Nuk i shërbeu klientes pasi s'kishte vendosur maskë. Kamarieri në Amerikës shpërblehet me 30,000 dollarë, ja veprimi që bëri bashkëqytetari

28 Qershor 2020, 13:34Bota TEMA

Një kamarier në SHBA është shpërblyer me 30,000 dollarë  pasi ky i fundit nuk i ka shërbyer një klienteje duke qenë se kjo e fundit ishte pa maskë.

Gruaja në San Diego ishte irrutuar nga veprimi i kamarierit dhe postoi një shkrim në rrjetet sociale për veprimin e kamarietit duke njoftuar se herën tjetër do të njoftone policinë.

”Takohuni me Lenin Gutierrez nga Starbucks, i cili nuk pranoi të më shërbente mua sepse nuk kisha vendosur maskën. Herën tjetër do të pres policët dhe do të sjell një përjashtim mjekësor”.-ishte postimi i gruas

Mirëpo postimi i saj mori shumë komente pozitive dhe ngative madje disa prej tyres ishin plotësisht pro veprimit të kamarierit pasi sipas tyre ai ka zbatuar thjesht protokollin.

Ndërkohë, një person i quajtur Matt Cowan, i cili nuk njihte as gruan Gilles dhe as kamarierin Gutierrez, krijoi një llogari në GoFundMe në mbështetje të tij.

Po atë ditë në mëngjes, në llogari ishin mbledhur mbi 30,000 dollarë për Gutierrez.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij si në faqen GoFundMe ashtu edhe në faqen e tij personale në Facebook.

“Unë thjesht kam dashur të them faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe ajo që të gjithë po bëjnë është një nder, por thjesht kam dashur t’i kujtoj të gjithëve që të jenë të sjellshëm me njëri-tjetrin, dhe ta duan njëri-tjetrin dhe të kujtojnë vendosjen e maskës”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje