“Më vjen ndot e turp”, ish-ministri Tahiri i ashpër pas vendimit të Gjykatës: Rikthimi në pikën zero është padrejtësi

26 Qershor 2020, 14:34Politika TEMA

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të rikthejë për rigjykim çështjen për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Duke folur për mediat, pas vendimit, Tahiri tha se i vinte ndot e turp për “detyrat që kam mbajtur si deputet e gjithcka”.

E prisnit këtë vendim?

Tahiri: Jo nuk e prisja, mendoja që pas thuajse 3 vitesh historia do merrte një drejtim cilido qoftë.

Rikthimi në pikën zero është padrejtësi në vetvete.

Keni folur per krim e biznes që ishte kundër jush a mund të na flisni hapur kush po ju sulmon e për cilat arsye?

Tahiri: Mua realisht nëse ka dhe një njeri të dytë në Shqipëri që zvarirtet kështu gjykatave më vjen ndot e turp për detyrat që kam mbajtur si deputet e gjithcka.

Nëse ka një shqiptar të dytë e padiskutim që ka, më vjen ndot e turp.

Totalisht e pakuptimtë për mua që të vazhdojë kjo histori prej 3 vitesh

E kam kuptuar që cdo fjalë e imja më shumë i jep kuptim nga ju se sa i jap unë kuptim

Nuk kam asnjë emocion tani përvec domosdoshmërisë sime për të shkuar para.

Hapat qe do merrni me pas?

Tahiri: Të gjitha janë të hapura, një gjë e sigurt, beteja nis nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston.

Mbetet për tu parë se nuk e kam vendimin në dorë.

3 komente në ““Më vjen ndot e turp”, ish-ministri Tahiri i ashpër pas vendimit të Gjykatës: Rikthimi në pikën zero është padrejtësi”

  1. On says:

    Sipas okb Shqioeria vendi 6 ne boteper kanabis nga viti 2014 ……

    1. ben says:

      On-me byth i ke lexuar dokumentet e OKB-se? Dyshoj se e ke ate kapacitet per te lexuar, pasi edhe ne shqip shkruan me prapanice.
      Sipas teje, OKB-ja nga i merr keto lajme … apo zotrote je korrespondent vullnetar i OKB-se?
      Boll shperndate “fake news” per vendin tuaj, ju vrafte zoti rrace bastardesh.

  2. Milazimi says:

    Per ty “On” qe i njihke mire statistikat e OKB dhe jo te “okb”,ndonese nuk dukesh si je i marre me keto pune por ndoshta ta obligon partia e Dallkaukeve,dikur para gjhysem shekulli sa per dieni ka qene Vietnami keshtu si Shqiperia u shkoi deri ne lufte te armatosur per tu mos u marre vesh kush se kush e mbillte e kush furnizohej me kete lende,ndaj Tahiri eshte si puna e Thaçit sot ku nuk dihet nga i vjen e perse e ka vetem nje rruge,te ndjek fatin e tij si Thaçi ne Hage sepse jane dy organizma te njejte por me perberje te ndryshme ku qendren e kane te perbashket!
    Nuk e di por sepse me kujtohet rasti i Full hajnit kur deklaroi nga biruca qe “Me prene ne bese ” pasi i kishin premtuar dalje te shpejte e pasi kercenoi se do flase ,atehere urgjentish e nxorren nga qelia;,ndaj edhe Tahiri duhet te flase ndryshe kjo çeshtje do te mbetet e hapur deri sa te kete fryme gjalle ,duke e kercenuar per te mos e marr vehten kurre deri sa te beje deklarate qe nuk do merret me me politike pasi ustallaret nuk duan shqetesime mbi punet e erreta qe bejne !
    Gjykata qe merret me çeshtje Tahiri a nuk eshte kopje e gjykates speciale qe eshte ngritur posaçerisht per ishdrejtuesit e UçK!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje