Partizani po vijon më ritme të larta punimet në kompleksin e vet.
Në shtepine e re të të kuqve të dyja tribunat e stadiumit janë ngritur dhe janë mbuluar tanimë prej kohësh.
Ajo që pritet është të mbërrijnë dhe ulëset dhe tribunat do të jenë gati, pasi edhe punimet në ambientet e brendshme apo detajet plotësuese janë thuajse të përfunduara.
Edhe fusha gjithashtu është pregatitur dhe pret të mbërrije tapeti i barit
Stadiumi është thuajse gati në pamjen e jashtme ku fasada e ka marrë pamjen e vet dhe po punohet që gjithcka mbi stadiumin e ri të përfundojë për sezonin e ri, që Partizani me shumë mundesi do e nisë në një shtëpi të re.