Rolling Stones kërcënojnë se do të padisin Trump për muzikën e përdorur në fushatë

28 Qershor 2020, 17:47Bota TEMA

Rolling Stones kanë kërcënuar se do të padisin presidentin Donald Trump pasi ka përdorur muzikën e tyre gjatë fushatës.

Ekipi ligjor i bandës britanike të rrokut po bashkëpunon me një organizatë e cila merret me të drejtat e autorit për të mos lejuar përdorimin e muzikës së bandës gjatë fushatës së Trump.

“BMI ka njoftuar personat përgjegjës në fushatën e Trump se përdorimi i paautorizuar i këngëve të tyre përbën shkelje ligjore”, kanë deklaruar Rolling Stones, sipas AP.

“Nëse Trump e shpërfill këtë atëherë ai do të përballet me një padi për përdorimin e muzikës që nuk ka autorizim”.

“You Can’t Always Get What You Want” (Nuk mund të marrësh gjithmonë atë që dëshiron) ishte një ndër këngët e luajtura në fushatën e Trump në Tulsa, ngjarje e cila u kritikua ashpër pas rritjes së numrit të rasteve në SHBA.

Kjo nuk është hera e parë që artistët ankohen për përdorimin e muzikës së tyre në mënyrë të paautorizuar nëpër fushata zgjedhore. Rolling Stones janë ankuar edhe në 2016 për të njëjtën ngjarje.

Ndër artistët e tjerë të famshëm që kanë kërkuar që muzika e tyre të mos luhet në fushatat e presidentit Trump janë Rihanna, Elton John dhe Tom Petty.

2 komente në “Rolling Stones kërcënojnë se do të padisin Trump për muzikën e përdorur në fushatë”

  1. Laku says:

    THASHE SE KTA ISHIN GARIPA PO KOKRRA E LEGENAVE DOLEN DHE KTA.

  2. american16al says:

    Kush e rrun k..in per keta majmune, na shemtuat celularet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje