Reforma Zgjedhore, ekspertët mbyllin amendamentet, Kodi Zgjedhor të hënën në Kuvend

26 Qershor 2020, 14:31Politika TEMA

Ekspertët e Reformës Zgjedhore i kanë dhënë dorën e fundit amendamenteve të Kodit Zgjedhor. Sipas formulës se dakordësuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, opozita jashtëparlamentare do të rikthehet në Parlament me të drejtë përzgjedhjeje dhe përjashtimi të kandidaturave.

Zgjedhja për kryekomisionerin do të vijë nga komisioni që do të ngrejë Kuvendi, dhe ku do të zgjidhen përmes disa kandidaturave 3 emra. I dërguari i posaçëm i PD-së në këtë komision do të ketë të drejtën të skualifikojë një emër nga lista. Kuvendit do t’i duhen 84 vota për të zgjedhur mes dy alternativave të mbetura.

E kundërta do të ndodhë me nënkomisionerin, i cili do të jetë një njeri i opozitës, me detyrën specifike të zbatimit të teknologjisë.

“Do të jetë opozita që do të zgjedhë tre emra nga lista e kandidatëve dhe Kuvendi do të skualifikojë një. Më pas kalohet në votim mes dy emrave të mbetur”, përcaktohet në Kod.

Formula vjen me votim në bllok për rregullatorin dhe KAS, në raportin 3 me 2.

Nga ana tjetër, kodi parashikon kufizime për Qeverinë në shfrytëzimin e aseteve publike, apo dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve përpara zgjedhjeve.

“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet dhënia e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, etj”, thuhet në marrëveshje.

Në nenin 12 është vendosur që shqiptarët e diasporës që janë të regjistruar të jenë në një zonë unike, atë të qarkut të Tiranës, por njësoj si për teknologjinë, i lihet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve realizimi i votës së emigrantëve.

1 komente në “Reforma Zgjedhore, ekspertët mbyllin amendamentet, Kodi Zgjedhor të hënën në Kuvend”

  1. shqip says:

    Aha, e gjetën çelësin e Nastradinit. Paskemi vuajtur kot këto 30 vjete. E sfidoj cilindo që mendon se u gjet zgjidhja. Prapë do kontestohen zgjedhjet. Nuk është punë ligji. Është punë geni . Edhe një i pa shkolle e kupton që gjithë këto tekste e nentekste, vetëm sa shtojnë tymin e zi për sa I përket administrimit të zgjedhjeve. Pyes veten , si ja bëjnë shtete nga 50 e nga 100 milionë që i nxjerrin rezultatet për 7-8 orë ? Jo komisioneri, jo nenkomisionieri. Merrni nxënësit e maturës apo të universitetit , dhe jua japin rezultatin brenda një nate. Morpo fundja le të vijnë nja 10 juristë nga OSBE , dhe e ke kqz të garantuar. Fundja shpenzime kanë edhe shqipot. Nuk do rresht së perserituri. Shqipëria protektorat. Për 100 vite sa të shuhet fara anadollakeve qe s’bejne dot shtet. Do shkoj prona te i zoti. Do shkoje vota ke ai që e meriton. Do shkoje leku te ai që punon, jo ai që e çvat. Do shkoje Saliu, Ramiu, Like ziu, Lul Mziu te vendi . Po jemi popull që e duam vetë gjullurdine , se kështu kap ça t’kapesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje