Formularët tallje: Zbulohen kandidatët e Luli Bashës në shumicën e qarqeve

28 Qershor 2020, 13:43Politika TEMA

Lulzim Basha shpalli tre ditë më parë përzgjedhjen e kandidatëve të PD nga baza e partisë me garë.

Në fakt kjo ishte një gënjeshtër që dilte hapur nga udhëzimi që shoqëronte këtë formular dhe formulë përzgjedhjeje. Udhëzimi thekson se 20% të listës e bën kryetari, 80% do e zgjedhë baza. Por po të bëjmë një përllogaritje sikur opozita të marrë 70-72 mandate rezulton se në koalicion 10-12 ja merr LSI, PDIU mund të shkojë nga 3-5 mandate, PAA 1-2 mandate, PR 1 mandat, PBDNJ 1 mandat, LZHK 1 mandat, PDK 1 mandat.

Aleatët do kenë minimalisht 18 dhe maksimalisht mbi 23 mandate, sikur koalicioni të jetë ky i sotmi. Pa ndonjë shtesë të re. PD do ketë midis 48-52 mandate në rastin më të mirë duke i dhënë kështu një rritje me 20% krahasuar me 2017.

Lista tani duket e konfiguruar, ku fituesit do i vendosë Luli, ndërsa baza do zgjedhë mbushësit e listës. Por këtë herë përgjegjësinë do e ndajnë bashkë.

Do ketë disa hyrje të reja në listat e qarqeve që do quhen si ndryshim, si Gaz Bardhi, Çlirim Gjata, Tomor Alizoti, Gazmend Oketa etj,  por ato nuk janë shumica. Basha do tentojë që këta dhe ndonjë emër tjetër t’i shesë si ndryshim i madh siç bëri në 2017-ën me Valentina Dukën, Oriola Pampurin dhe Romeo Gurakuqin, por dështoi me sukses. Basha do ruajë grupin aktual në shumicën e tyre, kuptohet disa do bien edhe viktima të gënjeshtrave se do marrin drejtime institucionesh kur Luli të vijë në pushtet.

Taktika e Bashës

Udhëzimi dhe formulari në fakt janë thjesht një taktikë pasi listat e qarqeve Basha i ka konfiguruar, së pari me të deleguarit, disa besnikë deputetë që i ka nga pas, “elitën” e Republikës së Re dhe ndonjë emër që ka gëlltitur diku një lugë çorbë të prishur ofruar eksklizivisht nga Luli. Emrat do të jenë pak a shumë si më poshtë me ndonjë lëvizje të vogël.

Listave të mëposhtme ju mungojnë disa emra të kryesisë dhe eksponentë, të cilët do jenë pjesë e listës, por ende nuk dihen qarqet. Pra lista fituese totalisht është e mbyllur thjesht do ketë edhe disa lëvizje pas shtatorit, sipas situatës brenda PD, për të bërë të mundur që të krijohet një frymë fitoreje false.

Pa ikjes së Eduard Halimit, lista e Beratit është më e hapur për Bashën. Eno Bozdo, Astrit Veliaj, Namir Lapardhaja, Kasëm Mahmutaj dhe Gazmend Hazizi drejtuesi lokal i PD, janë lista e pritshme. Por edhe emra të tjerë mund ta kryesojnë këtë qark, që do ngelet i fundit në përgatitjen e listës. Berati ka 7 kandidatë, në zgjedhjet e fundit PD fitoi 1.

Dibër

Dhurata Çupi dhe Xhemal Gjunkshi janë dy kandidatë të listës së vjetër që do rikandidohen. Një emër i ri për këtë qark është Kreshnik Çollaku, por edhe kreu i degës Dibër Naim Gazidede. Dibra ka 6 mandate, në zgjedhjet e kaluara Republika e Re morri vetëm 2 mandate.

Durrës

Oerd Bylykbashi, Agron Duka, Florion Mima apo Vullnet Topalli dhe Enri Ceno janë  emrat që ripërsëriten. Me hyrje të re Gazmend Oketën, Ferdianand Xhaferajn apo Grida Dumën. Durrësi ka 14 mandate, në 2017, Republika e Re morri vetëm 4.

Elbasan

Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi dhe Taulant Zeneli janë emrat që ripërsëriten, në listë mund të shtohet edhe kreu i degës të PD Elbasan dhe gazetari Fitim Zekthi. Spaho mund të jetë kryesues në një tjetër qark. Në Elbasan në vitin 2017 u siguruan vetëm 3 mandate nga Republika e Re.

Fier 

Emrat e Fierit, sërish fillojnë me Alibeajn, Luan Baçin, por edhe disa prurje të reja si kreu i PD Lushnjë, apo kreu Republikan Fatmir Mediu dhe  Agron Kapllanaj ish-kreu i Bashkisë Mallakastër, janë kandidatët e listës të Lulit. Qarku Fier ka 16 mandate, në 2017 u fituan vetëm 4.

Gjirokastër

Largimi i Tritan Shehut duket i sigurt, rikthimi i Genc Rulit e bën të vështirë rikandidimin e Roland Bejkos në qarkun Gjirokastër, por ai mund të zëvendësohet lehtësisht nga Dasho Aliko, kreu lokal i PD. Në krye të listës nuk do jetë Ruli, në këtë qark mund të vendoset Genc Pollo. Gjirokastra ka 5 mandatë në 2017, Republika e Re mori vetëm një.

Korçë

Në këtë qark emrat që rikandidohen janë Ervin Salianji dhe Andrea Mano apo Hekuran Hoxhalli. Valentina Duka e ka mbyllur tashmë ciklin politik dhe kryesimi i listës mund të shkojë tek nën-kryetari i PD Edmond Spaho. Klevis Balliu është një emër që mund të largohet nga Pogradeci për në Tiranë. Emrat e rinj që ka ky qark do jenë Sorina Koti dhe Dritan Shano. Emri i Salianjit në listë do varet nga vendimi i gjykatës për çështjen “Babale”.

Kukës

Largimi i Flamur Nokës nga Kukësi është një lajm i vjetër. Ai nuk hyn dot më në zonën ku ka qenë deputet dhe PD-ja lokale vuan një përçarje të madhe. Emri që mund ringelet në garë është Isuf Çela, ndërsa Arben Ibro është një kandidat i mundshëm së bashku me ish kryebashkiakun Bashkim Shehu.

Lezhë

Ish kryebashkiaku Fran Frrokaj, analisti Agron Gjekmarkaj por edhe Preç Zogaj janë disa nga emrat kryesorë të qarkut Lezhë, ku mund të ketë edhe lëvizje të tjera në këtë qark. Largimi i Aldo Bumçit që duket se është zhdukur nga skena politike. Pretendohet që aty të bëhet një përmbysje në krahasim me 2017-ë.

Shkodër

Bastioni historik i demokratëve vazhdon të ketë probleme të thella të përçarjes së brendshme. Një luftë që fillon në Bashkinë Shkodër dhe përfundon në degën lokale.  Gazment Bardhi është i deleguari aktual në këtë qark, por në listë pritet të jenë Bardh Spahia, Ramiz  Çobaj, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Gjok Uldedaj dhe Benardeta Syjku. Lista mund të kryesohet nga edhe nga Çlirim Gjata.

Vlorë

Agron Shehaj dhe Genc Deromemaj ngelen emrat kryesorë të këtij qarku nga Republika e Re. Në këtë qark Lulzim Basha në vitin 2017 morri vetëm 3 mandate. Ka mjaft pretendime edhe për Vlorën ku PD lokale duket e ndarë dhe e copëtuar. Një emër që mund të kryesojë këtë qark është edhe kreu i KLSH, Bujar Leskaj.

Tirana

Qarku kryesor në vend do ketë sërish disa nga emra kryesorë të listës së vitit 2017 me disa rregullime të vogla. Basha, Berisha, Bardhi, Pampuri apo Jorida Tabaku do jenë emrat kryesorë, të pasuar nga Tomor Alizoti, Ina Zhupa, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Dorian Teliti. Republika e Re në vitin 2017 në Tiranë siguroi 11 nga 34 mandate, por në këto zgjedhje (2021) ky qark do të ketë 35 vende për në Parlament.(CNA.al)

20 komente në “Formularët tallje: Zbulohen kandidatët e Luli Bashës në shumicën e qarqeve”

  1. Keqardhje says:

    Po Leftern e Beratit ku e keni futur!

    1. Lush berbali says:

      Lefterin e ka per dordolec arash.
      Sa per te trembur sorrat.

  2. fierza says:

    Me keta varikarista te pd dhe partia e Nard ndokes qe nuk ka asnje antare
    te jeni te sigurt qe fiton
    keta jane fytyrat me te urryera sot ne shqiperi
    per hajr Edi Rama fillo festen e fitores qe sot
    ndertimin e shtepive mos i ler ti fillosh ne dimer o qorap kuq po fillo qe tani njereza nuk mund ti bej dy dimera
    ne cader dhe nje here ne dite me buke
    Ti e siguron se dhe nese ngelesh keq qe nuk e besoj strehohesh tek likja ngaqe tani jeni bythe e brek,mona po gezon milionat dhe shqipet varu karin kryeminister frikacak

  3. Babalja says:

    Vetem Klevis pelives Balliu te mos na mbesi jashte , per te tjeret sna behet vone , ishalla fiton mendje ndrituri dhe shpeton Shqiperia

  4. Aleksander says:

    Lezhe.
    Fran Gjon Frroku eshte i njohur,
    Kandidat i fort.
    Preç Zogu ashte i diegun , pra nuk i beson kush ne Manati, jo ma ne Lezhe.
    Agron Gjekmarkaj nuk e njoh.
    Pra met vetem Fran Gjon Frroku si kandidat i djatht, jeni te sigurt qe fiton vetem kunder Partis Socialiste ???
    Problemi i pd nuk jan kandidatet e rretheve.
    Pd nuk ka drejtues Partie, pra nuk ka shpres te fitoje ne Lezhe.

    1. Ensar says:

      Pse duhet Lezha te perfaqesohet nga Franat, Frrokat, Gjekmarkat etj gjysherit e te gjithe ketyre mercenare te perandorise osmane kane qene, edhe ne kohe te Enverit kane vrare njwri tjetrin si psh Bardhok Biben e vrau kusheriri i tij Markagjoni, lufte çetash per pushtet

      1. TIRONA says:

        Katraure malokesh,qe vrasin njeri-tjetrin si kudo!

  5. Ce says:

    Lajm i mire qe kryevagabondi i pd leshelis nuk do jete me ne lista. Deputeti me gangster i planetit shkofte ne te semes. Flamur Herman Geringu nuk do gergufet me ne faltoren e kuvendit.

  6. Astrit says:

    Po cfare jane keto vari teneqen . Duhen figura te pastra.te pa korruptuara.Me keto Basha do rrije edhe 8 vjet te tjera ne opozite.

  7. Ujku Plak says:

    Si ka mundesi Salianusi i denuar me vendim Gjykate te kanidoi?

  8. Zigur Qarri says:

    Shqupisa te te gjitha haleve, bashkohuni.

  9. Tullaci says:

    Mir qe nuk paskan harruar mul budallain se nuk rrihet pa budallenj mos na nent zoti per Pd e kan grant kallamin

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Te gjithe te rinje,te paprovuar !!!!
    Paska dhe femra,Salianji…. !

  11. Taulant says:

    Sa te kete Serbet e Greket Ramuti e ka te garantuar qeverisjen deri ne 2030 kur te mos kete mbetur me Shqiptar . Politika e Ramutit duket qe eshte e paster anti kombetare .

  12. Franci says:

    Ore edepsezer te PD-se , ose maskarenj , ore teveqela, ore bythlepiresa , hoqet nga lista ne Gjirokaster emrin e Tritanit ??? Tritan Shehut ?? Po ai ka sakrifikuar qe ju te jeni ata qe jeni tani mor pushta , ai hegri preshin ne bythe ne Lushnje per ju mor hora , dhe cpresh , presh Lushnje , dhe ju skualifikuat Tritanin ?? Pastaj ai i gjori u lodh tere dimrin dhe ne karantine duke llapur gam gam gam si qen i zgjebosur , dhe ju e hoqet ?? Apo e keni mbas liste si Lipe Shtokun ??
    Po Aldon ce doni ?? Apo duhet nje dallkauk , po trimin e Astirit e keni ne list ?? Ai qe do mbushte rruget e Tiranes ne gjak , ai qe do mbronte me trupin e tij shtepite e astirit , ai qe qante ne komisariat si cilimi , si vajze adoleshente , ai trimi i babait …..ke te zeshe e ke te leshe tek ju , te gjithe mizerje , hajdute , kriminela , te pa afte , njerez te peshtire , ku jeni mbledhur koker me koker , hajdute , pederaste , mashtrusa, shpifes,palaco, gjithe llumi i Shqiperise ka perfaqesuesa pisanjozet e PD-se , ju erdhet ne pushtet per vjedhje dhe jo te vendosnit demokracine , ndyresira …..

  13. iksi says:

    A i shifni keto fytyra qe ja kan mbush mendjen vehtes tyre me drejtu vendin ton ne vitin 2070 ten . Hajt se duroni ju xene se erdhi edhe 50 vjete duhen , a e dini sa shpejt ikin 50 vjete e atehere do jeni me mend tjera ..

  14. Ksanda says:

    Aman more,po ate Paloqen ku e kini çuar se do mbajm zi.Nuk ka pd-ke pa Edi Paloqen.Ai eshte me i bukeri i nones,me imençemi sa humbet rrugen,me i zgjuar se gomari.Gjynah,mos e lini ne rruge se ai i ka dhen shume mut pd-ke keto vite sa ka qene depomut.

  15. Lush berbali says:

    Lefterin e ka per dordolec arash.
    Sa per te trembur sorrat.

  16. rexha 10 says:

    MORE GJATA ,KOSTUMIN KE NDRYSHUAR ,PORE SURRATIN E PASKE PO NJELLOJE.NUKE BESOJE SE DO TA NDRYSHOSH ME. KE PER TE MBETUR PO AI QE KE QENE.

  17. Ilirjani says:

    Nje liste per liste sa e keqe dhe e piste ,mendja me ngeli te dembeli qe ben vec keq dhe ne liste do ngeli fjala eshte per kuqalashinn Genci ate qe ky njeri i kaber arsimir shqiptar sja ka ber as 500 vjet Perandoria atomane ,Arsimi yne do tepakten nje shekull te kthehet ne hullin e duhur,se Pollo e ka katandisur ne pjelle qefi e tregetie dipllomash ,por arriti rezultatin qe deshi Shqiperia ja kaloj dhe Gjermanis per numur diplomash per frym. rrespekte Pollo!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje