Ambasadori Soreca bën apel: Shqipërisë i duhen gjyqtarë të rinj, të pavarur nga politika dhe presionet e mediave

26 Qershor 2020, 10:05Politika TEMA

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi soreca ka bërë thirrje për vazhdimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa ka theksuar se këtë reformë mund ta garantojnë vetëm gjyqtarë të rinj të pavarur nga politika dhe presionet e mediave.

Ai ka uruar 277 aplikantët për gjyqtarë dhe këshilltarë, të cilët konkurojnë për 100 vende të lira në Shkollën e Magjistraturës.

“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është diçka e shkëlqyer të shohësh shumë të rinj shqiptarë me flamurin shqiptar që dëshirojnë të bëhen pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Ne urojmë gjithë të mirat për aplikantët e sotëm për gjyqtarë dhe këshilltarë, 277 kandidatëve për 100 vende për këtë it të Shkollës së Magjistraturës.

Shkolla ka në duar të ardhmen e Reformës në Drejtësi dhe Bashkimin Europian në anën e saj. Shqipërisë i duhen gjyqtarë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm t’i rezistojnë ndërhyrjeve politike dhe presionit të mediave”, shkruan soreca.

1 komente në “Ambasadori Soreca bën apel: Shqipërisë i duhen gjyqtarë të rinj, të pavarur nga politika dhe presionet e mediave”

  1. Arber says:

    Teorikisht po por paktikisht ka pamundesi objektive per te mos pasur te tille .
    1. Sepse 99% e magjistrateve e kan fituar magjistrauren jo per shkak te aftesive por per shkeqe korruptive , qe nga menyra e pergatitje s se testeve , kurseve qe bejne ata e pergatisin testin dhe pastaj numerimi i pikeve pikerisht po prej tyre .
    2.Sepse berja e karieres ne gjyqsor ka qene e lidhur vetem me krahet e ngrohta nga politika ,ishte pikerisht ajo qe i promovonte apo i linte ne hije .
    3.sepse nuk mund te funksionoje vetem kjo hallke e zinxhirit , krahas luftes per gjyqsor te pavarur duhet edhe administrate e pavarur dhe meritokraci, duhet edhe politike e paster ,duhet lufte kunder krimit dhe korrupsionit ,duhet shoqeri e emancipuar , pa duhet arsim cilesor , pa duhet ekonomia te zhvillohet , ehuuu sa gjera te tjera qe ecin paralel.
    JU qe deri me tash keni asistuar ne gjithe rrugetimin tone drejt demokracise , qe here keni mbyllyr nje sy e here nje vesh , qe keni mare fonde pa fund e paga te majme dhe finale situata keq e me keq ,sepse ne vinim nga nje pseudosistem dhe ecnim drejte te panjohur pa kapacitte intelekuale dhe materiale , mos beni tirrje te tilla absurde .
    Ka ardhur koha te thoni ckeni per te thene troç dhe te na lini ta gjejme vete rrugen tone .
    Mbase do te doje kohe ,por jo aq sa iu eshte dashur shteteve tuaja , por do te vijme atje kur ta meritojme dhe ta kupojme qe nuk behet ndryshe .
    Me vullnet , me revolucion , me “prerje kokash” a me lutje koha do te na mesoje .
    Ju deshtuat .
    Ju qe na “keshilluat” sipas por

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje