Nga Spartak Ismaili
Shqiptarët që kanë emigruar për të punuar jashtë vendit përgjatë viteve 90, me së shumti, tani kanë arritur moshën e pensionit të pleqërisë. Një pjesë e tyre përfitojnë pension të plotë ose të pjesshëm, bazuar kontributit në vite të punës së kryer në territorin e Shqipërisë, të tjerë jo.
Për shkak të moshës së tyre si dhe të krizës ekonomike që ka përfshirë edhe vendet ku ata aktualisht janë rezidentë , ky segment emigrantësh, e ka të pamundur të punësohet.
Atyre u ofrohet një paketë ndihme ekonomike në kë to vende, bazuar një procedure të caktuar.
Pjesë e procedurës është dorëzimi i një dokumenti të lëshuar nga Instituti I Sigurimeve Shoqë rore, I cili vë rteton nëse personi aplikant për ndihmën, përfiton ose jo ndonjë pension në vendin e origjinës.
Ky dokument, më pas, konfirmohet nga Ministria për Evropën dhe Punë t e Jashtëme, përkthehet nga një përkthyes I licencuar në gjuhë n e vendit ku personi është rezident dhe në fund noterizohet.
Në rastin kur personi nuk përfiton ndonje lloj pensioni është e kollajtë pasi ai e dorëzon dokumentin në institucionet e vendit rezident dhe pë rfiton paketën e plotë të ndihmës ekonomike.
Për të tjerët, shuma që pë fitojnë si ndihmë ekonomike, është diferenca midis paketës së plotë të ndihmës së llogaritur dhe vlerës së pensionit që përfitohet në Shqipëri.
Vërtetimi tip, që aktualisht lëshon Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri, shpreh shumë n e pensionit të përfituar, në monedhën lekë .
Institucionet e vendit i cili ofron ndihmën e konomike, kërkon vlerën e pensionit të shprehur në monedhën e vendit të vet.
Instituti I Sigurimeve Shoqërore edhe si varësi e Ministrisë së Finanancave dhe Ekonomisë, në vërtetimin e lëshuar, duhet të shprehet për vlerën ekuivalente të pensionit në monedhë të huaj, sipas vendit në të cilin do të përdoret vërtetimi, vlerë e cila të llogaritet sipas një metodike të përcaktuar nga Institucionet financiare.
Sa më sipër, mund të ketë ndonjë kosto ekstra, e cila mund të të rritsë pagesën për këtë lloj vertetimi (kur dokumenti në fjalë përdoret për jashtë shtetit) dhe per rrjedhoje mund të rritët pagesa për tërheqjen e këtij dokumenti gjë që nuk sjell ndonjë problem.
Bëjani të lehtë jeten shqiptarëve duke mos I sorollatur dyerve të ISSH, bankave dhe notereve në një kohë kur Qeveria është angazhuar për sigurimin e dokumentave në një sportel të vetëm, në një kohë pandemie dhe aq më shumë kur ky target grup, nuk është barrë për shërbimet shëndetësore.
Ne fakt po te kishte shtet shqiperia do i ndiqte njerezit me letra kudo qe jane por fatkeqesisht kjo fjale e shenjte shtet as nuk ka ekzistuar as nuk ekziston vendin e hajduteve!Biles institucjoneve mafjoze ju leverdis qe askush te mos lajmerohet se i vjedhin vete!