Apologjia e "Turit", që quhet Mimoza: Nuk mund të hesht më, pas një furtune që nisi nga hiçi!

23 Qershor 2020, 17:14Sociale TEMA

Nga Mimoza Islami (Verzivolli)*

Detyra ime është t’ju tregoj se virtytet nuk i blejnë dot me para, por paratë dhe mirësia e njeriut fitohen duke patur virtyte. Në qoftë se mendoni që këto që ju thashë janë gabim dhe u sjellin të rinjve dëme, atëherë mund ta quaj veten fajtor – “Apologjia e Sokratit”

Jo më kot iu drejtova thënies së mençur të Sokratit. Sepse dua ta ringjall frymën e revoltës së filozofit të lashtë grek, në kushte dhe rrethana të reja, në një situatë të re, në kohët moderne, në kushtet e demokracisë shqiptare (jo greke). Shekuj më pas….!

Heshta ditë të tëra përballë sulmesh e goditjesh të pamerituara, strukur dhe terrorizuar prej fyerjesh të pakuptim, duke iu kthyer e rikthyer “gabimit” të madh… sepse guxova të përqafoja një frymë të re, sepse doja të kapërceja gardhe betoni, për të mbërritur me hapa të kujdesshëm në një terren të pashkelur më parë, drejt zhvillimit.

Guxova të thyeja “rregullat”e ngulitura, për t’i dhënë një kuptim të ri pushtetit të dijes.

E urreva natyrën e dijeve që e orientojnë qenien njerëzore, për të qenë ripërtypëse të “gjellës” që ofrojnë të gatshme autoritetet “superiore” (ato “vjellin” dhe “vjellin”, në të njëjtën formë, me të njëjtët përbërës, pa shtuar qoftë edhe vetëm erëzat në gatesat e tyre të mbytura nga myku, ndërkohë që trufoshnjarakët e paditur – ky është perceptimi i tyre për çdo nxënës e student – duhet të “gëlltisin”, ashtu të papërpunuar, përzierjen e servirur).

E urreva… dhe e urrej… sepse ata që e servirin këtë “pjatë dijesh”, besojnë se janë Zoti mbi këtë Tokë!!..ose më “të zotë” se unë… ose, se disa si unë… ose, se shumë si unë…

Shumë si unë! Sepse duhet t’u jenë veshur keqazi sytë, nuk di nga ç’masë verbërie, t’u jenë mpirë thellë vatrat e mendimit, t’u jenë tharë burimet e arsyetimit, që të besojnë se jam vetëm. Si mundet të bëhet vetëm kjo luftë për zgjimin?

Gabova vetëm në një pikë! Nuk e kisha parashikuar lukuninë e panumërt, që priste në ethe për të më përpirë në humnerën që, me nxitim marramendës, përgatiti për mua.

Më donte të masakruar!

Më donte të ekzekutuar!

Më donte të vdekur!

Sokrati i lënduar lëngon: Sa gjë e çuditshme, o qytetarë të Athinës! Ne shohim perënditë, idetë, ëndrrat, ngjarje të së kaluarës e të së ardhmes e vetëm hundën tonë s’mund ta shohim mirë. Unë tani po e kuptoj, si një e një që bëjnë dy, se me të vërtetë i ditur është ai njeri, që do të mundë të shohë hundën e tij…

Kurse unë, Turi, po kaq i trazuar e i lënduar, këlthas me po të njëjtën britmë në kohët e reja:

Ҁ’po ndodh?

Përse ky kryqëzim?

Kujt i shërbeu?

Cilët janë xhelatët?

Janë ata që kërkojnë që, me zhdukjen time, të mbrojnë moralin që lëkundet në shpirtrat e tyre. Në krahasim me ata, unë s’kam bërë gjë prej gjëje.

Ja një pasqyrë e së vërtetës sime…

Nuk di, cili e flaku i pari “dorashkën” e dyluftimit me mendimin e ri, cili e shkrepi i pari “automatikun” për të derdhur “breshërinë e plumbave” mbi idenë progresive; cili ngriti “sëpatën e ndryshkur” për t’i prerë kokën asaj krijese delikate, që prej vitesh priste të ngrihej në këmbë, ashtu duke u kalamendur (simotrat e saj në botë prej kohësh e kishin fituar drejtpeshimin në lëvizje, po kush pyet!). Nuk e di.

Vetëm se nuk më shqitet nga mendja portreti i atij njeriu që më mësoi si ta lexoja legjendën e Kështjellës së Rozafës, nën një vështrim të ri (“Ikja nga kompleksi i Rozafës”), si të mahnitesha nga fuqia e asaj legjende, teksa e ndeshja brenda një perceptimi të pahasur më parë. Besoj, ju kujtohet edhe juve…. të gjithëve!

Unë për vete, sa e sa herë, nxita kërshërinë e nxënësve të mi, për ta interpretuar simbolikën e saj nën një dritë të re mendimi. Dhe, çdo lexim e rilexim, më ndizte imagjinatën, më qartësonte logjikën, po aq sa ma lartësonte para syve të mi autorin e kësaj perle të mendimit krijues.

Po tani?

Ҁfarë të mendoj për krijuesin?

Kush është ai?

Njëri nga vëllezërit?

Njëri nga pushtetet?

Njëri nga Vagnerët, që u zbeh poshtë shkëlqimit të Faustit?

Joooo ….. mos më keqkuptoni, nuk pretendoj të jem Fausti. Unë nuk jam! Por është e sigurt që autori, dikur aq i adhuruar prej meje, sot zbriti në skutat mesjetare të Vagnerit, me sloganet e tij të pakundërshtueshme, me dijet e tij të mbetura në vend, me frymën izoluese, me agresivitetin e pambështetur, me etikën e zbërdhulët…

Ҁfarë të mendoj për krijuesin?

– E gjetët, profesor, viktimën e pambrojtur, “Rozafën e brishtë”, për ta flijuar në muret e kështjellës që po rreket të ndërtohet? Në këtë luftë të pamoral? Do ta murosni bukurinë e saj, në vend që të kontribuoni me ushqim të shëndetshëm për ta përsosur atë më tej?

Kaq e vështirë ishte që, në vend se të rrëmonit për të gjetur “difektet” (të qena e të pa qena; shpesh herë kërkimet rezultonin qesharake, të stisura e turpëruese për ju) dhe për t’i flakur ato drejt një publiku, aspak në korrent të problemit (por shumë të ndjeshëm ndaj imazhit tuaj), të kujdeseshit që të funksiononit pozitivisht, duke hequr dorë nga mendjemadhësia, e cila në vetvete nuk është tipar i njerëzve të mëdhenj?

Bëtë gabim që e prekët këtë tempull, profesor! Bëtë gabim që u përpoqët të hidhnit baltë mbi të!

Çfarë t’ju them për “specialisten” e 2009-ës e ca pak vite më tej, që beson se, me kohën, kujtesa e njerëzve teret në ajër dhe shpall se drita e së vërtetës është në mendjen e saj?

– Si mund ta harrosh, ish mikja ime, se kam qenë dëshmitar i bëmave të tua, i “telasheve” që i solle ndërtesës mbi të cilën sot hedh baltë pa ngurrim, me produktet “scarico” që munde të fabrikoje? Unë vetë nuk e harroj sa jam përpjekur t’i jepja formë “poçeve të tua prej balte”, që i modeloje me mendjelehtësinë më të madhe; nuk e harroj sa jam mërzitur e lodhur asokohe dhe sesi shpërtheva në lotë inati nga pafuqia për t’u përballur me situatat absurde që krijove.

Ky tempull i ka akoma të freskëta gjurmët…. dhe pastaj, sa …..

Shhhhhët!…Hesht, Turi!

Mos bjer në atë batak!

Mos i konkretizo gjërat!

Ajo kaq gjë do ta kuptojë vetë….

Ju kishit nevojë për një viktimë, jo që të mësohen fëmijët tuaj të jenë të ndershëm, por që të kenë frikë nga përgjegjësia!

Bëtë të pamundurën për të rrëzuar një ngrehinë shkencore, pa e njohur as fare pak strukturën e saj (fëmijët tuaj po, ata e njohin, por struken nga presioni i sedrës suaj të sëmurë për të qenë prindër fëmijësh “ekselentë”…. sa shumë ekselentë ka ky vend?! … ekselentë, të terrorizuar për të qenë medoemos të tillë)…

Dhe, duke mos e njohur mekanizmin e kësaj ngrehine, s’mund ta rroknit kuptimin e ekzistencës së saj. Sepse kishit mbetur prapa me mallrat stok të magazinave tuaja, që s’doni e s’doni t’i ndryshoni!….

– Si mendoni, zonjë, se nuk janë tregues domethënës për atë çka përfaqësoni, “prodhimet” tuaja të përvitshme, teksa vlerësoni arsimtarët e ardhshëm, me quitze mediokre, të një natyre të tillë:

Cili shkrimtar u padit për imoralitet pas botimit të veprës së tij:

A) Trebeshina

B) Hygoi

C) Floberi

D) Camaj

Sa ma pështjellojnë stomakun! A nuk vlen më shumë që nxënësi t’u nënshtrohet pyetjeve që e ndihmojnë atë të zhvillojë arsyetimin, logjikën, analizën e sintezën, sesa të riprodhojë njohuri në mënyrë mekanike?

Ç’ndodhi me të gjithë ju, që mbërthyet skenat e teatrit të kohëve moderne, për të kamzhikuar “fajtorin” që s’ju pyeti kur shtriu krahët në hapësira të parrokura deri tani? Menduat se do të më stepte në rrugën time (në rrugën tonë) mendjengushtësia juaj, shpifjet dhe trillimet dashakeqe tuajat?

Lavdi Zotit që kam patur fatin të studioja nën kujdesin e pedagogëve të nderuar, të përmasave të mëdha (të tilla përmasa nuk i gjeta dot sot, mes “kritikëve” pengues). Respekte, për atë brez pedagogësh që i mungojnë sot auditorit universitar! Për ata që nuk “mëshiruan” ekselentët….

Sa për ju…. mjafton të pyesësh studentët e sotëm që t’ju tregojnë mbi heqjet e mundimet e tyre për të deshifruar leksionet tuaja (jo rrallë përkthyer për llogarinë tuaj), që i recitoni e rirecitoni vit pas viti, pa u ndryshuar as presjen.

Po ç’mund të them për disa zëra, që kanë nënshkruar bilance skandalesh të njëpasnjëshme, kur kanë shërbyer në institucionin që sot (paturpësisht) po linçojnë? Janë aty pasojat e bëmave të tyre … të drejtorëve e ish drejtorëve, të ministrave e ish zëvëndës-ministrave (zëvëndës-ministreshave, më saktë!), të cilët gjithçka që e projektuan (vetë) dje (idenë e nisur bukur e zhvleftësuan rrugës, në fakt), e “vrasin” (po vetë) sot…. Jehona e “heroizmave” të tyre ndihet ende.

Po kaq fort dëgjohet kakofonia e tingujve të “korit të brekosave”, që prej vitesh vijojnë të kllapuriten në të njëjtat ujëra… pa sjellë asnjë ndryshim në lëndën që ofrojnë, për t’i ndriçuar mendjen këtij brezi, që synon frymën e ndryshimit…. asnjë ndryshim, asnjë hap përpara, por vetëm reduktim …reduktim… të një materiali tekstor (dikur të plotë), por tashmë të zbrazët.

Ata promovojnë dështimet e tyre sa herë gjejnë hapësirë në treg, përmes “korifenjve” misionarë.

Të gjithë ju, me tymnajën që ngritët, influencuat deri edhe mendje të shëndosha studiuesish, duke i çoroditur ata me një bum informacionesh false, dhe i përfshitë edhe ata (që mbeten emra të nderuar në profesionet e tyre) në kauzën tuaj të shkatërrimit, …. në emër të lirisë?!….

E mbollët gjuhën e urrejtjes, e hodhët lëndën helmuese në trutë e njerëzve, përmes masmegafonëve që kënduan këngën tuaj…

Turiiiii…. ! Pusho …. Pusho!

Dua të jem i kujdesshëm, por e vërteta duhet thënë: Kredoja juaj është se, sa më pak mendon qytetari, aq më i urtë është… (Ah, Sokrat! Sokrat!)

Kredoja juaj! Por, jo imja!

Dhe unë nuk jam i vetëm në rrugëtimin tim. Jo! Unë jam me ata që investohen me idealizëm për të shtruar shinat që ju as nuk doni t’i cekni, sepse avionët tuaj prej kartoni ju mjaftojnë për të ushtruar pushtetin tuaj.

Unë kam me vete atë numër të madh kontributesh njerëzore, që mbeten modestë në sakrificën e tyre. Kam komunitetin e nderuar të cilit i përkas prej 20 vitesh (pa ngjyra politikash apo interesa meskine).

Ata po, ata mund të më gjykojnë. E mirëpres oponencën e tyre.

Ata e njohin rrugën ku po shkel unë. Se është edhe e tyrja. (Me sa duket, jo e juaja! E zbulova sot, në këto ditë sulmesh që tronditën shumë themele të besimit tim, pas jo pak vitesh punë). Ata, edhe nëse më kundërshtojnë, e di që, në thelb, luftojnë për të njëjtin qëllim, të cilit i jam truar edhe unë. Në fund të fundit, barrën më të rëndë e mbajnë ata. Në përditshmërinë e tyre. Me mundin e pashpërblyer.

Hesht, Turi….hesht! Mjaft më!

Po si mund të hesht, pas një furtune që buroi nga hiçi, turbulloi atmosferën jo pak të ngarkuar me gjithfarëlloj toksinash, u vu në shërbim të hiçit… dhe… u gremis në hiç!

Botë e egër!

Mos e shkatërro një fidan që do të sjellë një erë të re; vadite me kujdes, krasite nga barërat e këqija, nga insekte që e mbytin, i marrin frymën dhe e dëmtojnë!

Mos e këput bimën e re, që në krye të herës … madje pa e parë mirë, pa ia ndierë aromën, pa i mbledhur frutat! Mos e përziej gjithçka që kërkon të formësohet natyrshëm, në beteja të tilla të shëmtuara!

Njerëz! Nëse doni t’i ndihmoni fëmijët tuaj të bëhen të zotë në jetë, lejojini ata të përballen me sfidat që u ofron koha!

Mos ua deformoni shijet dhe shpirtin!
Mos ua gjymtoni mendjen!
…..

Unë e thashë fjalën time.

Më pas, mos thoni më që unë heshta dhe nuk e bëra paralajmërimin tim, për humnerën ku do t’ju shpjerë rruga që po zgjidhni!

Tani, po!

Tani do të hesht.

Më në fund, do të marr frymë i qetë se e çlirova të vërtetën time!

*Mimoza Islami (Verzivolli) është autorja e testit të Letërsisë debatuar gjerësisht së fundmi në media.

(DITA)

71 komente në “Apologjia e “Turit”, që quhet Mimoza: Nuk mund të hesht më, pas një furtune që nisi nga hiçi!”

  1. Prind says:

    Respekte Mimoza! Zoti i meshirofte te gjithe ata qe e trashen ” Turin”, tamam si per t’u treguar brezit te ri, se cfare analfabetesh funksionale sot marrin guximin te gjykojne dhe te japin mendje papushim , kur vec mendje nuk kane. Ata e quajne nje pyetje te mire ,vec kur pergjigja e saj gjendet shqeto ne liber, sepse kurre nuk kane mundur te vene ne pune ate qe nuk e kane, trurin. E kuptoj si mund te jesh ndjere keto kohe moj zonje, por te lutem -Ji krenare per veten dhe per punen tende!

    1. Gertruda says:

      Po pse nuk spjegon testin ti por ke bere nje carcaf koti?
      Ne se je e zonja na sqaro shkencerisht e mos hidh vrer ne kater anet!
      Dukesh qe ke nevoje per mjekime mendore!
      Gjynah e shkreta,qe e keni lene ne vetmine e saj!
      Paska bere shkence te madhe por nuk ia ditem!

      1. tori says:

        E nderuara Gertuda: Kto lloje testimesh per te kontolluar asimilimin e lendes mesuar kryhen ne te gjitha shkollat e mesme,kolexhet e Universitetet ne te gjithe boten.Esenca e ketij provimi konsiston ne :zgjidhjen logjike te pyetjeve te provimit lendes se mesuar qe nxit e forcon imagjinaten e rrit sigurin personale, larg pergjigjeve mekanike standarte per lenden e mesuar e teper te vjeteruara per kohen e sotme.
        Cdo gje e re eshte e veshtire qe te perdoret e aq me teper ne arsim ku kerkohet nje revolucion cilesor i gjitha llojeve te arsimit e futjen sa me shpejt te mendyrave moderne te kontollit te dijeve te pervetesuara.Ne dukjen e pare eshte pak e veshtire ,vecanarisht ne Shqiperi ku niveli intelektual e arsimor i popullates eshte me i dobeti qe te mos te themi jemi kombi me i pashkolluar e me injorant ne Europe.Cdo veprim apo mendim i jone e tregon kete.Qe te bindeni per keto qe shkruajta lexojeni komentin e Tropojanit.ZOTI i ka dhane tru por ajo cope truri duhet te punoj ,por gjenetikisht ai e ka trunin te demtuat e GENI I LLOGJIKES E INTELIGJENCES ne ADN fatkeqesisht nuk i punon.Duhet kohe per reabilitu ose me mire te rigjeneruar genet e demtuara.
        Bravo Mimoza per formulimin e tezave te provimit,per guximin tend sigurisht edhe te ministres per futjen e metodave te reja te kontrollit dijeve(krejtesisht te panjohura ne Shqiperi).Eshte per te ardhur keq per sulmin ndaj jush te “intelektualeve ” te plakur me fjalor denigrues maksimalisht e aq me teper kerkojne te merret parasysh edhe mendimi i nxanesve per tezat e kontollit diturive(rast i pare i tipit te kesaj kerkese ne bote) mundesisht te kene edhe teza te peraferta me ato te provimit.Pra gjithecka shabllone e parapregaditur ku mungon vetem pergjigjja mekanike
        Zonjushe Mimoza te jeshe krenare per punen tende.Nje shprehje e bukur shkodrane thot:birat e murit e fjalet e hallkut(njerezve) nuk mbyllen kurre.

    2. apapa says:

      Po ca lesh apologjie! Kjo eshte me teper ne sulm ndaj te tjereve sesa nje analize objektive per veten dhe ate qe beri.

      Mos u qurravit kot zonje! Ajo qe ju bete ishte skandaloze, asgje me pak.

      E para njehere, pse dreqin vjedh nje provim nga nje shtet tjeter qe nuk ka fare lidhje me ne. Cfare dreqin te beri te mendoje se vjedhja e nje provimi do dilte me sukses!

      Se dyti, perkthimi ishte skandaloz. Mire qe nuk dini Anglisht, po pse nuk e shkruani ne Shqip? Pse duhet ta vjedhesh nga nje gjuhe tjeter? Shkruaje ne Shqip, per ate paguhesh. Pyetje pa lidhje, situata pa pergjigje te sakte qe nuk mat absolutisht asgje ne aftesite e nxenesve me ate provim skandaloz.

      Se treti, nuk ta kane fajin te tjeret qe ju jeni e paafte. Fajin mbaje vete. Mos u versul kot publikut sepse askush nuk do ishte tallur me ty, po te mos kishe bere te gje skandaloze.

      Se fundit, nje ore oratori carcaf qe nuk thote asgje, nuk i vlen askujt. Nuk lexova ndonje pranim faji nga ana jote, thjesht sulm ndaj te tjereve. Nese nuk je e afte per ate pune, shko merru me dicka tjeter. Nese je e afte, beje punen sic duhet, mos plagjarizo, mos vidh, shtrydhe trurin, shkruaj Shqip, dhe pasi ta kesh mbaruar jepja 10 eksperteve te gjuhesh Shqipe qe ta redaktojne nga ana e gjuhes, sintakses, dhe logjikes.

      Kaq.

  2. drita says:

    Mimoza falmnd kishim nevoje te ndigjonim dicka me e vlere , dinjitoze dhe te bukur ! Sikur te ishin me shume njerez si ti

  3. Celo Mezani says:

    Mimoza ne futboll ka nje shprehje “E mire ideja, por keq realizimi” kur nje lojtar kerkon te beje nje pasim ose gjuajtje te veshtire qe ti kap kundershtaret ne befasi por i qe del per keq.
    Mos u be ballkanase tipike qe gjithe fajin e kesaj gjullurdie e sheh tek te tjeret dhe aspak tek vetja.
    E para. Qe ideja juaj novatore dhe e dobishme te korrte vetem frute te embla dhe jo me shume te hidhur sesa te embel, duhej qe dikush ta redaktonte tekstin e tezes qe te vinte tamam era shqip (lexo komentin gjuhesor te Ardian Vehbiut).
    E dyta, teza duhej te merrte ne konsiderate qe ky ka qene nje vit anormal dhe stresues per maturantet, ku shumicen e vitit nuk shkuan fare ne shkolle, dhe si te tille nuk ishin kampioni i duhur per te filluar eksperimentin e ri
    E treta (dhe ketu nuk ka lidhje fare me ju), koha e provimit duhet te ishte 30-60 min me e gjate.

    Bravo per idene dhe kurajon, por u shkepute me shume seç duhet nga realiteti shqiptar, do te ndodhi prape ky aksidenti qe te ndodhi.

  4. a says:

    eeeee po paske mare shume viza moj. nuk arij ta koptoj se s kam nerva te lexoj nje te droguar. ti po flet me vete para pasqyres. ti e bere testin e gjuhes. po qe keshtu tani qe lexova keto te falet. kujdes se infektove besen.

    1. ai says:

      kot flet ti miku se nuk ditke shqip

      1. Titaniku says:

        Kjo mu duk rendè.A eshte ne terezi kjo zysha?Kush ka nerva ta lexoje deri ne fund hartimin e saj.E cfar pastaj qe e kane ofenduar ish koleget e saj?Jeton ne shqiperi kjo,ku gjykatat e prokuroret kane bere gjèma?Ku policia pothuaj mbolli gjithe territorin me kanabis apo ne rastin me te ndershem ndau fitimet,ku ka grabitje me shumice,vrasje,ndertime kaotike me dhe pa leje,ku qeveria dhe opozita jane banda KCK,njerezit ikin me deshperim nga syte kembet,ku vetem 20%e shqiptareve votuan ne zgjedhjet e fundi ,tenderat,oligarket,propaganda Gebelsiane e çmendur nga Kreu i Qeverise e Bashkise Tirane deri te Kreu Federates Futbollit.

    2. A says:

      Shume keqardhje ndjej per nivelin tend te kultures (se nuk dua te te ofendoj inteligjencen)

  5. a says:

    pse nuk dole qe diten e pare ti apo s kishe miell. tani te erdhi frymezimi. ju keni ikur per lesh po do bejme si do bejme dhe nje vit pastaj nga syte kembet ti bashke me turin.

  6. Mos garo me gocat e reja! says:

    menyra si shkruan tregon qe dicka nuk shkon mire me kete grua
    shkrimi i saj ngjan me manifesto – cregullim personaliteti

    1. A says:

      Je shume e dobet dhe e ceket nga ana kulturore nese e gjykon kete shkrim si nje shkrim nga dikush ne probleme mendore. E vetmja gje eshte te ndjej keqardhje per intelektin tend

    2. Zigzag says:

      Shqipot kur duan te hedhin valte ,gjejne vetem anen psiqike,qe ju siguroj tek ajo zonje eshte kristal,kurse te ju qe egjykoni,prej vitesh e pakuruar

  7. Mos garo me gocat e reja!! says:

    menyra si shkruan tregon qe dicka nuk shkon mire me kete grua
    shkrimi i saj ngjan me manifesto – cregullim personaliteti

    1. Rob Zoti says:

      Do ta ketë kopjuar dhe këtë monologun. Ku e gjen guximin që shan mbarë e mbrapsh?
      Ej ha qënke lidhur me 5 G.

  8. iksi says:

    O z. Mimoza , ti kete sqarim e ke bere per njerez me tituj akademik pra shume te afte , mirepo rraca kritikuese qe kan blere diplloma mastera , qe kan kopjuar profesoret diletante te tyre dhe te paafte qe e shkatrruan arsimin tash 30 vjete . A ke pare se neveri na krijohet kur dalin e flasin keto medemek profesor qe siç thashe me lart kane blere dipllomat , kan blere notat kane blere çdo gje dhe te gjithe me plagjiature gjoja duan te perdorin fjale te huaja qe nuk dine ku dhe si duhet perdorur qe nuk jua dine edhe kuptimin . Keto medemek profesor nuk dine matematike nuk dine historine tone apo edhe gjeografine e vendit tone nuk dine gjuhen shqipe as ne te folur as ne te shkruar po le pastaj te marrin vesh nga shkenca . Aman moj Mimoza dhe ju te ministrise te arsimit luftoni te na nxjerrni njerez te ditur nga keto shkolka dhe sa ma shpejt te zevendsojme injorantet qe kan kap mjaft nga vendet kyçe qe te shpetojme gjuhen kulturen traditen nga keto shkatrrimtare te paafte dhe kriminela .

    1. Interesant says:

      o pallosh, nuk nxjerr Mimoza nxenes, nxjerr shkolla dhe mesueset qe ju del fyti vendit gjithe vitit.
      Keto si Mimoza kalojne 20-30 vjet ne nje vend pune si QSHA apo Ministri, mbeten komplet parapa ne kohe dhe em zhvillimin, dhe bejne keshtu lloj menxyrash per te qare e per te qeshur.
      Kthjellohu o shoku, kthjellohu!

      1. Hana says:

        Qenke shume I mencur, o interesant. Je me mire kur nuk flet. Ha nje buke misri me dhalle e rri rehat. Kaq di te besh mire.
        Sikur nuk ke tru qe ta kuptosh dhkrimin. Duhet te jesh ca I lexuar, or mik

  9. Ce says:

    Exelent, nuk i shtoj asnje fjale analizes tuaj perfekte. Vetem se para se te benit tezen e letersise duhej te ishit konsultuar me pare me strategen nderplanetare, kozmike, nderkombetare, leshelike me shkolle te mesme qe mbulon arsimin tek leshelija Kejdi dhembcakallja, si dhe me gjithollogen e leshitdhise Nora bythderrja. I pate lristat e haremit erotiko politiko naziskino te Jales qe protestonin para ministrise nen drejtimin e sharebajges Floida surratufoja. Prandaj ato duan harem jo mesim. Duan vetem hardallosje, shkuma party, erotizem.

    1. populli says:

      Të lumtë Ce i the të tëra.?

  10. idhir says:

    Testi duhet te ishte:
    Sa eshte siperfaqja e shqiperise?
    1.28000 km2
    2.Tirana
    3.Meksika
    4.Naim Frasheri

    1. Goni says:

      Fix e ke gjetur. Por keto I ben niveli I larte I pedagogeve. E degjove si tha ajo pedagogia? Nuk kishte gjetir pyetjen qe e ka bete 85% e nx. Ja niveli I laraskave te universitetit qe na can koken gjithe javen.

  11. Prindi says:

    Tani qe ta kuptoj qarte une prindi i nje maturante:
    Kjo Verzivolli nuk ka faj!
    Ministrja, jo e jo!
    Drejtoresha e QSHA, ç’ne me faj ajo?!?
    Mesueset, stafi pedagogjik dhe shkolla, keta gjithsesi pa faj, se testin e bene te tjeret, dhe modeli I dhene per tu pergatitur nxenesit ishte ndryshe..
    Me faj dalin maturantet (se ata e duan testin e lehte, ata qerratenj!)
    Me faj dalin edhe prinderit, per injorancen e tyre qe per dreq nuk e kuptojne “deshiren e mire dhe largpamese” te ministrise & co. per ti zhvilluar femijet e tyre te trashe!
    Tani nje pyetje kam per ju qe rrini “nga ana tjeter e lumit”, dmth Ministri, QSHA, etj..
    – A e dini se rroga juaj paguhet nga familjet e nxenesve, dmth nga prinderit e tyre. Per me teper, duhet te dini qe periudha e pandemise, per nxenesit ka qene e veshtire psikologjikisht, etj.., ndersa per prinderit qe punojne ne privat ka qene dhe financiarisht, edhe te gjitha bashke..?
    Pra minimumi juve duhet te kerkoni falje me perulesi per ne qe ju paguajme, sepse nuk e keni bere detyren mire, ne ato kushte qe eshte niveli i caktuar i nxenesve, niveli shkollave, niveli I shoqerise dhe koha qe jetojme!
    Ndersa maksimumi do ishte qe ju te gjithe te shporreni dhe te lironi vendin dikujt tjeter, qe merr persiper ta beje punen me mire!!
    Nje shtese mendimi:
    Po sikur te ndodhte kjo ne kohen e monizmit, ne ate kohe qe ju jeni formuar, e keni parasysh se cfare do te ndodhte per hartuesit e tekstit te matures??
    Minimumi do ishin prapa hekurave.
    Keshtu qe, heshtni dhe largohuni se jeni me fat.

    1. Dorina says:

      Ne ate kohe nx as qe e diskutonin testin. Tani I manipulon politika dhe I ve si delet perpata.

    2. hahaha says:

      prind me kar se ky nuk mund te kete……..sipas arsyetimit te ketij palo prindi eshte…………… nese niveli i femijes eshte injorant atehere pyetjet duhet te jene injorante…..bobobobob…..ku ka arritur…..po na bejne sikur kalamojt kane qene gjithe kohes ne lufte kur e di gjith mahalla qe kane krrujt lesht ne shtepi……e perseris, nje prind me injorant dhe me medioker nuk menodja se do te lexoja ndonjehere……..ska si te dali femije ndryshe….Injorant….derrrrrr……..me ben te vjell

  12. iksi says:

    edhe mëso shqip:
    ZËVENDËSKRYETAR m.
    Zëvendësi i kryetarit; nënkryetar. Zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave. Zëvendëskryetari i kooperativës.

    ZËVENDËSKRYETARE f.
    Fem. e ZËVENDËSKRYETAR,~I. Zëvendëskryetarja e këshillit popullor. Zëvendëskryetarja e këshillit të gruas.

    ZËVENDËSMINISTËR m.
    Zëvendësi i ministrit. Zëvendësministri i Arsimit. U emërua (u caktua) zëvendësministër.

    ZËVENDËSMINISTRE f.
    Fem. e ZËVENDËSMINIST/ËR,~RI.

  13. Nxenese says:

    Celo Mezani e ka thene qarte dhe bukur ndaj mendimin e tij.
    Nje test i tille eshte bere edhe ne maturen kur kam mbaruar une pas kohes se cmendur rremujes se 97/98 na u dha nje test komplet jashte kontekstit, pyetje e tipit ‘gjeje ti cfare ka ne mendje? (Mimoza apo mesuesu)”.
    Ne qofte se kerkon te vlersosh krijimtarine me mire vendos tema te pergjithdhms rruma letrare dhe nxenesi te zgjedheve te shkruaje,sesa pytje te limituara. Ne nje kohe sh sh te shkurter kjo e paralizon nxenesin edhe kur eshte krijues nga natyra. Kam bere provime ne shume shtete por me te veshtirat kane qene ne Shqiperi, sepse materialet ishin hjysmake te kopjuara, te keq perkyhyeara, mesuesit nuk benin mesim por donin tu merrje kurset private qe ofronin, dhe ne fund pyetjet ishin pa lidhje fare me cfare ishte punuar gjate vitit apo viteve.
    Mimoza ne vend qe te shfajsohesh merre kete revolte si dicka per te reflektuar.

  14. Mira Kaz'hani says:

    Njeriu i shëndetshëm di të kërkojë falje
    i sëmuri nuk di
    kaq të them: je në iluzionin e grandiozitetit tënd !!!!!!

    1. hahaha says:

      ti i bo hije tokes …..nuk duhesh per gje….me mire vdis……nuk di as lexim dhe kendim prandaj…….nuk i duhesh njeriu ti….

      1. Mjekra says:

        Hahaha mqs po jep pergjigje per fe gjitha verejtjet pse nuk vjen te jash kete timin osw te burrit te verzivollit qe ti nuk e njeh sa bole eshte ajo dhe pasi te na i jash pak ate qe e ka emrin si ty mendoj fe ankohesh te Hygoi ose Balzaku apo me me mire te Bukovski se ai edhe mumd t’i fuste nje te qire gruas tende. He si mendon ke gjithe ato algernativa o rrote kari.

  15. Mira Kaz'hani says:

    Njeriu i shëndetshëm di të kërkojë falje
    i sëmuri nuk di
    kaq të them: je në iluzionin e grandiozitetit tënd !!!!!!!

  16. Studentja e psikologjisë says:

    Kjo ka përdorur 17 herë fjalën “unë”

    kuptohet se me kë kemi të bëjmë

  17. anila says:

    Edhe sikur dijen e Zotit ta misheronte kjo grua, eshte e mbushur me aq urrejtje dhe perbuzje sa vetem humbje sjell per kedo.
    Sa per cilesine e testit, edhe i gjykuar ne prizmin e logjikes qe ajo deshiron te veshe, ishte nje test i paarrire, nje draft dore e pare. Po ta kishit formuluar dhe perkthyer si duhej do te kishte qene shume me i pranueshem. Cfare skandalizoi njerezit ishte formulimi skandaloz, ai i nje studenti fillestar, qe kopjon dhe nuk di te pervetesoje. Mimoza, mund te beni mesuese letersie ne kohe dimri me bore ne nje fshat, por nuk keni personalitetin qe duhet per te zhvilluar dhe mbajtur nje standard vleresimi ne shkalle republike. Urrejtja juar duket ne cdo fjale dhe kur urreni aq shume nje pjese te madhe, nuk mund te mos urreni dhe studentet, prandaj u perpoqet t’i kapni ne 100 gracka me vend e pavend.

  18. pa vlere says:

    Si s’ke turp!
    Njeri kokeboshe, fodulle, mendjemadhe dhe arrogante!
    Ti mund te pretendosh se je me e zgjuara e globit, por kete pretendim nuk mund ta pohosh dhe ta vertetosh po ti!
    Eshte realiteti qe e verteton.
    Dhe ky realitet kesaj radhe ishte; 31 mije maturante, prinderit dhe familjaret e tyre, qe I njohin ecurine gjate gjithe vitit, jane mesues dhe ish-mesues, gazetare, kritike, analiste, gjuhetare, etj etj..
    Dhe te gjithe keta jane te gabuar ne gjykimet dhe vleresimet e tyre, ndersa vetem ju, dmth Ti, QSHA, dhe Ministria me ministren brenda, jeni ne te drejten tuaj!
    Se ku eshte zhvillimi dhe testimi I kopetencave te dijes te marre gjate vitit tek ai test, vetem Ti dhe soji e sorollopet e QSHA & Ministrise mund ta dine!
    Sa i lumtur jam qe ekselentet shkelqejne pertej Adriatikut (per fatin e tyre te mire, e per fatin tone te keq)
    Ptuuu, tju vije turp!
    Arrogante e injorante te pacipe!

  19. mgj says:

    Para se te dilte pergjigja, kurioze nga gjithe ai presion negativ mbi pyetjen Cfare beri Turi, e lexova .
    Dhe u befasova .Pyetja mu duk e thjeshte dhe pergjigja D e sakte e thjeshte dhe bukur.
    Konkluzioni qe nxora shkurt – Niveli i shkolles dhe i te rinjve qe pergatisin, le shume per te desheruar.
    – Te rinjte sot nuk lexojne libra i duan zgjidhjet te gatshme
    – menyra e punesimit si ne administraten shteterore dhe ne biznesin privat, ku perdorimi i konkurimit eshte
    shume i ulet, sjell pasivitet ne kerkesat per zhvillimin intelektual te te rinjve.

  20. Celo Picari says:

    Kaq nga Mira Kaz’hani jo me?
    Me nje fjale nga kjo komentuesja Mira Kaz’hani *asgje e re nga fronti i perendimit*
    Pak si truthare moj Mira na qenke.

    1. Celoooooooo ,

      kujdes a derbardhe mos te haj mustaqet Lopa !

      Mira ka thene fjal me vende ,he na rruac Celoooo mustaqet .

  21. tropoja says:

    he se do te rikuperohesh shpejt nga gjendja emocionale akademike edukative dhe morale mos e vrit mendjen shume,heeres tjeter me mire bej nje pyetesor per filozofine se letersin e qave fare

  22. Entoni says:

    Moza, meso te perkthesh!!!!
    Artikulli ishte shume i lodhshem me nota tragjiko epiko lirike. Moza duhet te filloje urgjent “prozakun”.

  23. ABC KORCA says:

    Nuk e njoh Turin…por di qe:
    Nuk po jepnin provim per te kaluar ne nje dege te caktuar te NASES apo HARVARDIT…qe te kerkoje risi…o specialiste arsimi.
    O mencuriiii. …risite petdoren per nje dege te caktuar, o mjeshtre…jo per te gjithe nxesit e nje shteti.
    Ku e ke lexuar apo degjuar ti ” specialiste” se risite perdoren ne provimet kombetare?!?!?!!!!
    Kuuuuuuuuuuuuuu……….kuuuuuuuuuuuuu?!?!
    Njerez pa me te voglin vizion…te humbur ne letra

    1. Beni says:

      Nx po testoheshin thjesht per koherencen dhe stilin qe e meson gjate gjithe viteve.

  24. Piro says:

    Ku zonje, e hodhet hapin e pare. Ndoshta jo si duhet, po guxuat. Dhe mire keni bere sepse arsimi jone eshte cope cope. Por me siguri e dini se ndryshimi i gjerave ne shoqerite e pazhvilluara, eshte e veshtire. Sepse sic ka thene Benazir Buto, Idet e reja jane ne shenjester te injorances. Por jo vetem. Ka mjaft interesa qe lidhen me mosndryshimin e gjendjes.

  25. Testi says:

    O zot i madh-humba 20 minuta duke lexuar kete text skandaloz-kujtova se dicka do thuhej me ne fund.

    Edhe pse e bej gjithmone, do vazhdoj ti mesoj djalit tim 3 vjec te kerkoj te falur, edhe per gabime te paqellimshme. Nuk dua te kem te bej fare me kete pjese arrogante dhe egoiste te kesaj shoqerie: Krijon nje test letersie qesharak qe ndikon per te ardhmen e qindra te rinjve e te rejave, dhe e vetmja gje qe i shkon ne mendje eshte te shkruaj nje hartim pa kuptim e pa lidhje.

    Nese ka kercenime e gjuhe te padenje, ke te drejte ti denoncosh zonje, po duhet edhe te reflektosh pak per punen tende.

    1. Alisia says:

      testi, të përgëzoj për edukimin që i bën fëmijës tënd
      sa për reflektimin – mund të jetë jashtë mundësive të “zonjës”

  26. Shoqja e klasës says:

    ku flet edhe kjo për virtyt mos ngeltë kush
    kjo lëpihej për notë e nota në shkollë
    bëhej keq kur dikush merrte notë më të mirë

  27. Alisia says:

    testi, të përgëzoj për edukimin që i bën fëmijës tënd
    sa për reflektimin – mund të jetë jashtë mundësive të “zonjës”

  28. Shoqja e klasës says:

    kur flet edhe kjo për virtyt mos ngeltë kush
    kjo që për notë e nota u lëpihej mësuesve
    dhe bëhej shumë keq kur dikush merrte notë më të mirë se ajo

  29. Titaniku says:

    Dhe ne fund se fundi ne shqiperi ska fund,me thene te drejten ajo pyetja me Turin ishte pyetje idiote!Te tjerat nuk i kam ndjekur…….

  30. Floreta says:

    Jam një mësuese. E respektoj shumë profesionalizmin dhe guximin Mimozës.
    Prindër dhe mësues duhet të punojmë që fëmijët të lexojnë dhe punojnë shumë për të arritur atje ku ata janë të aftë dhe jo atje ku ju dëshironi të jenë.

  31. Tirona says:

    Sinqerisht me erdhi zor kur lexova pyetjen pas gjithe asaj zhurme dhe pasi debatova me nje shok ,pas pune shkova ne shtepi dhe per kuriozitet se mendova se mos ndoshta intelekti I ketij brezi nuk arrin ta kape kete pyetje kaq te thjeshte,ja bera kete pyetje djalit Tim qe sapo ka mbaruar vitin e pare gjimnaz.Pasi e degjoi pyetjen filloi te buzeqeshe ,me pa nje here me mosbesim se kujtoi se po tallesha dhe pa u menduar as nje second me tha pergjigja eshte d ,duke mi arsyetuar te kater fjalite me rradhe pa e pyetur une.Aty u binda se me te vertete ajo nuk ishte pyetje dhe jo te behej gjithe ajo gjurulldi.Do zhgenjehesha shume nese I’m bire nuk do ishte pergjigjur aq shpejt dhe skate.

  32. Besi says:

    O zysh moza ke paske ngel e çmendura e perhershme qe gabimisht jepte mesim letersie te Petro Nini.
    Nga nje (fatkeqesisht) ish nxenesi jot!

  33. Mira says:

    Argumento gabimet, mos filozofo. Arroganca e fodulleku yt ka dashur te djege edhe nx si Melisa Sherifi, per te cilen duhet krenuar kombi, Harvaristja e shkelqyer e arkitektures (klikoni ne gugell e gjejeni) Te jane errur syte nga mbivleresimi i vetes.

  34. Mimi says:

    “O si nuk kam nje guri ti bie malit qe sbezan “ thoshte i madhi Fishta. Zysh Moza vazhdo ti sherbesh aresimit, eksperienca jote eshte e cmuar.
    Po dikush shkruante qe ti ke shkruar per ata qe jane te lexuar jo per analfabetet funksional. Dhe per mendimin tim ka shume te drejte. E veshtire te cajne idete e reja mes injorancet, duhet pune, duhet bashik i truve te te mencurve dhe i injoranteve. Po cjane keta prinder qe justifikojne femijet qe nuk ju mesojne? A e mendoni dot ku po shkon ky vend me breza injorantesh?
    Suksese Moza si gjithmone, e mencur dhe trimereshe. Kjo eshte ndeshje mes DRITES dhe ERRESIRES, dhe duhet te digjen si qiriri disa, qe te arrihet ndoshta ndricimi i injorances.

    1. Mjekra says:

      O mimi. A e di ti se ishte grusht dhe jo gur?! Po ti mund t’i biesh edhe me kar, por prap mali aty do ngelet sepse duhet nje kar i fiqishem si ai i Edit qe e ka lene kete palo zysh ne ministri kaq kohe. Ah moj mimi…

    2. Zana says:

      Mimi, e ka thënë Migjeni e jo Fishta. Dhe ka thënë “grusht”, jo gur”. Sa për saktësim.

    3. Beni says:

      Ti MIMI, qenke nje cope debile dhe injorante! meso ti perdoresh drejt shprehjet! Kete e ka thene Migjeni, o cope mishi! Biles jo “gur”, por “grusht”! Duket sa merr vesh ti, qe do te justifikosh nje cope hartimi te znj. Moza! dhe kjo zonja specialiste e tezes mos te beje hartime idiote pa lidhje, plot sofizma dhe sajesa, per te justifikuar nje gomarllek te madh, qe ra ne kurriz te maturanteve!

  35. Bela says:

    kjo botë po merr fund
    po vjen majmuni nga njeriu

  36. Bela says:

    kjo botë po merr fund
    po vjen majmuni nga njeriu ..

  37. Bela says:

    kjo botë po merr fund
    po vjen majmuni nga njeriu …..

  38. Ela says:

    Mos bej me kot heroinen qe lufton e vetme per nje ideal te larte; nuk je as Promete, as Faust; je viktime e arrogances dhe delirit tend te madheshtise. Ti e besuara dhe e vleresuara nga te tera krahet, pse kete enderr, vizion, nuk e ktheve ne program dhe ta diskutoje me pare me mesuesit, institucionet, median etj? Pse nuk ua dhe me pare kete model testimi nxenesve dhe mesuesve? Sepse vuan nga arroganca, ligesia, deliri i madheshtise. Sespse doje t’i kapje gafil “injorantet”.
    C’lidhje ka risia jote me pyetjet e ndertuara keq?

  39. Nga larg says:

    Si ka mundesi kur behen tezat e provimeve shteterore ti lihen ne dore nje njeriu te vetem? Ne te gjithe boten, per cdo specialitet ka komisione te posacme qe diskoutojne dhe aprovojne pyetjet dhe shpesh merr vite te tera kohe per nje pyetje te perfshihet n etestim.
    Si ka mundesi qe ti lihen keto nje njeriu te vetem qe edhe kur shkruan per te mbrojtur vetveten eshte edhe me konfuze se tezat qe ka formuluar?
    Perse duhet keta studente gjimnazi te “ripertypin gjellen ekzotike” tezonjes ne fjale, meqenese kesaj nuk i pelqen gatimi klasik?
    Ai “njeriu” qe e mesoi si ta lexonte legjenden e Keshtjelles se Rozafes nen nje veshtrim te ri (sepse veshtrimi i pare qe paska patur nuk ka qene i duhuri), me siguri nuk ja mesoi gjate provimit te matures duke ja vene si teze. Nese cdo lexim e rilexim i ndizka imagjinaten dhe i qartesoka llogjiken, cfare pret kjo zonje nga maturantet qe i kane minutat e kronometruara?!
    Do te doja qe zonja ne fjale ta rivleresonte artikullin e saj dhe ti vinte nje note, bazuar ne botimin e saj “Liber mesuesi Gjuha Shqipe 10”. Me siguri do ta kish lene veten ne klase me kete pacavure

  40. Qytetar says:

    Kisha degjuar per inovacion ne mesimdhenie, por eshte hera e pare qe degjoj per inovacion ne formulimin e pyetjeve te provimit.

  41. Majlinda says:

    O Mimi, se na e hutove komplet me komentin tend “intelektual” dhe kurajon qe i jep zysh Mozes te eci perpara.
    Recital’ malsorit nga Migjeni dhe jo Fishta
    O, si nuk kam një grusht të fortë 
    t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë, 

    Nejse, laraska i jep zemer laraskes.
    Urime te dyjave per mendjen.

  42. Nje prej injoranteve says:

    Me ty ne krye qe nuk njeh Migjenin…

  43. Ari says:

    Ça lidhje ka kjo që e bën apologjinë personale? Testi duhet të ishte aprovuar nga një strukturë e pastaj nga një tjetër më e lartë. Pra përgjegjësia është institucionale. Kot bën viktimën.

  44. Anna says:

    Moza,me vjen keq,po qenke psikopate.

  45. Lila ndoka says:

    Turp teza deshmi e injorances se autores, mbrojtja dhe me keq tregon se ajo nuk e njeh bazen teorike te ndertimit te nje quiz, nuk njeh rregullat baze. Autorja kesaj rradhe ne shkrim ka perparu ne nji pike per tua mbush mendjen lexuesve ka ndertu pyetjet me sakte, goxha me mire, ndonese keto pyetje mbrojtje akuze, duken si shtyllat e nje hartim te viteve me pare,,,,,, nga nje nxenes kembengules ne koken e tij qe akoma eshte e pambashur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje