Peter Beyer: Akuzat e Speciales nuk ia ulin meritat UÇK-së

26 Qershor 2020, 09:47Rajoni TEMA

Deputeti gjerman i Unionit Kristiandemokrat, Peter Beyer, tha për DW se Prokuroria Speciale nuk akuzon UÇK-në, por disa individë të saj dhe i bën thirrje Kosovës të mbështesë Gjykatën Speciale në Hagë.

“Të gjithë duhet ta shohin qartë se nuk është UÇK-ja që është në bankën e të akuzuarve këtu, por individë që ishin në pozicione drejtuese në UÇK në atë kohë. Meritat e  UÇK-së janë të padiskutueshme.

Ky zhvillim aktual duhet të shihet si një shenjë pozitive nga populli i Kosovës, pasi tregon se vendi është ne rrugën e shtetit kushtetues funksionues. Pajtimi është një element shumë i rëndësishëm në trajtimin e së kaluarës. Ai mund të funksionojë vetëm nëse identifikohen krimet e luftës – pavarësisht se kush i ka kryer –  dhe ndiqen ose dënohen në përputhje me të drejtën. “Gjykata Speciale dhe Prokurorët e saj luajnë këtu një rol vendimtar dhe duhet të mbështeten fuqimisht nga të gjitha forcat shoqërore dhe politike në Kosovë dhe partnerët evropianë.”

Beyer u bëri thirrje organeve ligjvënëse  në Kosovë që të mos e tërheqin bazën ligjore të Gjykatës Speciale:

“Nuk mund të përjashtohet mundësia që në Parlamentin e Republikës së Kosovës do të bëhen përpjekje për tërheqjen e bazës ligjore për Gjykatën Speciale. Përpjekjet e tilla duhet të kundërshtohen me gjithë qartësi në qasje. E njëjta vlen edhe për heqjen dorë nga imuniteti i Parlamentit. Çdo gjë më pak do të ishte fundi i besueshmërisë së elitave politike kosovare në rrugën drejt Evropës. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë merituar këtë. E vërteta dhe vërtetësia është ajo që kanë pritur për një kohë të gjatë njerëzit në Kosovë.”

Peter Beyer është  raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës dhe Koordinator i Qeverisë Gjermane në marrëdhëniet transatlantike.

2 komente në “Peter Beyer: Akuzat e Speciales nuk ia ulin meritat UÇK-së”

  1. Sqepari says:

    Peter, talleni bythen, neperkembeni Kosoven sa te mundni, mos u terhiqni nga argumenti se nje apo disa individeve qenkan te afte te kryejne krime kunder njerzimit. Gjermania jote pati gjithe shtetin e strukturat ushtarake te saj per t’i bere njerzimit gjemen

  2. rexha 10 says:

    MORE DIPLOMATE I MENCUR :KAME NJE PYTJE PER JUVE.KUSHE E BERI E PARA VEZA PULEN ,APO PULA VEZEN. MJAFTE ME ME LOJRA FJALESH.THUAJ SHYQYRE QE LUFTA E 2 BOTRORE PERFUNDOI NE VITIN 1944 , SEPSE PO TE MBARONTE 1999 EDHE SHQIPTARE QE KISHIN MARRE PJESE DO TI AKUZONIN PER KRIME LUFTE. MEGJITHSE NUKE E DIME KURE IKU GJERMANI I FUNDIT NGA SHKODRA SEPSE KESHTU THOSHTE SALIVICI I SHQIPTAREVE. UNE E DI QE KRIMET E LUFTES NDODHIN NE KOHE PAQE ,DHE JO NE KOHEN E LUFTES. DHE KRIMET I BENE AI SHTETE QE SUNDON ,AI SHTETE DJEGE E VRETE TE PAFAJSHMIT.KESHTU QE NUKE TE NGELET ASE DHE TE GJYKOSH LUFTEN E TE TJEREVE.GJYKO VETVETEN PO DESHE ,DHE JO TE TJERET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje