Veliaj: 62 për qind e kryeqytetit ka kaluar në furnizim 24 orë në ditë, do vazhdojmë derisa ta çojmë Tiranën 100%

29 Qershor 2020, 14:13Sociale TEMA

Një lajm i mirë për të gjithë banorët e kryeqytetit. Për herë të parë në këto 30 vite, falë investimeve të reja të Bashkisë së Tiranës, 62 për qind e kryeqytetit ka kaluar në furnizim 24 ujë në ditë, ndërkohë që zonat e tjera kanë përmirësim të konsiderueshëm. Nga Kombinati ku inspektoi punimet për rikonstruksionin e Rrugës “Hamdi Cullaj”,  Veliaj theksoi se dyfishimi i prurjeve nga Bovilla dhe dyfishimi i filtrimit kanë prodhuar një rezultat fantastik në terren.

“Me investimin e ri në Bovillë, që s’ishte bërë për 30 vitesh, kemi kaluar në 62% të Tiranës me 24 orë ujë. Dyfishimi i prurjeve në Bovillë dhe dyfishimi i filtrimit, na kanë prodhuar një rezultat fantastik në terren. Megjithatë, do tëvazhdojmë testimet dhe më vjen mirë se zona që më përpara e mbulonte Kombinati, pra zona e Astirit dhe Yzberishtit, kanë një rritje të ndjeshme të furnizimit me ujë. Ende s’jemi në24 orë ujë, por nga një herë në ditë me 2-3 orë, të shkosh në 14-15 orë, është si dita me natën. Fakti që banorët janë përgjigjur shumë pozitivisht, do të thotë se duhet të vazhdojmë derisa ta çojmë Tiranën 100%”, theksoi Veliaj.

1 komente në “Veliaj: 62 për qind e kryeqytetit ka kaluar në furnizim 24 orë në ditë, do vazhdojmë derisa ta çojmë Tiranën 100%”

  1. Speed says:

    O Erjon o mashtrus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje