kane hero. Keta djem luftuan per lirine ekosovoes dhe shqiptaret u bejne varrin vete. Turp tju vij dhe nuk jeni shqiptare por serbe te ndyre
Haber i keq kjo marveshje po vjen Er te keqe , do ta shohim shpejt , grenell do ja fusi kosoves sa krahu , denoncimi THaçit pikerisht ne kte moment esht i qellimshem per ta zbythur nga takimi direkt .. kok turku per xhdo gje qe do ndodhi ne kte takim ne shtepin e bardh do len kryeministrin e ri te kosoves qe nuk di nga lidhet gomari.
ISA E HASHA NJEQIND HERE ME TRADHETAR SE ESAT PASHA
Cfar behet keshtu. Vucic ushtari sheshelit e milloshit me kallash ne dore e kta ngren akuza kundra luftetarve te liris. Sa shqiptar gra, femij e plea dergjen ende fushave te serbis, ku jan vllezrit bytyqi akoma sjan gjet.
Urime Kosove qlirimi po vjen, sot eshte dite historike, duhet festuar kete dite te madhe.