As në 1 korrik! Greqia shtyn për herë të dytë hapjen e kufirit me Shqipërinë

26 Qershor 2020, 18:17Sociale TEMA

Edhe pse Greqia njoftoi këtë të premte çeljen e sezonit turistik duke filluar nga 1 korriku, kufiri me Shqipërinë do të qëndrojë ende i mbyllur.

Greqia duket se e ka marrë seriozisht refuzimin e shqiptarëve për të hyrë në territorin e vet javën e ardhshme.

Një anëtar i qeverisë greke deklaroi pasditen e sotme (26 qershor) se Greqia nuk është ende gati të çelë kufijtë tokësorë me Shqiperinë më datën 1 korrik ashtu siç ishte paralajmëruar.

Ministri grek i Mbrojtjes Sociale Nikos Hordhalias e ka bërë këtë deklarate të papritur sot në Janinë, ku ndodhej per nje inspektim në aeroportin e ketij qyteti.

Sipas tij, shtyrja e hapjes se kufijve tokesorë me Shqipërinë ka te beje me marrjen e mëtejshme të masave për të mbrojtur vendin nga Covid-19 pas rasteve te fundit te shfaqura ne Shqipëri.

Kjo është hera e dytë që autoritetet e vendit fqinj kanë shtyrë çeljen e kufijve tokesorë me Shqipërinë, pasi ishte planifikuar më 15 qershor dhe tani më 1 korrik.

2 komente në “As në 1 korrik! Greqia shtyn për herë të dytë hapjen e kufirit me Shqipërinë”

  1. Pp says:

    Ju lumt kari
    Mbaroi sezoni i bujqesise tani i veme traun
    Kur ke kurva qe drejtojne shtetin kshu ndodh

  2. Tuku says:

    Per se ti hapi!!!!!!

    Ne Shqiperi po infektohen perdite nga 64-72 veta!!

    Kam frike se po afrohet nje re e zezë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje