Pas Shijakut dhe Tiranës, fillojnë grantet e para të Rindërtimit edhe në Kamzë, Rama: Përfitojnë drejtpërdrejt nga pagesat 771 familje

24 Qershor 2020, 11:14Sociale TEMA

Pas Shijakut dhe Tiranës, edhe Kamza ka filluar me dhënien e granteve të para për Rindërtimin.

Kryeministri Edi Rama thotë se janë 771 familje që do të përfitojnë në Kamzë drejtpërdrejt nga pagesat për riparimin e dëmeve.

Ndërkohë priten edh Bashkitë e tjera të prekura nga tërmeti të plotësojnë listat dhe të fillojnë me grantet.

Bashkia e Durrësit pritet të fillojë me grantet e para për Rindërtimin në muajin korrik.

“RINDËRTOJMË ? BASHKË

Nis dhënia e granteve të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale në Bashkinë Kamëz, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit?

771 familje, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Kamëz.

Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit?”, shkruan rama ne rrjetin social.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje