Ish zv.kryeministri i Albin Kurtit, në mbrojtje të Thaçit e Veselit: UÇK nuk mund të akuzohet kurrë, lufta për liri nuk gjykohet

24 Qershor 2020, 18:50Rajoni TEMA

Anëtari i Vetëvendosje Haki Abazi reagon pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale kundër Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit e kreut të PDK-së Kadri Veseli për krime lufte.

Ish zv.kryeministri ne qeverin e Albin Kurtit thotë se vrasjet e patriotëve shqiptarë dhe krimet kundër shqiptarëve janë ato që duhet të zbardhen, ndërsa lufta e UÇK për liri nuk mund të gjykohet.

Reagimi i plotë:

“UÇK janë luftëtarët, dëshmorët dhe veteranët që luftuan me nderë dhe nderuan emrin Shqiptar dhe flamurin shqiptar me Besë e me betim për lirinë e vendit kundër okupatorit Serb e nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari. 

UÇK kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuarave sepse vullneti e guximi i kombit tonë për liri nuk mund të gjykohet e as të akuzohet. 

Lufta për liri është e drejtë e jona ashtu siç edhe e drejta për të qenë bashkë. 

Vrasjet e patrioteve shqiptar dhe krimet kundër shqiptarëve duhet të zbardhën ato nuk falen,”

1 komente në “Ish zv.kryeministri i Albin Kurtit, në mbrojtje të Thaçit e Veselit: UÇK nuk mund të akuzohet kurrë, lufta për liri nuk gjykohet”

  1. Lanabregesi says:

    Nuk lahet muti me shurre themi ne ketej,dhe ju vetefundosesit keni kohe qe keni hape fushate kunder luftes heroike te UCK-es.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje