Sot do të nisë punë transporti publik ndërqytetas, pas tre muajsh shkëputje nga pandemia Covid-19.
Të gjithë autobusat dhe urbanët publike janë të lejuar të punojnë sipas protokollit të sigurisë me 13 pika të masave ndaj COVID-19 që detyrojnë përdorimin e një kapacitet deri në 70% si dhe uljen me maska diagonal të udhëtarëve.
Ndonëse ky vendim është konfirmuar edhe nga ministrja Belinda Balluku, shoqatat e transportit janë të përçara. Mirëpo, shoqatat në disa qytete do të rinisin punën, duke rënë në këtë mënyrë dakord me rregullat.
Autobusët nga Korça, Vlora, Shkodra e Fieri do të udhëtojnë sot drejt Tiranës, por edhe drejt qyteteve të tjera.
Ndërsa në Tiranë shoqatat e këtij sektori në Tiranë janë gati të rishikojnë kërkesat e tyre nëse protokolli ndryshon, në të kundërt ata kanë deklaruar se nuk e rinisin aktivitetin.
O Tema
Urbani nuk hapet. Ku e degjuat kete ju ?
Nuk jemi gati. Vetem linja Kombinat-Kinostudio ka 30 stacione, vajtje e kthim. Kush do kontrolloje fluksin ?
Jemi ne kulmin e pandemise.
E shihni sa te infektuar jane ?
Urbani eshte “bombe me sahat”
Qeveria duhet te paguaje punonjesit e urbanit.