Sherri me Ralf Gjonin, Halit Valterit s’i del inati, “shigjeton” nga foltorja. Propozim Manastirliut: Bëjuni testin e inteligjencës këtyre idiotëve! S’dinë ç’flasin

25 Qershor 2020, 12:38Politika TEMA

Deputeti Halit Valteri nuk e ka kaluar thjeshtë sherrin me kolegun e tij, Ralf Gjonit që ndodhi në sallën e Kuvendit.

Pasi përfundoi fjalën e tij në foltore, Haliti kishte edhe një kërkesë për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Me ironi ai kërkoi që të gjithë deputetëve t’u matej inteligjenca në hyrje të sallës, ashtu siç edhe u testohej temperatura.

“Kam një kërkesë për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Vendosët matjen e temperaturës në sallë, por bëni edhe testin e inteligjencës se ka idiotë në këtë Kuvend që nuk dinë çfarë flasin,”-tha ai.

Por si nisi sherri mes tyre? Teksa Gjoni po fliste nga foltorja, në një moment ka ndërhyrë nga vendi Valteri dhe deputeti tjetër Halil Jakimi.

Gjoni nuk e ka duruar dot ndërhyrjen dhe si pasojë i ka përmendur herët që ata kanë folur në Kuvend, dhe më pas i ka kërkuar që të përfundojnë fjalën e tij.

Gjoni: Kam të drejtën time. Halil (Jakimi) ti je nga të paktën që ke folur. Të lutem, nuk e kuptoj acarimin tuaj. Halit (Valteri) të lutem! Nuk bëhem pjesë e asnjë loje.

Nuk kam hyrë në parlament prej teje. Me lejoni ta përfundoj. Nuk kam dëshirë të bëhem pjesë e asnjë pazari politik. Në emër të procedurave iu kërkoj t’i jepni drejtim.

Unë mendoj që sot duhet të bërtasim mjaft me lojra. Nuk mund të ketë ndryshim të sistemit të drejtësisë nëse nuk ka reformim të sistemit politik, i cili fillon me sistemin zgjedhor.

Ruçi: Kërkuat procedurë. Ato që the janë kundër transparencës dhe procedurës. Ju lutem zbatojini.

Sistemi elektoral është tagër Kushtetues. Nuk ka procedurë për këtu. Jo, jo ske të drejtë të më bësh replikë ti, për replikën që të bërë unë ty..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje