Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se disa element teknikë siç është identifikimi biometrik është gjë e mirë pasi do të shmangej votimi i dyfishtë, familjar apo mbushja e kutive.
Mediu tha se Rama i ka manipuluar më herët zgjedhjet dhe sërish po kërkon të bëjë të njejtën gjë.
Duke folur për News24, kreu i PR tha se ndalimi me Kushtetutë i koalicioneve parazgjedhore është një turp i madh, pasi politika është marrëdhënie mes njerëzish dhe organizatash politike, të cilat kanë një mendim dhe duan të bashkëveprojnë së bashku për të mirën e vendit.
“Nëse Rama miraton ndryshimet kushtetuese me opozitën parlamentare për koalicionet parazgjedhore është mirë që opozita të shkojë në shtëpi, se nuk ka më opozitë.
Do të thotë cenim i drejtpërdrejtë i vullnetit të qytetarëve shqiptarë për të ndryshuar situatën në vend. Ndeshja me të keqen kërkon organizim maksimal.
Nëse ne pranojmë makinacione, që kanë të bëjnë me pazare numrash, jemi përballë një situate ku rrëshqasim në diktaturë. Ky është manipulim i hapur flagrant, që Rama mund t’i bëjë procesin zgjedhor. për të shmangur këtë opozita duhet të flasë sot fort.
Nëse nuk flet fort dhe pret se çfarë do të ndodhë, do të ketë pasoja”, tha Mediu.
Padyshim që elementët ligjorë dhe teknikë kanë peshën e tyre në zgjedhje, siç është identifikimi elektronik. Do të bënte të mundur shmangien e votimit dy herë, mbushjen e kutive apo votimin familjar.
E theksoj edhe njëherë, për sa kohë nuk ka vullnet politik, dhe unë besoj që nuk ka vullnet politik, ky është një problem i madh.
Zgjidhja është bashkëpunimi pozitë-opozitë, pas zgjedhjeve të lira e të ndershme, në të mirë të Shqipërisë dhe në shërbim të integrimit europian.
Ne kemi bërë reforma zgjedhore në mënyrë të vazhdueshme, por mos-implementimi i tyre ka bërë që ne të jemi këtu sot. Ne e dimë që Rama i ka manipuluar zgjedhjet.
Ky njeri do të përdorë ço gjë që ka në dorë për të garantuar fitoren, gjithmonë duke manipuluar zgjedhjet. Këtë gjë duhet të llogarisë mirë opozita.
Unë mendoj që garantimi i procesit të ndershëm zgjedhor është në të mirë të shqiptarëve, jo në të mirën tonë apo të tyren. Maqedonia e Veriut është shembulli më i mirë”.
Pyetje: Pse hoqët dorë nga qeveria kujdestare?
Mediu: Unë nuk e di që ka një vendim të opozitës që thotë kemi hequr dorë nga qeveria kujdestare. Kur kemi folur më parë për qeverinë kujdestare, ne kemi pasur një bindje politike.
Pyetje: Opozita që është në parlament kërkon sistem zgjedhor me lista të hapura, çfarë mendoni për këtë?
Mediu: Unë po citoj një shprehje të Berishës. “Liria i ka të gjitha, dhe në liri secili vepron ashtu si ai mendon se është më e vlefshme”.
Unë mendoj që listat e hapura duhet të ishin një këmbëngulje e fortë e opozitës sonë, sepse ne jemi më konkurues, bazohemi tek vlerat e individit, jo tek funksionimi i partisë bazuar tek urdhrat e kryetarit të partisë. Prandaj unë shikoj si më efikase listat e hapura.
Pyetje: Po kërkohet të ndalojen koalicionet parazgjedhore, si e gjykoni këtë?
Mediu: Koalicionet parazgjedhore nuk duhet të ndalohen pasi politika është marrëdhënie njerëzish, individësh, partish shpeshherë me qëllime dhe pikëpamje të njejta.
Koalicionet përfaqësojnë disa organizata politike me mendime të njejta që duan të bashkohen për të ndryshuar një situatë ndoshta të paprecedentë për momentin.
Rama do ta copëzojë opozitën pasi ka frikë të përballet me të.
JO, Fatkeq nuk eshte ashtu. Shqiperia ka nevoje te konsolidoje marrdheniet brenda vetes, shqiptareve. Shqiperia nuk ka nevoje per kerpudha parazite , Fungi Imprefcti, si je ti, Dulja, Nardi, etj. Keshtu sido qe te jete edhe partia e Lulezimit, ajo njihet e eshte opozite, te tjeret jane kerpusha ne kurris te taksapaguesve dhe zhvillimit te vendit. Prandaj sido qe eshte parlamenti, ai eshte legjitim dhe ka te drejten te beje edhe ndryshime kushtetuese do apo s’do ti dhe kushdo tjeter e keshtu duhet; çdo parti te paraqitet vete para elektoratit te saj, ndryshe te shkrihet tek tjetra, qe te futesh ne parlament duhet te fitosh 10% te votave, Qeveria teknike eshte antidemokratike se nuk perfaqeson voten e popullit, eshte njesoj si deputete qe emron Edi Rama me Lulezim bashen sot. Komisioni zgjedhjeve duhet te jete i pavarur dhe jo politike. Ka dhe ca gjera te tjera, por do ti theme me vone.
I djeg bytha mediut se nuk e voton as gruaja e vet. Ngel rrugeve pa koalicione.
Aman kur edhe krimineleyt qe kane vrare me dhjetra qytetare te pafajshem i bejne presion politikes akoma ne kete vend. Plehrat e kane vendin ne hale e jo ne ppolitike ore gazetar. Mos na i nxirrni me ne media keto qelbesira.
Prap ky Mediu ?!?
Ore , ka apo s’ka zot??