Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai francez, Emmanuel Macron kanë diskutuar së fundmi për situatën e krijuar në Ballkan pas aktakuzës për krime lufte të ngritur ndaj presidentit Hashim Thaci.
Mediat franceze shkruajnë se Putin dhe Macron kanë mbajtur një video-konferencë gjatë së cilës janë zotuar të bashkëpunojnë më ngushtë për të parandaluar një krizë të mundshme në rajon. Putini tha në një deklaratë se diskutimet janë përqendruar tek krizat në Ukrainë, Siri dhe Libi, si dhe tensionet në rajonin e Ballkanit.
Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, u shpreh i sigurt për përparimin në çështjet kryesore me Rusinë. Macron ka ndjekur gjatë muajve të fundit një politikë të afrimit me Rusinë, duke arritur pajtim me Putinin, për çështjet kryesore të mosmarrëveshjeve, siç është situata në Ukrainë, një qasje që ka shqetësuar disa aleatë të Bashkimit Evropian.
Ai tha se gjatë dy orësh bisedimesh, Putin kishte ftuar Macronin për vizitë në Rusi dhe presidenti francez e kishte pranuar ftesën, megjithëse nuk është caktuar asnjë date e realizimit të kësaj vizite.
Vizita ka të ngjarë të mbahet “në muajt e ardhshëm” dhe “para fundit të vitit” megjithëse do të duhej të merrej në konsideratë kriza e koronavirusit, tha një zyrtar francez.
Udhëheqësi francez kishte planifikuar të marrë pjesë në ngjarje në Sheshin e Kuq në Moskë, muajin e kaluar, për të përkujtuar 75 vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste.
Dora e 1913… trego veten Amerike
ky nuk pjerdh as putin as trupm
ky nuk pjerdh as putin as trupm
o injorant AMERIKES I INTERESOJNE PAZARET
kETA FLASIN SHQIP NJERI ME TJETRIN
dy guzhinjeret po pregatisin dreken e vdekjes se nje kombi.
besi!
paske honger kastraveca gjithe noten.
Historia mbetet gjithmone e njejta dhe perseritet.Nuk ka kurre midis shteteve miqesira ka vetem interesa.Dhe llogoret jane gjithmane te njejtat me te njejtet armiq.Vetem kur te kuptojme kete ne shqiptaret do te bejme prokopi.I vetmi lider qe e kuptoi ishte gjigandi Enver hoxha qe jua priste duart grekut francezit rusit serbit dhe kujtdo qe i merrte koka ere.
Mos je gje nipi i Dulles Eri?
Asnje shqiptar tjeter nuk e ka me kete mendim.