Sazan Guri nuk ndalet: Ku ta gjesh të kapesh nga koronavirusi, pasi shpëton nga vaksinimi. Ja ç'më tha miku artist, që u "mashtrua" nga mjeku

28 Qershor 2020, 10:46Sociale TEMA

Ambientalisti Sazan Guri shkruan se asgjë nuk mund të na shpëtojë nga Covidi, ndërsa shton se tashmë ai e ka bërë punën e tij, duke marrë disa jetë njerëzish.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Guri ka treguar se një mik i tij artist ka bërë testin e Covid dhe ka dalë negativ. Ndërkaq shton se mjeku i ka thënë se më mirë të ishte pozitiv pasi gripi nuk është i rrezikshëm tani. Mirëpo ky mjek sipas Gurit po atë ditë në darkë ka dalë e ka thënë se virusi është i rrezikshëm.

“Ka njerez qe kane frike pse kapen me grip?! Po ku ta gjesh qe te kapeni, qe dmth qe nuk ke nevoje te besh vaksine. A i analizoni fjalet, jo vetem te miat, por edhe te doktoreve psh dr. Sulcebe – mqs nuk u kapem shume veta nga covidi ketu ne shqiperi, shqiptarët duhet t”i nenshtrohen vaksinimit.

Pra, ku ta gjesh qe te kapesh, pra pse na mbajne ende mbyllur. Po Suedia qe nuk u mbyll, e as maska e doreza nuk vuri, pse u kap sikur nje person me pak, pse v.diqen sikur nje person me pak, ose njesoj xhanem. Pra nuk qenka as maska, e as doreza, e as mbyllja, e as larja e duarve, etj., Zgjidhja? Sepse mbyllur apo jashte, gripi mortje mori te vetet, si ujku ne vath. Po tani na kuptuat.

Doni dhe nje fakt, njeriu im artist publik, beri kitin, doli negativ dhe u kenaq, mos i tha dr. më në ze sot qe na porosit per covidin, se do ishe mire te delje pozitiv, se gripi tani nuk eshte i rrezikshem tha ai, ne darke po ate dite doli e tha gripi eshte ende i rrezikshem, po tani e kupton lojën??.”- shkruan Sazan Guri.

10 komente në “Sazan Guri nuk ndalet: Ku ta gjesh të kapesh nga koronavirusi, pasi shpëton nga vaksinimi. Ja ç’më tha miku artist, që u “mashtrua” nga mjeku”

  1. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Kerric gomari ngeli ky injoranti me diplom e tituj.

  2. Epo kjo pune says:

    O guro-guruja, po shko kastile e infektohu po me te tjeret cfare halli ke, vaksinen nga mbrapa e ke se imuniteti nuk mban apo ka mutacion si me vaksinen e gripit po thuaj te dale ndonje ilac qe te vaksinohen ata ne rrezik vetem, boll llama llapa

  3. Alb says:

    Pjese nga rubrika “perroi psiqik”

  4. Zana says:

    Ne kohe pandemie e cila rrezikon jetet e njerzve dhe kujdesi distancimi ,maskat e higjena jane domosdoshmeri ,nuk duhet botuar fjala e cdo idjoti e sharlatani,pasi ka jo pak njerez qe e besojne kete kategori .

  5. violina says:

    Ky tall byhen dhe shijon benefitet nga populli dhe media qe i jep hapsire.Sharlatan i regjur.

  6. Tulla silikate says:

    Sazani epokës së GURIT

  7. Jimi says:

    Hajde Zazan shkencari! Njesh me akakdemikun Nard Ndoka je!

    1. DinPak says:

      C’Nard Ndoka, o Jimi. Ky Sazan Guri duhet botuar bashkë me Artan Fugen, në të njëjtën faqe gazete, siç kanë bërë sot.

  8. Haka Tekizoti says:

    Po ec, o i nençur, tako ndonjë të prekur nga virusi që të shpëtosh nga vaksina, nga e cila mund të shpëtosh edhe duke vdekur.

  9. Gimi says:

    E kuptoni o njerez ku eshte katandisur shqiperia!
    E kuptoni se kush ka qene strategjia ne shqiperi qe njerez si ky idioti tju jepet hapesire ne media edhe flasin per cdo gje.
    Po si mos ikin njerezit kur shikojne nje mashtrus si ky qe mer fjalet qe degjon sa andej ketej edhe I hedh ne studiot televizive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje