Tjetër talent shqiptar te Zvicra, Kemal Ademi zgjedh helvetikët

27 Qershor 2020, 12:17Sport TEMA

Një tjetër futbollist me origjinë shqiptare zgjedh të përfaqësojë Zvicrën në arenën ndërkombëtare.

Talenti Kemal Ademi ndjek rrugën e lojtarëve të tjerë në kombëtaren helvetike si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe jep OK final që të jetë nën urdhrat e trajnerit Petkovic, duke nisur nga kjo verë.

24 vjeçari Ademi, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së madhe zvicerane, Basel kishte të drejtë që të zgjidhte plot 4 kombëtare, Shqipërinë, Kosovën, Zvicrën ku luan prej vitesh dhe Gjermaninë për shkak se ka lindur në Filingen. Por ai preferoi helvetikët, falë edhe ndikimit të madh të drejtuesve të Bazel, dhe kontratës së re.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se sulmuesi shtatlartë tani mund të luaj për helvetikët dhe dosja e tij është pranuar nga qeveria e futbollit botëror.

“Për të përfituar të drejtën e aktivizimit, Federata e Futbollit të Zvicrës dhe Ademi duhet të dorëzonin disa dokumente dhe arsye të qëndrueshme në FIFA.

Pas shqyrtimit të aplikimit, është dhënë leja”, thuhej në njoftimin e SFV. Ademi po bën një sezon të madh me Basel, pasi ka këtë edicion ka shënuar 10 gola, ka dhënë tre asiste në 30 ndeshje në total.

6 komente në “Tjetër talent shqiptar te Zvicra, Kemal Ademi zgjedh helvetikët”

  1. Fez says:

    Ka bere mire qe nuk ka ardhur ne radhet tona. Edhe emrin e ka te shkruajtur si Turk…jo Qemal por Kemal.

  2. Haaa kemali nga zvicra dhe hansi nga turqia says:

    KY ESHTE PATRIOTE EMRIN KEMAL ( QEMAL ) NE SHQIPE PERFAQSONE ZVICREN HAAAAAA SA KAM QESHUR KETA JANE JASHTEQITJA E KOMBIT KETA NUK JANE ASGJE SINQERISHTE TE PA DESHIRUSHEM

  3. undefined says:

    Vetem “shwiptare” nuk eshte ky me kete..emer…mjaft na i bete shqiptare keto tipa…pune kolonesh…me keq se jevgjit…

    1. ben says:

      undefined-fjale me mend ke shkruar. Na I bene shqiptare te tere legent qe as emrat nuk I kane shqiptare, pale me zemren. Kemi djemte tane per ne kombetare. Nuk na duhen turqit

  4. Olsi says:

    Per zvicer kosove shqiperi jam dakort. Po mos thoni per gjermanine se ia qr e bete sikur loz per bajernin.

  5. Edmond says:

    Ky duket si turk, c`fare Shqiptari eshte ky me kete emer?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje