Shqipëria u trondit sot pasi një vajzë shumë e re, vetëm 34-vjeçe, humbi jetën nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 34 vjeçarja nga Librazhdi, e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Shqetësues është edhe fakti se të shtruar në Infektiv me simptoma të rënda ka edhe të tjerë persona të moshave të reja.
Ministria e Shëndetësise njoftoi se, “vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, përfshirë edhe mosha të reja”.
Këto të dhëna janë alarmante, pasi COVID-19 po tregon se edhe të rinjtë janë të rrezikuar.
Shumë të rinj tregohen të shkujdesur, pasi ekziston një perceptim i gjërë se nuk janë të rrezikuar.
Në fakt OBSH dhe specialistët e mjekësisë kanë raportuar se të rinjtë janë më rezistentë, por jo të paprekshëm.
Insuficence Renale Kronike, Diabet dhe Hipertension…por vdiq nga Koronavirusi. Lajme pacavure per te frikesuar miletin. Nderkohe we lejojme boten te na vije e te na rrije pa teste te kryera e pa karantine.