Eksperti amerikan: Vaksina nuk ofron mbrojtje të plotë ndaj Covid, imuniteti i tufës nuk do fitohet plotësisht

29 Qershor 2020, 11:57Sociale TEMA

Eksperti i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci deklaroi se do të ishte i kënaqur me vaksinën nëse ajo do të ishte efikase nga 70 deri në 75 për qind, duke paralajmëruar se me këtë nuk nënkupton mbrojtje të plotë.

Sidomos kjo në një situatë të vështirë, ku shumë amerikanë nuk duan të vaksinohen.

Për këtë arsye, sipas Faucit, SHBA-të nuk do të fitojnë nivelin e mjaftueshëm të imunitetit të tufës, për ta luftuar dhe eliminuar pandeminë e COVID-19.

Fauci ka shtuar se vaksina e cila sipas tij do të jetë efikase nga 70 deri në 75 për qind, nuk mund të sigurojë “imunitetin e tufës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje