Nga Andi Bushati
Përdhosja e samitit serbo- shqiptar që do të mbahej këtë 27 qershor në Uashington, si pasojë e vendimit të Gjykatës Speciale për të shpallur marrjen e mundshme të Hashim Thaçit si të akuzuar, i ka vënë në vështirësi ekstreme të gjithë mbrojtësit pa kushte të projektit të dy presidentëve, të mbështetur nga Rik Grenell.
Të gjithë ata që deri më tani pretendonin se takimi në Shtëpinë e Bardhë nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, se fjala e Amerikës barabitej me atë të perëndisë, se grushti i shtetit kundër Albin Kurtit përligjej nga interesa më madhore, se fijet e qeverisë së re nuk i luante Hashim Thaçi, tani janë detyruar ti ridimensjonojnë qëndrimet e tyre.
Mitet që ata u munduan të ndërtojnë me mundim po shemben një nga një si kështjella të vogla rëre.
1) S’mund të ketë komplot kundër një plani ekonomik
Që kur u rrëzuan njëra pas tjetrës qeveritë Haradinaj dhe Kurti, që kur u kërcënua me ndërprerjen e ndihmës amerikane dhe tërheqjen e trupave nga Bondsteel, që kur u karkua në mënyrë ultimative heqja e takësës 100% pa vendosur reciprocitetin, që kur u bombardua me kushte Prishtina, pa i vënë një të tillë Beogradit, të shumtë qenë ata që propogandonin se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.
Ata mjaftoheshin me fjalët e të dërguarit special për dialogun se nuk kishte dëgjuar gjë për shkëmbim teritoresh dhe se marëveshja ishte vetëm ekonomike.
Tani, të njëjtët po ulërijnë se prokurorët amerikanë të Hagës bënë një komplot. Se ata organizuan një puç për të prishur një marëveshje. Se mbrapa saj qëndrojnë ose ato shtete europiane që nuk e doni këtë “deal”, ose kundërshtarët demokratë të Trumpit në ShBA.
Por, pyetja që shtrohet është: nëse në Uashington do të flitej vetëm për ekonomi, punësim dhe investime, pse do qenë aq shumë të interesuar në të dy anët e Atlantikut për t’a prishur takimin? Pse kur nuk do arrihej asgjë dhe nuk do vizatoheshin harta, duhej të kishte aq shumë faktorë të angazhuar për të përdorur drejtësinë si digë për politikën?
E pra, të dy argumentet nuk mund të qëndrojnë së toku.
Asnjë mendje normale nuk mund të pranojë se u shpenzuan energji, u thurrën plane, u përdorën kulisa për të shkatërruar diçka që si prishte punë kërkujt. Vetëm nëse pranojmë se aty kishte një plan okult, me pasoja të rrezikshme, mund të imagjinojmë se dikush komplotoi kundër asaj që mund të ndodhte.
2) Barazimi i Amerikës me një kaubojs si Grenelli
Për një kohë të gjatë kushdo që ka shprehur dyshime për mënyrën arrogante dhe brutale me të cilën po vepronte i dërguari i persidentit Trump për dialogun, Rik Grenell, është ndeshur gjithmonë me retorikën idiote: ‘Kush je ti që po ngrihesh kundër ShBA-së? Etiketimet si anti-amerikan kastrist, çavist, rimonin menjëherë pas kësaj.
Të njëjtët që zhurmonin në këtë proces pro- amerikanizmi, sot kanë guximin të thonë se puçi i Hagës dhe samiti i Uashingtonit mund të jetë prishur nga kundërshtarët demokratë të presidentit Trump, që vazhdojnë të kontrollojnë shtetin e thellë në ShBA.
Po pyetja e thjeshtë është, po këta të dytët nuk qenkërshin amerikanë? Po ata kongresmenë demokratë, analistë dhe gazetarë që e shihnin me dyshim atë që nisi John Bolton dhe donte të përfundonte Grenell, mos janë gjë marksistë, kubanezë, venezuelianë?
E pra, nuk ka idiotsi më të madhe se sa të mbash mbi supe epitetin qesharak të anti- amerikanit, kur të qëllon të jesh kundër aksionit dhe punës individuale të një diplomati, politikani apo qoftë edhe administrate.
3) Grushti i shtetit justifikohej nga interesa madhore
E njëjta mendësi karikoi edhe topat politiko- mediatikë që shkarkuan breshërinë e tyre për rrëzimin qeverisë legjitime të Albin Kurtit. Në fjalorin e të gjithë atyre që milituan kundër saj, nuk përfillej fare fakti i votës popullore për ndryshim, as premtimet që i ishin bërë zgjedhësve, as programi i votuar në parlament. Ajo thjeshtë duhej rrëzuar se po e prishte Kosovën me aleatët strategjikë.
Të gjithë ata që kënduan këtë refren luftarak sot po denoncojnë komplotin e kundërshtarëve euro- atlantikë të Grenellit, që i ngrinë atij buzëqeshjen në buzë.
Po pyetja është, po këta komplotistë, amerikanë apo gjermanë qofshin, a nuk janë aleatët tanë strategjikë? A nuk kanë luftuar për çlirimin e Kosovës? A nuk e kanë njohur të parët pavarësinë e saj? A nuk kanë vënë vija të kuqe kundër coptimit dhe lojës me kufinj?
E pra, tani e kemi më të qartë, se Albin Kurti u rrëzua për interesa personale dhe jo për broçkullat parimore me të cilat na frynë kokën për javë me radhë.
4) Qeveria “Koti” e pavarur nga Thaçi
Që kur kabineti Kurti u rrëzua për të shkuar drejt dialogut me një qeveri të varur nga votat e listës serbe, të përbërë nga kapsëit e shtetit që populli i dënoi me votë, të përdorur si mashë për qëllimet e presidentit Thaçi, Albini me një lojë të gjetur fjalësh, e quajti pasardhësin e tij, jo Hoti, po Koti.
Më kot u rekën dalëzotësit e pushtetit të vjetër ta vizatonin atë si një qeveri legjitime dhe të zonjën e fateve të veta. Porsa u vu në provë, porsa Haga i’a bëri të pamundur Hashim Thaçit pjesmarrjen në samitin e Uashingtonit, ndonëse Grenell, insistoi që takimi të vazhdonte dhe kryeministri të merrte pjesë, Avdulla Hoti u tërhoq duke dëshmuar edhe njëherë se nuk është asgjë më shumë se paterica e presidentit. Ai jo vetëm u mbulua me turp si kryeministër që s’ka asgjë në dorë, por fëlliqi edhe ata që e mbrojtën si një politikan të pamvarur dhe dinjitoz.
5) Personifikimi i UÇK me Thaçin
Pasi loja individuale e Thaçit, Vuçiçit dhe Grenellit që mëtoi të përjashtonte çdo lloj faktori tjetër, mori një goditje të papritur, të gjithë mbrojtësve të këtij plani, nuk u mbeti gjë tjetër veçse të bërtisnin, se si pasojë e akuzës së mundshme për presidentin e Kosovës, po njollosej epopeja e UÇK-së.
Vetë ish drejtuesi i kësaj ushtrie u kujtua të vendosë në faqen e Facebook stemën e saj, ndërsa kryeministri shqiptar u përbetua se ajo histori e lavdishme nuk mund të zhbëhet. Si kor për këta solistë u vunë në radhë edhe mbështetësit e tyre.
Por, asgjë reale nuk ka në këtë mes.
Sepse është hileqare dhe meskine që të personifikosh një luftë të tërë me fatin e një njeriu, krimet apo pastërtinë e tij, me sjelljen e mijra luftëtarëve të tjerë.
Ashtu sikurse donte t’a personalizonte dialogun me Serbinë, Hashim Thaçi po tenton ta unifikojë edhe të shkuarën e çlirimtarëve me veten. E këtu sado fanatikë që të jenë, mbështetësit e tij nuk e mbrojnë dot. Aq më tepër që ata që besojnë se ndaj tij po bëhet një komplot politik, pa bazë reale, nuk kanë pse shqetësohen, as për njollosjen e idhullit të tyre, e aq më pak për atë të ushtarëve të thjeshtë të UÇK-së.
Nuk ka faj ky soj komunisti…Gjithmone komunistet kane qene ne rrugen e gabuar te historise.E cmund te pressh nga ky kelush komunisti?
Si gjithmon antishqiptar. Hashim Thaci, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, e tje, jane simbol i UCK-s, ashtu sic nuk mund te konceptohet lufta NCL, pa komandantet, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, e tje. Do ti, nuk do ti dhe ndonje fytyre tjeter e zhgarravitur si puna jote e Fatos Lubonja, ata jane heronj kombetar te Kosoves.
Kowe qe ne orighine.
Ka pire droge ky person. C’te duhet ty te merresh me poliken Amerikane o askush qe dukesh i blere nga Soros. C’te duhet ty te perkrahesh demokratet o askush. Po sikur sleepy Joe te humbasi zgjedhjet o trushpelare Sorosian. Do te vesh edhe egzistencen e Shqiperise ne pikepyetje. E di ti qe Damasku e Tripoli ishin parajsa kur ti jetoje ne varferi asolute e fshije bythen me Zerin e popullit. Po tani nuk ke as ushtri qe te pakten Enveri e kish dhe askush nuk do vritet per te mbrojtur ty e ca politikane si ty. Mos u merr me politiken e Amerikes o kepucar i ere “boss” se do shkosh ne origjine.
Bushati eshte spiun ruso-serb.
Me parate e tyre ben propogande.
Eshte vazhdim i gjyshi Hysniut, lepires i Mugoshes,
GOVORIT MOSKVA !
Ky shkrim eshte i barasvlefshem me pacavure
Temat e perzgjedhura qendrojne…por jane konceptuar si ai qe ben emisionin e ” abc story”… ku ne baze te ” paragrafeve” te shkeputur nga e gjitha…na nxorri edhe esat pashen si atedhetar.
1) Plani ekonomik u ” vu” ne dukje mbasi gjermania rrefuzoje ne menyre apsolute nderrimin e kufinjeve.Duhej te thuej dicka…e u tha si gjasme plan ekonomik
2)Akoma vazhdon e mendon(i) se gernel nuk ishte fuqiplot ne ato qe thoshte?! Se perse u prish plani qe gernel ishte i plotefuqishmi per ta zbatuar…do ta mesojme per 30 vjet…por qe plani dhe fuqia e gernelit kane qene te padiskutueshm
( perfshi ketu edhe dergimin( parapergatitjen) e tij si ambasador ne gjermani.Une ketu kam dyshime…se gernel e beri te ditur planin ne gjermani pa u bere ” i ditur” ne rruge diplomatiko-shteterore,ndaj dhe rrefuzimi nga gjermania)
3)Grusht shteti rrezimi i nje qeverri fiks mu aty ku quhet tempulli i demokracise?!?!????????
Po ta shikosh me syete e bushatit…mbase???
Pervec idiotesise,keto jane ceshtje qe ne nje shtet normal…opinioni publik por edhe gjykatat,te thyejne dhembet!!!
Keshtu fillojne rrenjet e diktaturave dhe qeverrisjeve sundimtare…kur quan parlamentin grusht shteti
4)A jane qeverrite kualicioni te varura?
Jooooooo,zakonisht kualicionet behen qe te mos ndahen gjerat????
O zot! Bushati paska shpikur se kualicionet na u bekan qe te qeverrisi nje parti( do kete qene malli jo cilesor ose ndikimi dje i djellit te forte ka bere te veten)
5) Kryesorja
Vazhton gangrena
Vazhton idiotizmi
Vazhdon e mbizoteron kafshelleku
Ku……
I pari,ai qe ben te mundur gjerat me te vyera qe mund te arrije nje shoqeri,nenvlersohet.
Nenvleresohet se keshto e do bushuati & co….por damka dhe idiotizmi na ngelen ne si popull,si komb.
Pyetja do ishte:
Kush je ti mor plere qe guxon e ve ne medyshje kryetarin e uçk-se?!
Nejse….nga selaniku e tatepjete,siç ka qenè do te jetë.
Thjesht është një skuth, që operon me gjysëm te verteta për te bërë të ngrënshme gënjeshtrën e tij. Një ithtar i thekur i SOFIZMIT.
O djalosh, ti me “këngën ” tënde nuk mund të përcaktosh se kë përfaqëson Thaçi. Je shumë i vogël për të analizuar figurën e tij. UçK është krijesë e tij dhe shokëve të tij të cilët “gjykata ” e Hagës apo a jo “speciale” po mundohet ti çvlerësojë. Kush është mbrapa saj, “unë nuk e di “.
“Trimi i mirë me shokë shumë”. Thotë populli. Mirpo, po çvlerësove “trimat”, çi mbetet “shokëve” Po akuzove udhëheqësit e UçK-së për krime lufte çfarë i mbetet të udhëhequrëve!!! Po, i mbetet diçka: -Të bredhin rrugëve të pazarit. -UçK ishte një “trup” me një “kokë”. Po preve kokën trupi mbetet veç një kufomë. “Ata”, po mundohen të bëjnë pikërisht këtë: -Ta këthejnë luftën heroike të UçK-së në kufomë, në coftinë. Kjo me sa duket edhe ty të kënaq si një “këngëtar” me pagesë të majme. Problemi anësor: Kush të paguan?
….dhe , “mbas gjithe kesaj tymnaje ,perkunder faktorit ekonomik” fshihet Allendeja albanese Meta dhe ish kryeministri kalama Kurti !!!
U Ngjall Pinjolli i Bllokut ,qe perserit mesimet e Shokut Enver .Po si nuk bere nje Analize te sakte Mo Delenxhi??? Ty te rreh tek Albin Kurti qe po sillej si nje Enver i dyte si ndaj Amerikes ashtu dhe ndaj kundershtareve te vet ,duke luajtur kundra interesave reale te Kosoves.kete e deshmojne dhe thirjet Patetike Enveriste te ketij Derdimeni .PER REVOLTA DHE REVOLUCION.Qepe Delenxhi i Paskrupullte!!!
Nje antishqiptar mes shume te tjerve.
Të lumtë Bushati,megjithëse ato që ke shkruar në Kosovë i kanë kuptuar edhe fëmijët e vegjël
ithtarët e Ramës si le inati të shohin më larg se hunda.
O kelysh i ish bllokut.A nuk e kupton qe je karte e djegur.Je i vetmi qe ja more te gjitha frutet atij sistemi(lubonja vetem nje pjese,se pjesen tjeter ktheu kusurin) dhe tani ne ben opinionistin,dhe na del si kundershtar atyre,qe arriten ta bejne Kosoven te pavarur.A e ke pare ndonjehere veten ne pasqyre,per te kuptuar kush je.A po ben pjese ne grupin e atyre qe thoshte dikur Konica,qe armiku me i madh per shqiptaret jane vet shqiptaret.Me keto konstatime vetem shton urrejtje si ketej dhe pertej kufirit.Ne fakt nuk ke shume faj.Kur ka antishqiptare qe te japin te drejten e fjales,mund te thuash broçkulla sa te duash.Historia shqiptare eshte e mbushur plot me te tilla personazhe,por koha i ka hedhur ne koshin e plehrave,se vendimtar ka qene gjykimi i popullit.
Ke te drejte more nipi i Hisniut qe lufta nac-çlirimtare nuk mund re personifikohet me emrin e Hisniut po keshtu na mesoi partia qe te rriti e te mbajti ne pellemb te dores si ty edhe shpuren tende ku debilelleku uaj shitej si perkushtim!Ndaj ore kastravec shkodre i shartuar me fare vlore mos mendo se e shkuara jote si e atij Thaçit qe ti perflet harrohet kollaj e pak me shume ty si kopil i bllokut !
Ndaj legjitimitetin e kesaj çeshtje kombetare ti nuk ke te drejte ta analizosh e jo me edhe ta gjykoshe e te japesh receta sepse Gjishi Hisni luftoi deri ne grike me armikun qe Kosova e Shqiperia te bashkoheshin !besoj se te ka treguar peralla nga keto e ma do mendja se ti i mban mend mire pasi mosha te ka kaluar ndersa truri jo e ke sikur je edhe sot bllokqen!
Nuk me ka pelqyer kurre Andi Bushati, por ky shkrim nuk eshte shume larg se vertetes, packa se duke pare edhe kritikat e komenteve te lexuesve, shume prej nesh nuk u vjen mire. Sidoqofte faktet jane kokeforta.
Personalisht nuk kam pritur ndonje gje positive nga takimi i Washingtonit, duke patur parasysh se Presidenti Trump eshte ne nje fare menyre jo dashamires i shqiptareve, gje qe perben nje largim nga politika pro shqiptare e administratave amerikane. Vete fakti i largimit te Haradinajt dhe pastaj te Kurtit per mos heqjen e takses me Serbine, pa marre asgje ne kembim, eshte nje shenje se gjerat gjate samitit ne Washington do te ndiqnin te njejtin trend. Historia e viteve te administrates Trump eshte e mbushur me fakte se ai nuk eshte i interesuar per zgjidhjen e drejte te problemeve nderkombetare, por vetem berjen e zhurmes per te rritur meritat personale, sidomos duke patur parasysh se ne kete vit ne 3 nendor jane zgjedhjet ne SHBA. Jam i bindur se Kosova do te dilte e humbur nga ai samit dhe mbase mos mbajtja e takimit ishte nje shans per Kosoven.
Shiko sa kungull je. Thua qe Grenell do ndiqte ate qe kishte lene Boltoni. Si mund te vazhdonte dicka te tjetrit kur ate e mohoj publikisht dhe me keq akoma kur tha qe ai ishte ideatori i projektit per ndarjen e kufijve. Si mund te ndjeki te njejten prapavije kur ai thote qe ky (senior advisor), ishte per kete plan.. Taliban, sigurisht qe ai do ta unifikoje te njejten te shkuar me clirimtaret e tij. Sepse kishin te njejten enderr. Sic e kishin Ushtria Clirimtare Shqiptare. Sepse lufta ne kete magnitude ka pas vetem nje qellim.. Te clirohej Shqiperia no matter of the cause and who sacrificed. Po ti je ulur ne kafenete tani me nje dopjo dhe hajde se i papune jam..