Gert Bogdani për bashkinë e Tiranës? Ish-deputeti: Do të ishte vlerësim, PD po aplikon listat e hapura

29 Qershor 2020, 18:48Politika TEMA

Partia Demokratike ka nisur procesin e selektimit te kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në të gjithë vendin, pas miratimit të udhëzimit nga kryesia.

Ish-deputeti Gert Bogdani në një intervistë për ABC NEWS vlerëson, se paralelisht me debatin e listave te hapura, Partia Demokratike po bën pikërisht këtë proces brenda forcës së saj politike.

“Në një kohë që diskutohet ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave dhe në një kohë që qeveria e ka bërë shumë të qartë se nuk i do listat e hapura sepse nuk do që qytetarët shqiptarë të zgjedhin përfaqsuesit e tyre, Partia Demokratike ka zgjedhur këtë infrastrukturë të brendshme për të krijuar një hapje të listave. Në fund të ditës kur anëtarësia voton përmes parimit një anëtarë një votë është pak a shumë një hapje e listës”, sqaron Bogdani.

Në të 61 bashkitë e vendit nuk ka pasur një proces zgjedhjeje, nuk ka pasur një process demokratik votimi. Kështu një Gjykatë Kushtetuese e drejtë dhe me një sens për të bërë drejtësi, normalisht që duhet të rikthente edhe njëherë votimin e 30 qershorit. Dhe në vitin e ardhshëm të kishim zgjedhjet parlamentare dhe të parakohshme lokale”, theksoi ish-deputueti.

Por a do t’i thoshte “JO” Gert Bogdani një kandidimi të mundshëm për Bashkinë e Tiranës nëse strukturat do të propozonin emrin e tij?

Kam përshtypjen që është e parakohshme si pyetje, por megjithatë edhe një vit më parë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht vendimit që u mor më pas, kishte një propozim në të gjithë Shqipërinë nga strukturat e Partisë Demokratike se kë donin të shihnin në drejtim të fushatës apo në drejtim të garës. 

Në qytetin e Tiranës një nga emrat ishte edhe emri im, gjë për të cilën jam mirënjohës ndaj strukturave të Partisë Demokratike për besimin e shprehur. 

Sepse në fund të ditës kjo është një shprehje besimi, një shprehje vlerësimi. Nëse do të ishte një propozim i tillë, nëse strukturat e PD, lidershipi i PD do ta kërkonin një gjë të tillë, unë nuk do t’i bëja bisht garës. 

Asnjëherë nuk i kam bërë bisht ndonjë gare dhe asnjëherë nuk i kam hyrë një gare për të humbur. Gjithmonë bëhet maksimumi për të fituar”, deklaroi Bogdani.

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie pritet të përmbyllet në muajin shtator, ndërkohë që në prill të vitit të ardhshëm pas ndryshimeve në Kodin elektoral, pritet që Presidenti i Republikës të dekretojë datën e re të zgjedhjeve.

5 komente në “Gert Bogdani për bashkinë e Tiranës? Ish-deputeti: Do të ishte vlerësim, PD po aplikon listat e hapura”

  1. Saimir Shehri says:

    Ky “ASAN”ist e ka te sigurte fitoren,ne cdo moment qe do jete ne gare,sepse ka garancine e te gjitha votave te komunitetit”LGBT”….

  2. Miramar says:

    Gerti eshte djale me karakter shume te paster , i ardhur nga nje familje tamam tiranase , dhe me shkollim te vertete perendimor . Do te ishte kandidati me i mire per kryetar te bashkise se Tiranes.

    1. genti per kryetar rudina per karrr says:

      Pse jo dhe Rudina hajdarit qe enderrat i shikon anglisht po nuk i lidh dot ne shqip
      ndersa takim me ambasadoren amerikane i thot say it again please nga qe nuk e kupton
      nejse pune debilesh dhe ky genti shok i rudit
      Po u shkollu jashte shtetit e ke te sigurt karieren nuk e dine se kerkesa e llogaris ne shkolle jashte eshte shume me e vogel se ne shqiperi

  3. the american says:

    bogdan-o mos te qelloi edhe ty qe kur erdhe ne us bere si i varfer qe ta lindte gruaja kalamanin ne spital, new york, me parate e taxapaguesve amerikane?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje