Përcaktohen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

26 Qershor 2020, 11:28Sport TEMA

Është hedhur sot shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Kukësi-Teuta dhe Bylis-Tirana janë çiftet që do të përballen për një vend në finalen e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

Ndeshjet e para do të luhen në 2 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit në 15 korrik.

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 2 gusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje