Italia publikon bilancin ditor nga koronavirusi, 34 viktima për 24 orë

25 Qershor 2020, 19:18Sociale TEMA

Italia raportoi 34 viktima të tjera nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Prej disa ditësh situata është përmirësuar në vendin fqinj, i cili u godit rëndë nga pandemia e Covid-19.

Rastet e reja janë pak më të larta krahasuar me një ditë më parë, ku pas 56 mijë tamponësh të kryer, 296 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë. Deri tani në Itali raportohen 239 mijë persona të infektuar me koronavirus.

Një përmirësim të lehtë ka pësuar dhe situata në spitale ku është ulur numri i të shtruarve në terapi intensive. Të shëruarit në 24 orë janë 614.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje