"Reforma është katastrofë, flasin marrëzira", Basha hedh në sulm të ambasadorëve qytetarin gjerman që e promovon si këshilltar të CDU dhe "krahun e djathtë" të Merkel

26 Qershor 2020, 10:12Politika TEMA

Lulzim Basha ka hedhur në sulm të ambasadorëve të huaj një qytetar gjerman që prej disa vitesh e prezanton si këshilltar politik të CDU-së gjermane, edhe pse kjo forcë politike përmes reagimeve të vazhdueshme ka mohuar çdo lidhje me të duke e konsideruar si një të panjohur.

Pavarësisht kësaj, PD e ka hedhur në sulm veçanërisht ndaj ambasadores së SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadorit të Bashkimit Europian Luigi Soreca.

Fill pasi ambasadori i BE-së, Luigi Soreca shkruan në Tëitter se reforma në drejtësi po ecën përpara, Henze replikon duke i thënë se reforma në drejtësi është një katastrofë.

Fill pasi ambasadorja amerikane bën thirrje për bashkim dhe jo sulme ndaj reformës, Henze replikon duke i konsideruar deklaratat si marrëzi.

Soreca: Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh shumë të rinj shqiptarë – të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Ne i urojmë gjithë të mirat për aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarë, 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik të Shkollës së Magjistraturës. Shkolla ka në duart e saj të ardhmen e reformës në drejtësi dhe BE-në në anën e saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet

Henze: Ju po flisni shumë marrëzi. Reforma e sistemit të drejtësisë është një katastrofë, jam i sigurt që jeni në dijeni edhe për mendimet e Komitetit të Venecias. Çfarë do të thoshin italianët nëse Soreca do të prezantonte reformën në drejtësi? Më falni, gjykatat supreme do të jenë të shfuqizuara për vitet e ardhshme, mirë?

Tashmë, edhe në korridoret e Partisë Demokratike është bërë e qartë se Henze nuk përfaqëson asgje tjetër përveçse një qytetar të thjeshtë gjerman.

Ndërkohë, ajo ç’ka përbën edhe më qesharaken është fakti se si edhe mediat e reshtuara në krah me Partinë Demokratike vijojnë të mashtrojnë publikisht qytetarët duke e prezantuar si një këshilltar politik të Angela Merkelit, “krahu i djathtë” i saj siç e quajnë rëndom analistët e selisë blu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje