REPLIKAT/ Qytetari: Me këto rrugë të dalin direkt gurët e veshkave. Reagon Rama: Veshkat i kam në rregull

29 Qershor 2020, 10:45Sociale TEMA

Puna për asfaltimin e bypass-it të Vlorës ka filluar. Kryeministri Edi Rama thotë se janë 29 kilometra, të cilat do t’i bashkëngjiten pjesës tjetër që lidhet me bypass-in e Fierit, tashmë i përfunduar, për të vazhduar më pas me segmentin e ri Orikum-Dukat.

Pas lajmit që dha kryeministri, të shumta kanë qenë reagimet në Facebook. Një qytetar i shkruan Ramës se duhet të mendojë dhe për pjesën tjetër të Vlorës.

“Shume mire per rrugen e re, por mendo edhe per pjesen tjeter te vlores… vetem shko me makine nga Narta dhe Zverneci nga rruga e pyllit te sodes te te dali veshka dhe jo me guri nga veshka… per 500 metra… nje dore asfalt do..thuaja Lelit ta shikoj…”, i shkruan qytetari.

“ kam shkuar jo me larg se dje dhe veshkat i kam ne rregull, mbase e ke harruar si ka qene me pare dhe nuk e ke pare qe eshte bere tere ajo pune edhe andej, por ne te gjitha rastet ka ende per te bere e duhet durim”, i përgjigjet Rama.

1 komente në “REPLIKAT/ Qytetari: Me këto rrugë të dalin direkt gurët e veshkave. Reagon Rama: Veshkat i kam në rregull”

  1. apolonacademy says:

    nje karagjoz qe merret me njerzit dhe jo me punet qe i takojne nje kryeministri, gregu dhe zahua , kane gjithcka , jo se je ti me i zoti nga prinderit e ndonje femije shqiptari , por je me hajduti, me mashtrusi, me badakciu , ky je ti plere , te besuam ty ndyrsire , nje pasardhes i qelbesirave te meparshem je, por tani ku do shkoni , se populli vetem shqelmin ju jep jo me votes, si juve dhe krejt atyre plerave qe kane 30 vjet qe jane ne politike dhe e genjejne e vjedhin , i kane larguar femijet nga varta e shtepise , do vij dhe ora juaj qelbesira .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje