Pas vrasjes, më 12 shtator të vitit 1998, të deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, akuzat, kryesisht politike, në drejtim të Shërbimit Informativ Kombëtar, të drejtuar nga Fatos Klosi, ishin ekstremisht të rënda.
Të formuluara dhe të dala nga selia e Partisë Demokratike ato thoshin se Klosi, 2-3 muaj para vrasjes së Azemit, kishte liruar nga burgu dy prej pjesëmarrësve në atentat dhe se, një ditë pas vrasjes, më 13 shtator, kur i dilte për detyrë tu rrinte punëve në krye, ishte larguar urgjent për në Himarë, pa ndonjë arsye madhore të njohur.
Shërbimi Informativ Kombëtar, me plotësisht të drejtë mund të akuzohet se, ditën e vrasjes, 12 shtator 1998, nuk i dha policisë asnjë informacion për njerëzit, të cilët, të organizuar, mbi një autokolonë makinash, kishin zbritur nga Tropoja dhe po lëviznin të armatosur nëpër Tiranë duke pasur vetëm një qëllim: Të vrisnin Azem Hajdarin.
Pra, më 12 shtator 1998, shërbimi sekret ishte inekzistent, ishte jashtë detyrës, apo jashtë çdo lloj funksioni, në një kohë që një numër i madh njerëzish, qofshin banditë e kriminelë, qofshin normalë, e mësuan qëllimin e grupit të Fatmir Haklajt.
Kështu, një dokument që mban datën 16 maj 1998 dhe që ABC News e sjell ekskluzivisht, vërteton se agjentët në terren kishin siguruar një informacion që thoshte se Fatmir Haklaj, ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, ishte betuar mbi kufomën e të vëllait se do të merrte hak, duke vrarë, mes të tjerëve, edhe deputetin Azem Hajdari.
Aty shpjegohet qartë se Fatmir Haklaj e kishte qëllimin e jetës të vriste Azem Hajdarin, se ai kishte gatitur disa kurthe, që deputeti i PD-së të vinte në Tropojë, me qëllim për ta vrarë, e të tjera.
Informacioni, që mban përfund firmën e titullarit të SHIK, Fatos Klosi, i është dërguar Ministrit të Rendit Publik, Perikli Teta me qëllim që policia të bënte punën e saj.
Pak ditë më pas, më 20 maj 1998, të dhënat janë riformuluar nga Drejtoria e Policisë Kriminale dhe dërguar Drejtorisë së Policisë së Kukësit.
Në këtë dokument të dytë Policia e Kukësit urdhërohet që të organizojë gjurmimin dhe kapjen e Fatmir Haklajt si dhe të deklarojë punën e bërë për parandalimin e ngjarjeve të mëtejme, domethënë parandalimin e vrasjeve, përfshirë atë të deputetit Azem Hajdari.
Më poshtë përmbajtja e plotë e informacionit të SHIK:
SEKRET
Kopje Nr. 1
Tiranë, më 16.05.1998
Republika e Shqipërisë
Shërbimi Informativ Kombëtar
Lënda: Për Fatmir Haklaj
Ministrit të Rendit Publik,
Zotit Perikli Teta
Tiranë
Në bazë të një informacioni që disponojmë, ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, Fatmir Haklaj, ndër të tjera është shprehur:
“… Njerëzit e mi që janë vrarë kanë marrë gjithsej 18 plumba. Në bazë të kanunit ne do të vrasim 18 vetë. Deri tani kemi vrarë 9 vetë, kemi për të vrarë edhe 9 të tjerë, në mes të tyre edhe Azem Hajdarin. Ne i kemi dërguar fjalë nëpërmjet lidhjeve të tij, disa herë i kemi dërguar telegrame për raste vdekjesh për të ardhur në Tropojë, me qëllim për ta vrarë, por ai nuk ka ardhur. Pasi të vrasim Azemin ne do të ikim në Belgjikë.
Kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar
Fatos Klosi
(firma, vula).
Shish e paska bere detyren, ka njoftuar policine. Ngjarjet me tej i takojne policise. Shkrim futja kot.
“Ky mund të jetë mëkati më i madh i Shërbimit Informativ Kombëtar përballë kësaj ngjarjeje,…”?!
Ky nuk eshte mekat,por veper penale.
O Zigur truthari po shiku e ka kryer detyren kja siguruar informacionin dhe ka njoftuar ministrin Perkli Teta po ky çfare masash mori ????!!!!!!!
BRAVO RIP
MIRE BERE QE E VRAVE KRIMINELIN HAJDARI
NDOSHTA KA PASUR INFORMACION TE SIGURT.QE VRASESIT E VELLAIT JA NISUR ME POROSI TE AZEMIT…NE FUND FARE.KA RRESPEKTUAR KANUNIN
..KA MAR GJAKUN E TE VELLAIT…KETU MBYLLET HISTORIA…PO VRAVE .DO TE VRASIN..
O LIKE.
“Po vrave do te vrasin” ???
PO SALIUN. PSE S’PO E VRET NJERI ?
Apo nuk ka plotsuar kuoten akoma…
Pêrse mereni me plehra që nuk kanë pasur dhe nuk kanē kur vlera.
Pêrse mereni me plehra që nuk kanë pasur dhe nuk kanē kur vlera.
SHIK ka bere detyren. Policia jo.
Pirdh ,te cfryesh!Po pse policia do te ruaje gjithe maloket?
Aj dru me pre!
Une nuk shikoj asnje gabim tek sherbimi informativ, por e shikoj tek ministri brendshem Perikli Teta. Ai eshte informuar, kjo eshte detyra e sherbimit dhe s’ka vepruar. te tjerat perralla po nga ato qe shikohen ne hie te fikut.
Po mire ju dini sa ka vrare azemi, po ç’jane keto, kujt po i duhet pse dhe si u vra, dihet boterisht qe azemi bente kontrabande me naften dhe arme ne luften e kosoves. Turpi i atyre qe ne ate kohe e bene hero te popullit duke u vra ne trotuar, turpi i ketyre qeveritareve sot, qe nuk kane bythe te shpjegojne se, nuk mund te besh hero nje njeri qe vritet per interesa te tij. Plera ata ne ate kohe, bajga keto sot qe s’kane bythe te thone te verteten.
BRAVO Haklajt e paskan mbajtur fjalen e burit, ate gjykim qe se bene shteti duhet ta beje individi, pa shikoni mase kan deklaruar dhe per SHpellarin.
Ku e dini ju qe llafi per vrasjen e vellait te Haklajave nga ana e Azem Banditit & Idiotit nuk ka qene disinformim ose nga PD ose agjensi te tjera te huaja qe ne ate kohe edhe ne kete koha ka me shumice tek PD per te bere ate katrahure qe beren qoftë ne Tropoje por edhe mbare ne Shqiperi Shikoni se sa vdekje gjoja ” per shkaqe natyrale ” ka patur ne rradhet e PD , shikoni edhe se kush mbijetoji edhe do kuptoni se kush eshte mbas gjithe kesaj loje. Vrasjet e tjera te mëvonshëm jane thjesht vrasje nga idiotesia & hakmarrje pa e ditur se arrmiku real ka qene po nga ai vend & ne krye te PD si atehere edhe tani.
E kjo eshte prove! Cfare traplleku.
pune malokesh Eliminojne njeri tjetrin per pazare te pista
Ta paskan qirë motren malokët?! Ska gjë,të del nipi trim!
A mo c’ja fusni kot ju…..policia.
Ne 98-ten policat fshiheshin pas pemeve nga frika mos merrnin ndonje plumb.
Bandat ndalonin ne cdo aks rrugor dhe grabisnin udhetaret .
Pervecse ne qender te Tiranes, ne gjithe territorin e Shqiperise aso kohe policia ishte in-egzistente.
Konfliktet e ketyre Tropojaneve diheshin dhe nuk kishte nevoje per ShIK-un. Sali serbi ishte aktiv ne keto ngjarje dhe mund te jape shpjegime me mire se kushdo tjeter. Pyeteni plehren.
Mos u merni me të vdekurit se nuk eshtë hijëshme.
Mos u merni me të vdekurit por merruni me shpellarin që ngatēron gjithē shqiperine.
Po ju te TEMES na keni ca Trapin gjithe kohen “e vrau Sali Berisha ” Hani mut kot tani !!
zotnia qeka me te drejte ne burg . Ju sollet Izet Haxhine me te madhe se do akuzonte per vrasjen Salen !!
Ore po del cdohere se Sala ka te drejte ne ato qe thote .
Qudi si po i jep koha te drejte atij .
Mos u merni me të vdekurit por merruni me shpellarin që ngatēron gjithē shqiperine.
Vitet e zinj 1996 – 1998 jane produkt i vepres kriminale te qeverise se kohes, qe ”udhehiqte” vendin ne lufte kunder komunisteve, sipas parimit ”demokratiko-kanunor te udheheqesit salbrisha, i ”votuar ne parlamentin” e pe de, pas zgjedhje ”te lira”, ”te barabarta” dhe ”te ndershme” te 26 majit 1996, si vete uzurpuesit. Fjalet e tjera jane kot!
Akoma ne azemin ju, nuk ju mjafton si u be hero, nje hero qe vritet ne trotuar per pazare kontrabande ne luften e kosoves. Turpi i nje shteti qe e beri hero, turpi i ketij shteti qe s’ka bythe ti thote jo, nuk mund te rreshtohesh tek ata qe u vrane per lirin e ketij vendi, nuk mund te quhesh jo me ta meritosh ate emer, te cilen njerez ne moshe te re e dhan jeten te vetedijeshem per çlirimin, e jo si azemi qe vritet per pazare te felliqura.
Azemi kishte dijeni . Po si garip që ishte mendonte se mund të bënte si me atë deputetin që e shaloi në kuvend. Azemi bridhte me kobure se e kërkonte përplasjen. Sa për ekzekutimin , atë ditë është prerë në besë nga kuqo Pollo dhe nga dauni Berisha. Haklajt nuk janë historia e tërë në këtë mesele. Hajdari duhej vrarë për të përmbysur qeverinë Nano. Talebanet e Saliut pushtuan TVSH dhe hynë në kryeministri me tank. Çfarë duhet për të kuptuar kaq gjë.? Po ka një gjë . Sikur Azemi mos ishte vrarë, sot me shume gjasa nuk do dëgjonim një të marrë, Sali kafshën.