VIDEO: Çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë përplasjes së Artan Lames me banorët në Lukovë

24 Qershor 2020, 20:53Sociale TEMA

Kreu i Agjencisë së Kadastrës Artan Lame ka qenë sot në Lukovë për të biseduar mbi procesin e nisur mbi regjistrimin e pronave.

Por vizita e tij është shoqëruar me debate të forta nga banorët e zonës, të cilët i kanë kërkuar llogari për punën e Kadastrës.

Në media sot u raportua se Lamen e përzënë nga zyrat lokale. Por si qëndron e vërteta?

Pas debatit, palët u ulën në tryezë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

“As kam për t’ju marrë tokat. Nuk besoj që mendon se ndonjë nga ju mendon se ka ardhur Artan Lame t’ju marrë tokat.

Por nuk kuptoj? Po të kisha ikur unë? Do veja në Tiranë, ti thoja Tiranës ata janë të çmendur?

Siç kanë ndenjur 30 vjet, do rrinë 30 vjet të tjera se ka një arsye pse keni ndenjur 30 vjet”, ishin fjalët e Artan Lames gjatë takimit.

4 komente në “VIDEO: Çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë përplasjes së Artan Lames me banorët në Lukovë”

  1. lesh e li says:

    Njerez qe nuk dine as te flasin e as te degjojne. Te cmendur vertet. Ik e leri ne cmendine e tyre.

  2. Koleksionisti says:

    Tall trapin o Lame talle…
    Dikur ankoheshe se s’kishe lekë.
    Tani na del milioner, madje me hobe te renda zotrote koleksionet…

  3. Cjapi says:

    O Lame…e kuptoni që po lini nam…..nuk ka më besim njeriu te Ju…janë bere keto zyrat e leglizimeve dhe kadastrave nje kancer i vërtet.. pi vjedhin haptas dhe pa frike…do të thotë vjedhja vjen nga lartë…shikoni atë të Fierit,eshte i babezitur…

  4. Niku says:

    Kadastra Shqiptare eshte kanal zyrtar? Kush I shkruan titrat? Ndonje 5 vjecar qe s’ka vajtur ne shkolle akoma? As do marr mundimin te harxhoj kohen ta shikoj, por nga foto me lart, “une” dhe “jane” marrin e ne fund. t’i eshte me apostrofe. Pse s’beri nje cope muti ai yt ate te pakten hanin qente e lagjes e kenaqeshin, po vajti beri ty, te coi dhe ne shkolle kot se s’ke thither gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje