Basha "ngrihet" me plan ekonomik në dorë: Me taksën e sheshtë 9% do përfitojnë të gjithë të punësuarit, Rama rriti çmimet dhe varfëroi shqiptarët

28 Qershor 2020, 11:09Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha ka hedhur akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, ku thotë se taksimi i tij varfëroi shqiptarët në këto 7 vite.

Basha ka shopërndarë një video dhe shkruan se në 7 vite, sipas tij, Rama uli fuqinë blerëse, rriti çmimet dhe falimentoi bizneset.

“Taksimi i Ramës varfëroi shqiptarët. Në 7 vite uli fuqinë blerëse, rriti çmimet, falimenoi bizneset dhe largoi qindra mijëra qytetarë nga Shqipëria”, thuhet në videon e ndarë nga Basha.

Ndërkaq ai shton se me planin ekonomik të PD, me taksën e sheshtë 9% do përfitojnë të gjithë të punësuarit.

“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%”, shkruan Basha.

Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.? pic.twitter.com/eCe9ljwQzL

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 28, 2020

2 komente në “Basha “ngrihet” me plan ekonomik në dorë: Me taksën e sheshtë 9% do përfitojnë të gjithë të punësuarit, Rama rriti çmimet dhe varfëroi shqiptarët”

  1. Olimpia says:

    O injorant,ta spjegoj se cdo te thote takse e sheshte….
    .Te ardhurat vjetore 5000 euro…taksa 9% do te thote 480 euro.
    ……………………………..50000 euro..taksa 9% do te thote 4800 euro.
    480 euro per personin e pare jane nje shume e madhe qe godet rende mbijetese.
    4800 euro per personin e dyte Jane gati te pandjeshme sepse me 45200 euro mund te besh te njejten jete…
    Prandaj taksa progresive eshte i vetmi mjet per te ballancuar buxhetin ne favor te shpenzimeve te domosdoshme per shendetesine,aresimin sigurine kombetare dhe ndihmat sociale.Kaq e thjeshte eshte.Natyrisht ka vende qe kane taksen e sheshte,por ato Jane vende te pasura ,me te ardhura per fryme mbi 20000 € .Prandaj e kane kete mundesi.Ndoshta Rama mund te korigjonte dicka.Per bizneset qe investojne nga fitimet ne favor te punesimit dhe rritjes se rrogave mund te kete favorizime specifike.Kjo ka ndikim ne zhvillimin rekonomik dhe rritjen e vleres se shtuar te produkteve .

  2. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Ti ke pjerdhur mor lul.
    Shqiptaret nuk i varferojne taksat se kur ishit ju ne pushtet rrogat nuk ishin kto qe jane sot. Shqiptaret i varferon sistemi qe keni ngritur ju ne 30 vjet,kudo qe duhet te shkojne duhet te fusin doren ne xhep.
    Shkojne ne spitale paguajne mjeket paguajne infermieret paguajne ilacet per cdo sherbim qe marin duhet te paguajne keshtu qe as taksa e sheshte as e leshte nuk i shpeton.
    E vetmja gje qe e shpeton ate vend eshte qe te zgdukeni sa me pare nga ai vend fara kjo fara juaj qe skeni te ngopur si ju edhe keta qe jane.
    Kte nder po jau bete Shqiptareve i keni shpetuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje