Dashuri-urrejtja e çuditshme Berisha-Blushi (dhe përfshirja e Aleksandër Frangajt)

26 Qershor 2020, 11:46Politika TEMA
Dashuri-urrejtja e çuditshme Berisha-Blushi (dhe përfshirja e

Për ndjekësit e vëmendshëm të mediave, muajt e fundit ka shpërthyer një luftë e egër mes Ben Blushit dhe Aleksandër Frangajt.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë luftë, duke qenë se deri pak kohë më parë ata ishin miq të ngushtë (kur Blushi natyrisht nuk ishte drejtor i Top Channel).

Frangaj ka përdorur disa portale për të sulmuar Blushin, emri i të cilit, çuditërisht, që prej emërimit në krye të Top Channel dhe rregullimit të marrëdhënieve me Ramën, del kudo.

Natyrisht që emri i tij mund të përmendet kot, por siç thotë populli, “ku ka zë”, s’është pa gjë”.

Blushi nga ana e vet, ka rihapur gazetën që ka qenë në pronësi të Top Channel, të cilën e përdor ekskluzivisht për qëllimet e tij: E para, për t’iu përgjigjur sulmeve të Frangajt me të njëjtën mënyrë, dhe e dyta për ta përdorur si mjet presioni dhe goditës ndaj ish-kundërshtarëve të tij në PS dhe disa ministrave.

Në betejën e egër të dy drejtuesve të dy TV-ve kryesore në vend (Frangaj është pronari i Klan, ndërsa Blushi është kthyer në pothuajse pronar të Top Channel), është përfshirë edhe Sali Berisha.

Ky i fundit natyrisht mban anën e Aleksandër Frangajt dhe përveçse në faqen e tij në FB, ka ribotuar të gjitha akuzat ndaj Blushit, në portalin që financohet nga i biri.

Marrëdhënie Blushi-Berisha në fakt, është e veçantë, pasi në periudha të caktuara kohore ata kanë bashkëpunuar, pse jo dhe financuar njëri-tjetrin, në betejën kundër Edi Ramës.

Kur Ben Blushi krijoi LMN-në e famshme në PS, me Arben Malajn, Kastriot Islamin e Marko Bellon, Sali Berisha ishte mbështetësi kryesor i tyre.

Natyrisht edhe Aleksandër Frangaj, atëhere partner i Berishës, që përdorte TV Klanin për të promovuar lëvizjen e Blushit.

Pas dështimit të LMN-së, marrëdhënia Berisha-Blushi ra në “qetësi”, me përjashtim të ngacmimeve ironizuese në Kuvend, madje dhe akuzave ndaj njëri-tjetrit.

Por kjo ndryshoi kur Ben Blushi iu kundërvu sërish Edi Ramës, me përpjekjen e tij për të kandiduar për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste dhe pastaj edhe kur krijoi partinë e tij LIBRA.

Në atë kohë, portali i familjes Berisha gdhihej e ngrysej me fjalimet e Ben Blushit, duke e promovuar fort këtë të fundit, me shpresën se do të dëmtonte Ramën dhe do t’i hiqte vota këtij të fundit.

Por përpjekja e tyre e përbashkët dështoi dhe Blushi në mënyrë të papritur vendosi të hiqte dorë nga politika, duke iu rikthyer mediave.

Ai u emërua nga Top Channel, që të shtonte dozën e kritikave ndaj Edi Ramës.

Por, kjo gjë zgjati shumë pak dhe shumë shpejt, Blushit iu rikthye “dashuria” për Ramën, duke “harruar” misionin e tij, përse e kishte emëruar TCH në atë detyrë.

Dhe këtu vijmë pastaj te nisja e konfliktit Frangaj-Blushi Berisha, me akuza monstruoze, por që askush nga drejtësia nuk kujtohet të nisë ndonjë verifikim a hetim.

Një konflikt që tregon se si media, përdoret dhe përfiton nga politika. Dhe jo pak, por flitet për koncensione, resorte e vila të shumta.

2 komente në “Dashuri-urrejtja e çuditshme Berisha-Blushi (dhe përfshirja e Aleksandër Frangajt)”

  1. Teo says:

    Po si more mero keta bejne resorte dhe ti qe u ke pire shurren dhe berishes dhe rames te lane pa gje? Bote e padrejte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje