Nga Ylli Pata
Më shumë u bë bujë përpara miratimit të rregullave të reja për të kandiduar për PD-në në zgjedhjet e ardhshme sesa për dokumentin që miratoi kryesia e PD-së, dy ditë më parë.
“Do miratohet një gjë e madhe”, shpallnin reporterët që mbulojnë opozitën, të njoftuar nga zyra e shtypit e PD-së.
Dje kur doli dokumenti, komentet e reporterëve ishin përgjithësisht të përcipta, ndërkohë që të tjerë e keqkuptuan, duke nxjerrë edhe përfundime të gabuara, siҫ ishte ai i mos kandidimit të Sali Berishës.
Në fakt, nuk kanë pasur faj pasi dokumenti në vetvete ishte tepër i gjatë, rreth 18 faqe material me 36 nene.
Një rregullore, që mund të zgjidhej juridikisht edhe me pak fjalë, por ose nuk kanë pasur “kohë” ta shkruajnë shkurt, ose e kanë bërë për ta shitur ashtu siҫ u tha, si një “zbulim i madh”.
Por realisht, rregullorja e kandidimit për deputetë në Partinë Demokratike, nuk ishte një zbulim i madh, pasi në thelb përbën rregullat e zbatuara (në letër) nga partitë politikë, këtu e 30 vjet.
Ndryshimi i vetëm ishte se ishte shtuar aspekti i dekriminalizimit, që është i panevojshëm, pasi duke qenë në ligj të shtetit, dublimi në rregullore partie është vetëm inflacion, si dhe ҫështja e mos kandidimit të atyre që kanë pasur role të larta në komunizëm.
Por edhe këtu, ka një kleҫkë, pasi nga ky rregull përjashtohen kokat e partisë.
Ja ҫ’thotë rregullorja: “Procesit të propozimit, konsultimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave nuk i nënshtrohen kryetari i Partisë, sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e Partisë, kryetari i Këshillit Kombëtar dhe kryeministrat gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike”.
Me një dorë, vetëm me këtë nen, përjashtohet zbatimi rregullores për Berishën e Nishanin, apo edhe të tjerë që kanë pasur role në komunizëm.
Nejse, po pjesa që kishte pritshmëri më shumë është ajo për mënyrën si përzgjidhen kandidaturat dhe si votohen nga anëtarësia.
Në dokument, kjo është pjesa më e pakuptueshme dhe e komplikuar, që sipas të gjitha gjasave do të prodhojë një konfuzion në anëtarësi.
Procedura është një labirinth i vërtetë: kandidaturat propozohen në seksione, më pas kalojnë në degë e në fund votohen në bazë qarku.
Por anëtarësia nuk voton listën e kandidatëve, por vetëm një draft-listë me emrat e ardhur nga seksionet, të cilat më pas duhet të shkartisen nëpër mbledhje të tjera.
Anëtarësia mund të kontestojë deri në 20% të kandidatëve të propozuar.
Në fund këto lista shkojnë në Këshill Kombëtar të PD-së, i cili voton listat e plota, që i paraqet Kryesia e PD. E cila nga ana e vet ka të drejtë të shtojë në lista 30% të emrave që vijnë nga shoqëria, bota akademike etj.
Vetëm t’i lexosh këto terma të ngatërruara të “zë makina” e jo më të zbatohen. Thelbi i këtyre rregullave nuk ndryshon nga ajo procedurë që ka ndodhur në 30 vite në të gjitha partitë shqiptare.
Pra kandidaturat i propozon baza dhe i miraton kupola. Me një fjalë: Selanik e tatëpjetë, siҫ ishte do të jetë!
Veҫse me një rregullore alla Bardhi, që ka më shumë formë sesa përmbajtje…
Mos u merni me kto kohe e humbur.
Te ikin 2 kurvat e pd GD dhe Salianus.
Nga fytyrat me te pista eshte ky Genc Ruli. Te kall urrejtje qe nga pamja dhe bemat. Fill pas 1990, preu pjese te madhe te arrave ne mbare vendin per ti tregetuar. Figure e djegur ne PD vjen per nxjerre partine nga balta ku ka rrene. Qedharake??.
Nuk eshte shfryre eshte e ngrehur.Do te vije dita dhe do ta provoni.
Aty kerkoheshin shume gjera , midis tyre edhe shoket e shoqet qe ke patur , vetem se mungonte kryesorja . Kur ke bere seks per here te pare dhe a vazhdon te kesh dashnore ? Sa leke ke lene tek semavori ? Qe te jesh i besueshem duhet te kesh firmen e tri prostitutave….. Na rrofshi lesht si para dhe prapa me kete menyre te te zgjedhurit..
Ne Tailande vershojne majmunet neper rruge te qytetit ,ndersa ne Shqiperi rikthehen hajdutet ne kryeqytet!